Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pse pagjumesia shton rrezikun e vetevrasjeve? Empty Pse pagjumesia shton rrezikun e vetevrasjeve?

Mon 4 Mar 2013 - 1:38
Pse pagjumesia shton rrezikun e vetevrasjeve? Insomnia_-_suicideMakthet dhe besimet e pashendetshme ne lidhje me gjumin, shtojne rrezikun per vetevrasje tek ato njerez qe vuajne nga depresioni.
Zbulimet e studimin pohojne serish ate qe kane thene edhe kerkime te meparshme; kane lidhur problemet e gjumit me nje shtim te rrezikut per vetevrasje, si edhe sugjeron se cfare simptomash duhet te kene parassysh doktoret me trajtimet per te ulur ate rrezik.
Besimet e pashendetshme ne lidhje me gjumin mund te kene forma te ndryshme: per shembull, mendimi qe nje nate me gjume te paket do te shqetesoje gjumin gjate te gjithe javes, apo qe humbja e gjumit do te sjelle pasoja te parregullueshme. Keto ide sjellin me vete nje atmosfere me mungese shprese, pafuqie, nje emocion qe kerkuesit e din qe eshte i lidhur me rrezikun per vetevrasje.
"Pagjumesia mund te coje ne nje lloj mungese shprese shume specifike, dhe mungesa e shpreses vete eshte nje parashikuese e fuqishme e vetevrasjes." - tha kerkuesi i studimit Dr. W. Vaughn McCall, drejtues i Departamentit te Psikiatrise dhe Sjelljes se Shendetit ne Universitetin e Shkencave te Shendetit Georgia ne Augusta.
"Nderkohe qe faktoret qe shtyjne rrezik me te madh per vetevrasje nuk jane te njejtat per te gjithe, per disa paciente, porblemet me gjumin jane pjese e simptomave." - tha McCall.
Gjate studimit MCCall dhe koleget e tij vezhguan 50 njerez me depresion ne moshen 20-84 vjec, disa prej te cileve ishin ne spital. Pothuajse secili prej pacienteve merrte nje lloj mjekimi psikiatrik, dhe 56% e tyre kishin tentuar te vetevriteshin te pakten nje here.
Pjesemarresit ne studim u vezhguan per te pare nivelin e tyre te pagjumesise dhe mendimet vetevrasese, si edhe nese ato kishin makthe apo besime te pashendetshme ne lidhje me gjumin.
Studimi gjeti nje lidhje ndermjet pagjumesise dhe mendimit vetevrases: Sa me e thelle te ishte pagjumesia e nje personi, aq me i predispozuar ishte ai qe te shprehte mendime dhe deshira vetevrasese. Megjithate, kur kerkuesit futen ne llogari nese individet kishin apo nuk kishin patur makthe apo besime te pashendetshme ne lidhje me gjumin, lidhja zhdukej. Kjo tregon dy faktoret - makthet dhe besimet e pashendetshme ne lidhje me gjumin - luajne nje rol te rendesishem ne ate lidhje.
Studime me te hershme kane zbuluar qe njerezit qe vuajne nga pagjumesia jane dyfish me te predispozuar per te kryer vetevrasje ne krahasim me personat qe nuk kane veshtiresi me gjumin. Nje studim ne vitin 2011 zbuloi qe adoleshentet qe kishin probleme me gjumin ne moshen 12-14 vjecare ishin 2.5 here me te predispozuar qe te kishin mendime vetevrasese ne vitet e tyre te mevonshme te adoleshences.
"Ne varesi te personit, pagjumesia mund te jete nje shkak apo nje efekt i depresionit," - tha McCall.
"Pagjumesia mund te coje ne depresion pasi njerezit ndjejne qe ato nuk gjejne lehtesim apo arratisje nga gjendja e tyre as naten. Njerezit behen shume te dekurajuar dhe te demoralizuar duke jetuar me pagjumesine nate pas nate.Studimi i ri, se bashku me punen e bere me pare, sugjeron qe njerezit me pagjumesi duhet te vleresohen nese jane semundje mendore, duke perfshire depresionin dhe rrezikun per vetevrasje."

Trajtimi i maktheve apo besimeve te pashendetshme ne lidhje me gjumin me ane te psikoterapise apo mjekimeve mund te ulin rrezikun per vetevrasje, por megjithate studime te tjera do te duhet te hetojne kete gje. McCall ka ne plan te beje kerkime te tjera per te pare nese trajtimi i pagjumesise me mjekime per gjume mund te ule rrezikun per vetevrasje.info
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Pse pagjumesia shton rrezikun e vetevrasjeve? Empty Re: Pse pagjumesia shton rrezikun e vetevrasjeve?

Mon 4 Mar 2013 - 1:41
Kujdes mi goce se rri shume para pc,deri ne oret e para te mengjesit e mos na ben ndonje procke Pse pagjumesia shton rrezikun e vetevrasjeve? 721253
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi