Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Ak-47
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
<b>Postime</b> Postime : 13657
<b>Hobi</b> Hobi : Cdo gje
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 10/02/2011

Pagjumesia Empty Pagjumesia

Fri 22 Apr 2011 - 20:57
Gjumi është shumë i rëndësishëm dhe i nevojëshëm për funksionimin normal të organizmit tonë. Fjetja e ndihmon trupin të shlodhet dhe të zëvëndësoj energjinë e humbur si rezultatat i aktiviteteve të ndryshme gjatë ditës. Gjatë ciklit të fjetjes nga organizmi sekretohet një hormon shumë i rëndësishëm, hormoni rritës, i cili është i përgjegjëshëm për zhvillimin dhe rigjenerimin e kockave. Fjetja e keqe gjatë natës shoqërohet me një lodhje totale fizike dhe psikologjike të ditës së nesërme. Nevojat për gjumë variojnë nga personi në person. Disa ndihen të shlodhur me më pak se 4 orë gjumë, ndërsa ca të tjerëve akoma dhe 10 orë nuk u mjaftojne. Megjithatë për të rriturit konsiderohet se mesatarisht 7-8 orë gjumë janë të domosdoshëm. Fëmijët dhe të moshuarit kanë nevoja të ndryshme ditore për gjumë. Zakonisht, për fëmijët është e “detyrueshme” të flenë të paktën 14 orë, gjë te cilën duhet ta zbatojnë deri në moshën 12 vjeç. Pas kësaj moshe fëmijët kanë të njëjtat nevoja me të pjekurit/rriturit. Me kalimin e viteve të moshuarit zgjohen shumë herët në mëngjes… Pagjumësia përbën një tronditje të tmerrshme të funksionimit normal të gjumit dhe shqetëson miliona individë në mbarë botën. Llogaritet se një ndër tre persona do të shfaq simptoma pagjumësie në një faze të caktuar të jetës së tij. Pagjumësia është problem më i shpeshtë në popujt e “kulturuar”, dhe mund të shfaqet në mënyra të ndryshme. Prandaj dhe shumë persona ankohen se pse nuk i zë gjumi, ose se pse zgjohen shumë herët.
Fund, ekzistojnë shumë individë të cilët zgjohen disa here gjatë natës. Shpesh kuptimi i fjalës pagjumësi keqinterpretohet për shkak të injorancës.
Nga se shkaktohet pagjumësia?
Është fakt se problemi i pagjumësisë është i njohur që nga vitet e herëshme. Fatkeqsisht nr i personave të cilët vuajnë nga pagjumësia është bërë më frekuent se kurrë, përmasat janë realisht mjaft dramatike… Përveç tensionit dhe ankthit, faktorët të cilët mund të ndikojnë në krijimin e pagjumësisë janë:
· Vështirësitë ekonomike.
· Jeta e ç’ekuilibruar personale/profesionale.
· Shqetësimet.
· Frika.
· Kafetë, çaji, alkooli ose ndërprerja e njëherëshme e qetësuesëve që dikush mund të marrë.
· Ndryshimi i orarit të turneve të punës.
· Udhëtimet e gjata dhe kryesisht zhurmat në ambjentet ku flini) Nuk bëhet fjalë vetëm për zhurmat industriale por dhe ato që vijnë si rrjedhojë e makinerive ose automjeteve të ndryshme.
· Gërhitja.
Si mund ta luftojmë pagjumësinë
Çdo person i cili vuan nga pagjumësia, para se të përfundoj te mjeku për ndonjë këshillë apo recete ilacesh (që përbën zgjidhjen e fundit të problemit). Duhet të praktikoj disa masa bazë për parandalimin ose reduktimin e pagjumësisë.
Masat janë:
· Shmangni konsumimin e kafesë, çajit ose pijeve alkoolike gjatë orëve të pasdites ose mbrëmjes.
· Mos hani shumë në darkë
· Rekomandohet pirja e një filxhani me qumësht ose kamomil të ngrohtë
· Ushtrohuni gjatë pasdites ose mbrëmjes. Vrapimi i lehtë, shëtitjet me biçikletë etj përbëjnë mënyrë të shkëlqyer relaksimi për të gjitha grupmoshat.
· Një dush i nxehtë para se të flini do t’ju shlodh shumë
· Kujdesuni që ambjenti ku flini të mos jetë as i ngrohtë as i ftohtë, por të ketë një temperature konstante.
· Siguroni një ambjent të qetë për fjetjen tuaj. Mbyllni çdo pajisje që bën zhurmë.
· Mos flini gjatë ditës duke lexuar gazetën ose duke pare televizor.
· Mundohuni të zgjoheni çdo ditë në të njëjtën orë.
· Zgjidhni krevat dhe jastëk të rehatshëm. Mos u shqetësoni nëse një natë nuk ju zë gjumi. Akoma dhe kur jeni të shtrirë e ndihmoni trupin të relaksohet dhe të ndihet më energjik.
Nëse i zbatoni të gjitha masat e lartëpërmendura, por nuk shikoni asnjë përmirësim, atëhere jeni të detyruar të vizitoni mjekun tuaj. Mos u nxitoni të nxirrni konkluzione të gabuara, pasi për çdo problem ekziston dhe zgjidhja përkatëse.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi