Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Historia e vrasësve shqiptarë me pagesë ! Empty Historia e vrasësve shqiptarë me pagesë !

Thu 9 Feb 2012 - 1:45
Historia e vrasësve shqiptarë me pagesë ! Free-wallpaper-5

Si organizohet vrasja, sa para marrin, dhe mënyrat për të kryer këto krime?

Për ta është një punë që duhet të bëhet, pasi në xhep marrin shuma të mëdha parash. Qëllimi i tyre është të qëllojnë mbi objektivin për të cilin janë paguar. Por jo vetëm kaq, nuk duhet që të lënë gjurmë, kjo për të realizuar një “punë të pastër”, siç thuhet në gjuhën e tyre. Sipas raporteve të Policisë së Shtetit janë identifikuar një numër i madh personash, të cilët kanë marrë para në dorë për të kryer një vrasje, apo edhe grabitje të ndryshme të cilat kanë sjellë pasoja të rënda. Ata nuk e njohin viktimën e tyre, dinë vetëm emrin, banesën si dhe aktivitetin. Vetëm kaq ju mjafton për të kryer punën e paguar nga persona të tjerë. Por, sipas policisë, nuk janë vetëm këta personat e cilësuar si autorë të paguar, pasi uniformat blu janë duke punuar për të zbardhur edhe vrasje të tjerë të kryera nga profesionistë, vrasës të paguar.

Vrasës me pagesë
Një shumë të hollash në adresë të tyre i bënë ata killera profesionistë. Njerëzit e gatshëm nuk kanë asnjë njohje apo konflikt me personin që kanë në shënjestër të tyre. Po kush janë këta? Mosha e tyre, por jo vetëm kaq, të akuzuar dhe të identifikuar si vrasës me pagesë, disa prej tyre janë vrarë pikërisht nga dorë e paguar. Ata që dikur kanë vrarë për dikë, kanë qenë vetë viktimë e pagesës.

Si organizohet vrasja
Mund të quhet një punë e kryer mirë për dërguesin, pasi killeri me pagesë kryen porosinë duke mos lënë asnjë gjurmë në vendin e ngjarjes. Punë e mirë për ekzekutorin është edhe kur policia nuk arrin që të zbardhë vrasjen. Sipas organit të akuzës, vrasësit e paguar ose siç mund të quhen ndryshe edhe profesionistë, janë të kujdesshëm kur kryejnë vrasjen, duke mos i lënë shteg uniformave blu për identifikimin e tij. Burimet pohojnë se zakonisht killerat e paguar përdorin pistoletë me silenciator, madje për të zhdukur çdo gjurmë vënë në përdorim edhe eksplozivin. Këta janë të rrallë dhe aktualisht pothuaj të panjohur. Objektivi është “heqja qafe” e personave që kanë hasmëri dhe nga të cilët u rrezikohet jeta apo këta janë konkurrentë në të njëjtën fushë biznesi.

Mënyrat
Janë nga më të ndryshmet, por të menduara fare mirë nga autorët. Kjo për të mos lënë asnjë gjurmë dhe për të bërë siç thuhet në gjuhën e tyre “një punë të pastër”. Një nga mënyrat më të përdorshme nga autorët e këtyre vrasjeve është përdorimi i pistoletës me silenciator. Vendosje e një moszhurmuesi në qytën e pistoletës së armës bën që autorët e një krimi të kryejnë vrasjen e më pas të largohen në mënyrë fare të qetë për të mos u vënë re nga personat përreth. Një tjetër mënyrë që përdoret është ajo e snajperit. Një vrasje farë perfekte, pa lënë asnjë grimcë gjurme që policia apo edhe prokuroria ta zbulojë. Një shënjestër me anë të një dylbiu në zemër të viktimës e kryen këtë krim në mënyrë perfekte. E jo vetëm kaq, në fund të punës autorët shpërblehen. Por, nëse do të mos lësh as nishan në vendin e ngjarjes, eksplozivi është fare mirë.

SILENCIATORI
Pothuajse në të gjitha rastet kur kryhen vrasje me pagesë, përdoret pistoleta me silenciator, për të fshehur të paktën zhurmën.

SNAJPERI
Një armë që ka një shënjestër mjaft të saktë dhe distanca e largët nga e cila mund të qëllohet me të, humb çdo gjurmë të autorëve.

EKSPLOZIV
Është përdorur për vrasjen e biznesmenit Vajdin Lame dhe mikut të tij, Artan Arsi. Po ashtu është përdorur dhe për vrasjen e gjykatësit vlonjate Skerdilaid Konomi.

PARATE
Paguhen shuma të mëdha parash të cilat i jepen autorit që ka kryere vrasjen. Kjo bëhet pasi ai të ketë kryer “punën” e tij dhe të ketë përfunduar ashtu siç e kanë porositur.

Shuma më e madhe e paguar për vrasje
Deri më sot policia ka arritur të vërtetojë se shuma më e madhe që paguhet një killer është 150 mijë euro, ndërsa më e vogla 5 mijë euro. Ndërkohë, nuk përjashtohet edhe shuma të tjera. Madje sipas burimeve disa persona në nevojë për para arrijnë të kryejnë vrasje edhe për shuma qesharake parash.

Killerat
Vrasja me pagesë ndodh kur një kontraktor privat apo qeveritar punëson dikë për të vrarë një person të caktuar apo persona për një shumë të caktuar parash. Vrasësit janë të punësuar për punë të ndryshme. Zakonisht një kontratë e tillë përfshin një sindikatë krimi që i duhet të punësojë një vrasës profesionist dhe që ka termin a hit man (goditësi). Nga ana tjetër, edhe qeveritë dhe individët po ashtu kontraktojnë për të vrarë, megjithëse kjo është pjesë e disa organizatave kryesore që mbahen si të heshtura. Një ekzekutues nuk ka të bëjë fare me konceptin e vrasjes me kontratë, megjithëse një ekzekutues në të vërtetë është thjesht për të vrarë njerëz. Diferenca është që një vrasës me pagesë zakonisht punësohet për të vrarë një person të veçantë, ndërsa ekzekutuesi vret për të ndëshkuar një krim.
Në shumë vende me sisteme gjyqësore, kontrata për të vrarë një person është e padetyrueshme nga ligji (në sensin që klienti nuk mund të padisë për një performancë specifike dhe vrasësi me pagesë nuk mund të padisë për pagesën e tij). Të dy, dhe vrasësi aktual dhe klienti i tij, nuk mund të gjenden fajtorë për vrasje. Kontratat e vrasjes janë shpesh, megjithëse jo gjithmonë, të shoqëruara me krimin e organizuar, kryesisht sepse kriminelët me karrierë ka shumë të ngjarë që t’i njohin vrasësit me pagesë dhe që të besosh se do të punësosh një vrasës të mirë, kjo do të thotë që të pakësosh mundësinë për t’u kapur. Në varësi nga rajonet dhe koha, killers-at zakonisht janë përdorur për t’i bërë të heshtin dëshmitarët kundër kriminelëve apo të eliminojnë kriminelët rivalë apo politikanët që kanë refuzuar të marrin ryshfet (plata o plomo – një frazë spanjolle fjalë për fjalë për monedhë ose plumb). Përdorimi i vrasësve me pagesë anonimë lehtësohet kundër formacioneve dhe vazhdimin e vendetës nga njerëzit e viktimës, që kanë lidhje zakonisht me organizatat kriminale. Vrasësit me pagesë e bëjnë krimin e tyre që të ngjajë si një krim i dukshëm. Ata gjithashtu e bëjnë që vdekja të duket si një vetëvrasje apo edhe një aksident, apo mund të fshehin dhe shkatërrojnë trupin, kështu që nuk është e qartë për autoritetet që viktima është e vdekur, sepse zakonisht ata e kanë zhdukur. Në disa vende, ligji i detyron agjentët që ndonjëherë të pozohen si vrasës me pagesë për të arrestuar njerëz, që pretendojnë t’i punësojnë ata.
http://tiranaobserver.al//
InTeRiStI_vLoNjAt
InTeRiStI_vLoNjAt
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 37
<b>Postime</b> Postime : 7777
<b>Hobi</b> Hobi : Futboll
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Atje Ku Ti Smund Te Me Arrish..........
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/05/2011
https://www.youtube.com/watch?v=2oFt0_pVZLY

Historia e vrasësve shqiptarë me pagesë ! Empty Re: Historia e vrasësve shqiptarë me pagesë !

Thu 9 Feb 2012 - 10:44
Edhe kush i paska marr kto info kaq te sakta kshu kush e dika pagesen kaq te sakt .....
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Historia e vrasësve shqiptarë me pagesë ! Empty Re: Historia e vrasësve shqiptarë me pagesë !

Thu 9 Feb 2012 - 11:58
InTeRiStI_vLoNjAt shkruajti:Edhe kush i paska marr kto info kaq te sakta kshu kush e dika pagesen kaq te sakt .....

Ahahah ai qe e ka bere e dine, pse mund t'a dim une,ti apo disa te tjere ketu a?
InTeRiStI_vLoNjAt
InTeRiStI_vLoNjAt
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 37
<b>Postime</b> Postime : 7777
<b>Hobi</b> Hobi : Futboll
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Atje Ku Ti Smund Te Me Arrish..........
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/05/2011
https://www.youtube.com/watch?v=2oFt0_pVZLY

Historia e vrasësve shqiptarë me pagesë ! Empty Re: Historia e vrasësve shqiptarë me pagesë !

Thu 9 Feb 2012 - 12:00
Besaa shkruajti:
InTeRiStI_vLoNjAt shkruajti:Edhe kush i paska marr kto info kaq te sakta kshu kush e dika pagesen kaq te sakt .....

Ahahah ai qe e ka bere e dine, pse mund t'a dim une,ti apo disa te tjere ketu a?

He pra ..po kta specialistat qe nxjerrin komente mbi vrasesit me pages i dikan kta te gjitha skemat e pazaret ja fusin kot Razz
Sponsored content

Historia e vrasësve shqiptarë me pagesë ! Empty Re: Historia e vrasësve shqiptarë me pagesë !

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi