Vegjetarianët më pak të rrezikuar nga perdja e syve
Wed 8 Feb 2012 - 16:09
Vegjetarianët janë njerëzit të cilët nuk konsumojnë asnjë ushqim me origjinë shtazore. Një studim i bërë në Universitetin e Oxfordt ka treguar sesi personat që rrallë hanë mish janë më pak të rrezikuar nga katarakti, ose siç e quajmë ndryshe perdja e syve. Sipas të dhënave të mbledhura për rreth 15 vite me radhë, katarakti ishte i pranishëm te 3 nga 50 persona që rregullisht hanin mish, si dhe te vetëm 2 nga 50 vegjetarianë dhe veganë. Veganët janë vegjetarianë të cilët nuk konsumojnë asnjë ushqim me origjinë shtazore, duke përfshirë edhe produktet e qumështit dhe vezët. Mesatarisht, vegjetarianët dhe veganët kanë një rrezik prej 30 deri 40% më të vogël nga paraqitja e kataraktit, krahasuar me personat që hanë shpesh mish, shkruan revista profesionale mjekësore American Journal of Clinical Nutrition.
Në këtë studim kanë marrë pjesë 27.600 persona më të vjetër se 40 vjet.
Faktorët e rrezikut për katarakt janë mosha më e vjetër, pirja e duhanit, diabeti dhe ekspozimi ndaj rrezeve të forta të diellit. /albeu.com/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi