Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pagjumësia na bën më të rrezikuar nga problemet mendore Empty Pagjumësia na bën më të rrezikuar nga problemet mendore

Sun 9 Mar 2014 - 0:47
Njerëzit që kanë probleme me gjumin mund të kenë vëllim më të vogël në zona të caktuara të trurit, krahasuar me ata që nuk i kanë këto probleme. Ky sugjerim vjen nga një studim me veteranët e Luftës së Gjirit Persik

Pagjumësia na bën më të rrezikuar nga problemet mendore Shutterstock_108907097
San Francisko - Kërkuesit kanë studiuar trurin e 144 veteranëve meshkuj, duke përdorur rezonancën magnetike. Chao, studiuese në Universitetin e Kalifornisë, në bashkëpunim me disa kërkues në Departamentin e Veteranëve në Qendrën Mjekësore në San Francisko, e publikuan studimin e tyre në revistën “Gjumi” (Sleep).

“Njerëzit e nënvlerësojnë rëndësinë e gjumit. Ka shumë gjëra që duken më të rëndësishme se disa orë shtesë gjumë gjatë natës,” thotë autorja kryesore, Linda Chao. “Studimi sugjeron se ne nuk duhet të zhvlerësojmë rëndësinë e gjumit,” shton ajo.

Kërkimet e mëparshme i kanë lidhur shqetësimet e gjumit me ndryshimet në strukturën e trurit, siç pohojnë autorët. Në studimin e tyre, rezultoi se gjumi lidhet me sasinë e materies gri në lobin frontal të trurit.

“Ka të dhëna që tregojnë se pagjumësia dhe llojet e ndryshme të sëmundjeve psikiatrike pasqyrohen në vëllimin e reduktuar të trurit, diçka që ka kuptim, pasi gjumi dhe humori janë funksione të trurit,” tha Dr. John Winkelman për Reuters.

Ai i përshkruan lobet frontale (pjesa ballore e trurit) si “pjesë thelbësore e funksionimit të trurit”, të nevojshme për planifikimin, ndërtimin e strategjive, gjendjen e humorit dhe emocionet.

Veterantët e diagnostikuar me “Çrregullimin e Stresit Post-Traumë” ankohen shpesh për probleme gjumi, sipas Chao dhe kolegëve të saj. Po ashtu, janë gjetur shqetësime të shumta gjumi tek veteranët amerikanë që kanë luftuar në Irak dhe Afganistan, të cilët kanë pasur dëmtime në kokë.

Studimi tregoi se njerëzit me cilësi të ulët të gjumit kishin një sasi të reduktuar të materies gri dhe më tepër probleme psikologjike, krahasuar me njerëzit që flinin më mirë.

/Shekulli Online/L.B./
Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

Pagjumësia na bën më të rrezikuar nga problemet mendore Empty Re: Pagjumësia na bën më të rrezikuar nga problemet mendore

Sun 9 Mar 2014 - 1:37
Gjumi vërtet e dëmton shumë njerin ,për ate duhet pasu shumë kujdes tek gjumi sidomos fëmijëve mos të ju prishet orari i gjumit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi