Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Femra që meshkujt nuk e dëshirojnë për lidhje Empty Femra që meshkujt nuk e dëshirojnë për lidhje

Wed 8 Feb 2012 - 20:02
-Nëse femra nuk është natyrale, i pëlqen të kritikojë dhe nuk i do miqtë e tij, atëherë ajo nuk është e dëshiruar për një lidhje nga një mashkull. Është menduar shpesh se femrat janë ato që zgjedhin të vendosin për një lidhje ose jo me një mashkull. Por tani janë meshkujt që kanë vendosur të përgjigjen, duke zbuluar disa fshehtësi që shumë femrave mund t’ua ndryshojnë pozitën në raport me lidhjet e dashurisë dhe mund t’i mësojnë madje se ku po gabojnë. Femrat kritikuese. Rreth gjysma e meshkujve të anketuar kanë deklaruar se nuk e dëshirojnë pranë vetes një femër e cila kritikon vazhdimisht. Femrat e lidhura ngusht me mamatë. Rreth 30 për qind e të anketuarve janë kundër një lidhjeje me një femër, e cila nënën e vet e vë gjithmonë në rend të parë.

Femrat super të rregullta. Meshkujt nuk duan lidhje me femrat të cilat janë tepër të rregullta. Bëhet fjalë për femrat që janë të fiksuara pas pastërtisë, apo të dhëna pas detajeve qofshin këto dhe shumë të vogla. Kështu kanë deklaruar së paku 20 për qind e të anketuarve.

Femra që nuk duron dot shokët e tu. Për meshkujt, miqtë e tyre janë shumë të rëndësishëm, prandaj nëse femra nuk i do ata, atëherë bëhet problem, kanë deklaruar më shumë se 20 për qind e pjesëmarrësve në studim.

Femrat që të gjithë meshkujt i konsiderojnë njësoj. Qëndrimi për t’i përgjithësuar gjërat nuk është veti e mirë për femrat, kanë thënë një nga pesë të anketuar.

Femrat që nuk janë natyrale. Thjeshtësia është shumë e rëndësishme për meshkujt. Kështu ka thënë çdo i treti nga 400 meshkujt e anketuar në këtë studim.

(d.b/Telegraf/BalkanWeb)
[/td][/tr][/table]
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi