Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Lagështira në shtëpi shton rrezikun për depresionin Empty Lagështira në shtëpi shton rrezikun për depresionin

Tue 22 May 2012 - 3:23
Sipas një studimi, kushtet ku jetojmë ndikojnë në shëndetin mendor. Duket se ekziston një lidhje mes mykut dhe depresionit. Të paktën ky është konkluzioni i një studimi të kryer në Britaninë e Madhe, i cili ka treguar një lidhje të fortë mes tëjetuarit në shtëpi me lagështirë dhe humorit.Madje dhe autorët e studimit, të koordinuar nga Edmond Shenessa i “Brown University di Providence”, kanë mbetur të habitur. Vitet e fundit disa studime të bëra në Britaninë e Madhe, kishin hedhur hipoteza rreth një lidhjeje të ngjashme dhe qëllimi i grupit amerikan ishte hedhja poshtë e kësaj hipoteze. Por rezultatet e studimit të ri nuk kanë bërë gjë tjetër veçse e kanë konfirmuar.“Mendonim se, pasi të kishim gjetur lidhje statistikore mes faktorëve që kontribuojnë qartë ndaj depresionit dhe vetë sëmundjes, do të kishim përjashtuar çdo shkak tjetër hipotetik, por rezultati është ndryshe: ekziston një lidhje mes humorit dhe kushteve të shtëpisë në të cilën jetohet”.

Nuk është një lidhje e drejtpërdrejtë shkak-pasojë, por një lidhje që mund të justifikohet nga dy faktorët. I pari është perceptimi i një humbjeje të kontrollit mbi ambientin e shtëpisë dhe ndjesisë së lodhjes, që nuk i bën mirë humorit. Faktori i dytë është çështje fizike: myket shkaktojnë astmë, ndjesinë e lodhjes, ftohjet dhe dhimbjen e fytit. Shëndeti fizik dhe perceptimi i kontrollit mbi gjërat, kushtëzojnë shumë shëndetin mendor. Por ata që sëmuren për shkak të mykut dhe pamundësia për t’i përballuar dhe modifikuar situatat, i bën të jenë të deprimuar.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi