Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kur nuk duhet të martoheni Empty Kur nuk duhet të martoheni

Fri 10 Feb 2012 - 2:21
A keni menduar që martesa e juaj do të zgjat gjithmonë në ditën kur jeni martuar? Apo keni qenë përplot ankthe para se të martoheni? Sipas një tregimi tërheqës në gazetën USA Today, në çdo vit, shumë çifte shkojnë drejt ndarjes për shkak se humbin interesimin për marrëdhënie. Gazeta ka konsultuar disa burime (këshilltarë martesorë, sociolog, akademik të cilët kanë studiuar marrëdhëniet në çift) dhe kanë zbuluar çuditërisht se shumica e nuseve dhe dhëndurëve kanë emocione në ditë kur martohen. Autori Carl Weisman, i cili ka bërë një libër të ri me intervista të çifteve të ndara në Amerikë të quajtur “Serious Doubts: Why People Marry When They Know It Won't Last" (Dyshimet serioze: Pse njerëzit martohen kur e dinë se nuk do ju zgjat), ka zbuluar gjatë punës se tij se 1036 njerëz kanë tepër emocione dhe nuk dinë çfarë bëjnë kur martohen.

“Ata injorojnë zërin e tyre të brendshëm”, i ka thënë autor gazetës USA Today. “Ata e dinë qysh në fillim se martesa e tyre nuk do të zgjat”. Artikulli që ka dalë vetëm në edicionin e botuar të gazetës, pra jo “online” ka përfshij 11 arsye se kur mund të këtë martesa të dështuar e të cilat i ka nxjerr nga të intervistuarit e tij. Të gjitha ato mund ti shikoni më poshtë.


1. Nuk keni dashur të jeni beqar/e më
2. Mendoni se partneri/ja është më i/e bukur se ju
3. Mendoni se do të ndryshoni disa aspekte të partnerit/ës tuaj
4. E ndjeni presionin familjar
5. Mendoni për financat
6. Prisni fëmijë pa planifikim
7. Të liroheni nga familja e juaj
8. Duket se gjërat do të funksionojnë si duhet
9. Partneri/ja ju ka bërë presion
10. Keni dashur të keni fëmijë
11. Ju është dukur një hap logjik që është dashur ta ndërmerrni
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi