Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Durrës, 21 vjecari me leucemi lufton me vdekjen, familja apel për ndihmë VIDEO Empty Durrës, 21 vjecari me leucemi lufton me vdekjen, familja apel për ndihmë VIDEO

Thu 9 Feb 2012 - 10:27
Durrës, 21 vjecari me leucemi lufton me vdekjen, familja apel për ndihmë VIDEO SpacerDurrës, 21 vjecari me leucemi lufton me vdekjen, familja apel për ndihmë VIDEO 51187DURRËS- Sapo kishte përfunduar gjimnazin Leonik Tomeo djaloshi durrsak, Bledar Mezi diagnostikohet me një sëmundje shumë të rëndë sic është leucemia akute.

Sot 2 vjet më pas e vetmja mundësi që të mbijetojë është transplanti i palcës së kockave në një spital Italian, atje ku ai ndodhet që prej vitit 2010 së bashku me nënën e tij, por shpenzimet e transplantit janë të papërballushme për familjen e tij.

“Kërkoj të më ndihmojnë për sëmundjen e djalit, është një sëmundje që kërkon shpenzime të mëdha. Është mjekuar, por nuk ka përmirësime. Tani kërkohet të bëhet transplanti i palcës së kockës, i cili kërkon 250 mijë euro. Unë si baba jam pa punë, nuk përballoj dot ushqimin, para dy muajsh kam marrë borxhe edhe për të ngrënë”, shprehet i ati, Ogil Mezi.

Apelit të babait të 21-vjecarit i është bashkuar së pari Këshilli Bashkiak i Durrësit.
“Janë duke mbledhur të ardhura. Në ditët në vazhdim do vazhdojmë me një fushatë sensibilizuese”, tha Indrit Hamiti, Kryetar i Këshillit Bashkaik të Durrësit.

Llogaritë bankare të hapura në disa shtete pritet të kontribuojnë sadopak për 21-vjecarin, i cili cdo ditë që kalon përkeqësohet më shumë.

Mund të ndihmoni familjen në këtë numër llogarie:
Banka Kombëtare Tregëtare. Hogil Mezi 404543815. Iban Al.5820512046543815CLIDCL ALLA ose të telefononi në numrin 0692794079.
(m.a/News24/BalkanWeb)

http://www.balkanweb.com/TV/index.php?id_categoria=47&id_ansalive=13784
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi