Emergjencat, 2 gra shtatzëna dhe një 35 vjecar apel për ndihmë
Thu 16 Feb 2012 - 14:08
VEND- Situata nga dëbora vijon të jetë e rënduar, ndërkohë që në mjaft zona kanë vazhduar reshjet e dëborës edhe gjatë natës. Në Pukë janë të bllokuara akset Fushë Arrëz-Kukës, Fush Arrëz-Fierz, ndërsa kalohen me vështirësi edhe me zinxhirë akset Shkodër-Pukë, Pukë-Fushë Arrëz dhe Hadroj-Shpal. Po punohet për hapjen e segmentit Pukë-Qelëz. Pa energji prej 16 ditësh fshatrat Flet, Zath, Kulumri dhe Lajthizë. I kalueshëm pa zinxhirë në njërin krah aksi Morinë-Kalimash.
Ndërkaq kalohen me vështirësi me zinxhirë Kukës-Krumë, Bajram Curri-Qafë Morinë dhe Kukës-Peshkopi. Të bllokuara gjithe akset e tjera. Në total 18 komuna të bllokuara në gjithë qarkun e Kukësit. Ndërsa në qarkun Dibër janë 27 komuna të bllokuara. Reshje të dendura dhe stuhi dëbore në fshatin Vermosh dhe zonën e Dukagjinit, të cilat janë të bllokuara prej javësh. Kjo situatë vështirëson ndërhyrjen e helikopterëve për ndihma apo emergjencat shëndetësore. Ndërkaq dëbora ka krijuar pengesa në qarkullim edhe brenda qytetit të Shkodrës. Probleme qarkullimi në Qafë Krrabë dhe Qafë Thanë, në qarkun e Elbasanit, ndërsa në Gramsh, mbeten të bllokuara komunat Kukur, Lenijë dhe Poroçan.
Në Librazhd janë të izoluara prej ditësh komunat Lunik, Steblevë, si dhe disa fshatra të komunave Orenjë dhe Stravaj. Reshje dëbore në gjithë qarkun e Korcës, ku janë të kalueshme me zinxhirë të gjitha akset nacionale, ndërsa aksi Korcë-Dardhë i bllokuar prej një jave me dëborën që arrin në trashësinë 4 metra. Disa fshatra në komunat Clirim, Novoselë, Dardhas, Gorë, Proger, Miras dhe Velcan të bllokuar. Te izoluar edhe të gjitha fshatrat në komunën Lekas.
Pukë, e reja në prag lindjeje apel për ndihmë
Një grua shtatzënë në fshatin Blerim të Pukës bën apel për ndihmë.në NEWS24, kreu i Komunës Ndoc Prendi bën me dije se e reja është në prag lindjeje, ndërkohë që kërkon ndërhyrje nga ajri për shkak se bora ka bllokuar prej 16 ditësh fshatin dhe nuk është e mundur asnjë komunikim me fshtatrat e tjerë.
Dibër, një grua shtatzënë dhe një 35 vjecar apel për ndihmë
Kryetari i Komunës së Ostrenit në Dibër njofton për dy raste emergjencash shëndetësore. Sipas tij, një grua shtatzënë dhe një 35-vjecar apelojnë për ndihmë.
Kreu i komunës ka deklaruar se duhet ndërhyrë me helikopter për transportimin e tyre drejt qendrave më të afërta shëndetësore, pasi gjendja e tyre është e rëndë. Pak minuta më parë ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili deklaroi se mund të rinisin përsëri operacionet e shpëtimit nga ajri.
Margegaj, humben kontaktet me 2 persona
Kreu i Komunës së Margegaj Rexh Biberaj bën me dije me NEWS24 se kanë humbur kontaktet me dy persona nga fshati Kollak i Komunës Margegaj, për shkak se ndodhen të bllokuar në banesën e tyre në këtë fshat. Kreu i Komunës raporton se shtëpia ndodhet në pyll dhe është e bllokuar dhe nuk ka asnjë kontakt për shkak se erngjia elektrike mungon prej ditësh në këtë zonë. Biberaj bën me dije se ka njoftuar shtabin e emergjences, por ndërhyrja është e vështirë në këtë zonë, ndaj bën thirrje për ndërhyrje nga ajri.
Tre fëmijë të sëmurë në Ostren, babai kërkon ndihmë
Mitat Muca, një banor nga Ostreni në Dibër ka telefonuar mëngjesin e sotëm në News 24 për të kërkuar ndihmë për 3 fëmijët e tij të cilët janë të sëmurë në shtëpi, me temperturë të lartë, ndërsa nuk mund të lëvizin nga shtëpia, për shkak të dëborës.
“Fëmijët kanë temperaturë të lartë, nuk mund të shkojmë deri në qendrën shëndetësore, trashësia e dëborës është e madhe, shkon mbi 1,5 metra”, shprehet Muca.
Dëbora, zhduken 9 persona në Lekbibaj të Tropojës
Mijëra banorë nga zona të ndryshme të vendit vazhdojnë të jenë të bllokuar nga dëbora. Situata është më problematike në Veri të vendit, ku trashësia e dëborës ka arritur mbi 3 metra. Mësohet se 9 persona kanë humbur që prej 10 ditësh kontaktet me të afërmit dhe familjarët e tyre, në zonën e thellë të Lekbibajt në Tropojë. Njoftimi është dhënë nga kryetari i Komunës së Nikaj-Mërtur, Gëzim Meshaj, ndërsa lajmi bëhet i ditur nga Gazeta Shqiptare. Ai ka kërkuar ndihmën e instancave shtetërore, për të dërguar një helikopter dhe për të parë nga afër situatën në këtë zonë të thellë. Sipas kreut të komunës, në fshatin Curraj të Epërme banojnë vetëm 9 personat e humbur. Ndërkohë, Gjelosh Prebibaj, vëllai i njërit prej personave të humbur ka kërkuar dje ndihmën e shtetit, për të mësuar mbi fatin e tyre. Reshjet e mëdha të dëborës në zonat e thella malore, përveçse problemeve në qarkullim, kanë dëmtuar disa shtëpi banimi në Kukës, Tropojë dhe Bulqizë. Gjithashtu, reshjet e dëborës kanë bllokuar dhe komunat e thella malore në Qarkun e Korçës, Elbasanit, Beratit dhe Gjirokastrës.
(ma.ar/el.me/BalkanWeb)
Re: Emergjencat, 2 gra shtatzëna dhe një 35 vjecar apel për ndihmë
Thu 16 Feb 2012 - 14:11
Uaa akoma vazhdon koha e keqe andej mo,,ktej shkriu e ka dale dielli ben vape e madhe
- APEL per ndihmë për djalin e Komandant ZOGU
- apel per ndihme per familjet deshmorve ne maqedoni
- Aktorja Hajrie Rondo me sëmundje të rëndë, apel për ndihmë
- 20-vjeçari nga Vranishti i Vlorës i cili vuan nga leucemia apel për ndihmë
- Durrës, 21 vjecari me leucemi lufton me vdekjen, familja apel për ndihmë VIDEO
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi