Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Çaji i zi ulë shtypjen e lartë të gjakut Empty Çaji i zi ulë shtypjen e lartë të gjakut

Thu 9 Feb 2012 - 17:41
Uljen e shtypjes së gjakut mund ta shtoni në listën e beneficioneve shëndetësore të çajit të zi. Një hulumtim Australian ka treguar se njerëzit që pijnë 3 gota çaj të zi çdo ditë rezulton në uljen e shtypjes së gjakut me 2-3 milimetra që tregon termometri.Edhe pse kjo nuk tingëllon “shumë”, hulumtuesit thonë se edhe ulja e vogël e shtypjes së gjakut, ashtu si që ishte vërejtur gjatë procesit të hulumtimit, mund të ketë ndikim të madh në zvogëlimin e numrit të personave që kanë hipertension (shtypje e rritur e gjakut) dhe zvogëlim të rrezikut nga sëmundjet e zemrës.Në saje të hulumtimit ishin përfshirë 95 meshkuj dhe femra me shtypje mesatare sistolike ndërmjet 115 dhe 150 mmHg. Gjysma e pjesëmarrësve kishin pirë tre gota çaj të zi çdo ditë për gjashtë muaj, kurse gjysma kishin marrë pijen placebo me sasi të njejtë të kofeinës dhe shije të ngjashme.

Në fund të hulumtimit tek ata që kishin pirë çaj të zi ishte vërejtur ulje e shtypjes sistolike me 2-3 milimetra dhe zvogëlim të shypjes diastolike poashtu me 2 milimetra.

Hulumtuesit Australian për herë të parë kanë treguar se konsumimi afatgjat i çajit të zi, ulë shtypjen e gjakut tek personat me shtypje normale të gjakut deri në atë të lartë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi