Shkuesia? Tashmë me pagesë
Tue 7 May 2013 - 20:29
A e dinit që në Tiranë, por jo veç, kanë nisur aktivitetin disa biznese interesante, siç janë Agjensitë Martesore?
Martesat me shkuesi kanë qenë një traditë e hershme e popullit shqiptar, por duke qenë se sot jemi në kapitalizëm, përse të mos fitojmë edhe para përmes shkuesive tona të suksesshme?
Kupid dhe Mblesëri.com janë dy Agjenci Martesore të cilat kundrejt një pagese të caktuar ju ofrojnë njeriut tuaj të ëndrrave.
Kane kaluar nje jete te gjate se bashku e fati e ka dashur te pleqerojne te dy.
E tyrja nuk eshte nje histori e mirefillte dashurie, por edhe sot ne moshe te thyer ata nuk bejne dot pa njeri-tjetrin. Kane me shume se 60 vjet bashke dhe lidhja e tyre eshte bere sic e donte zakoni i te vjeterve. Pelqimi i paleve per miqesine mes fiseve, dhe te ata te cilet do te lidhnin jeten, nuk kishin te drejte as te mesonin fatin e jetes. Sania ka qene vetem 9 vjec kur babai i saj vendosi ta fejoje.
“Kam qene 9 vjec kur u fejova. Ne fillim me pa vjehrra”, thote Sania. Ne ate moshe, Sania ishte shume e re per te menduar per pergjegjesite qe do t’i binin mbi supe. Ramazani, i cili ka qene 18 vjec ate kohe, mes rrugeve te fshatit Grore dikush i prezanton gruan e ardhshme, te cilen nuk kishte te drejte as ta shikonte.
Zakoni e donte qe cifti i fejuar te mos takoheshin deri ne diten e marteses. Sanija, grua e urte dhe e bindur ndaj fatit qe te tjeret vendosen per te, e nga ana tjeter Ramzani, nje burre zakoni edhe sot, kane kaluar se bashku nje jete mire. Cifti ka sjelle ne jete 10 femije. “Kam 6 djem dhe 4 vajza, jam e lumtur, i kam shume mire”, pohon Sanija.
top-channel.
Re: Shkuesia? Tashmë me pagesë
Wed 8 May 2013 - 1:16
Gjitmone msiti ose shkuesi eshte sjperblyer,por me pare me ndonje dhurate simbolike!
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi