Aktorja Hajrie Rondo me sëmundje të rëndë, apel për ndihmë
Fri 17 Jan 2014 - 21:49
Aktorja e mirënjohur Hajrie Rondo vuan nga një sëmundje e rëndë dhe për këtë arsye ka bërë apel për ndihmë.
Hajrie Rondo, njihet si një nga aktoret e kinematografisë dhe e Teatrit shqiptar, që për vite me radhë na ka dhuruar kënaqësi, por sot ajo ka nevojë për ndihmë.
Sëmundja e rëndë, që ka prekur aktoren ka bërë që sot të startojë fushata e sensibilizimit për sigurimin e fondeve për shërimin e saj.
Bashkia Fier, deputetet Majlinda Bufi dhe Adelina Rista, fondacioni “Harpa”, organizata “Dea” dhe Parlamenti rinor, sot në mëngjes kanë nisur një fushatë sensibilizimi dhe mbledhjes së fondeve të cilës i janë bashkuar shumë qytetarë.
Një fushatë e tillë ka nisur edhe në rrjetin social “Facebook”.
Deputetja Majlinda Bufi thotë se kjo nismë do të pasohet edhe me të tjera iniciativa. Bufi u bëri thirrje të gjithë që e njohin dhe e vlerësojnë Hajrien ta ndihmojnë që ajo të shërohet.
/Shekulli Online/ E.L./

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi