Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Sot i thashë: Ka marrë fund! Empty Sot i thashë: Ka marrë fund!

Fri 10 Feb 2012 - 2:50
Ndonjëherë është e vështirë të pranosh që njeriu, i cili ishte i duhuri për ty, me kalimin e kohës është transformuar në një tjetër. Ndërkohë ju duhet të merrni një vendim të vështirë. Asnjë grua nuk dëshiron të ndahet nga partneri i saj. Fatkeqësisht nuk ekziston as ndonjë mënyrë e thjeshtë dhe pa dhimbje për të mos u ndier në faj nëse ke vendosur t‘i japësh një drejtim jetës tënde. Megjithatë, nëse dhembja nuk mund të shmanget, të paktën mund të lehtësohet. Ja se si... Në fakt, ka mënyra e mënyra për t‘i thënë gjërat. Në situata të vështira, sinqeriteti i shoqëruar me pak takt bën mrekulli. Ja për shembull, partneri të pëlqente, por kishte një problem të madh: uji dhe sapuni nuk ishin miqtë e tij më të mirë. Pasi nuk ke arritur ta bindësh dhe pas shumë takimesh që ke shpresuar se ai do të fillojë të lahet ashtu siç duhet, nuk je bërë më e gjallë, duke mos iu përgjigjur asnjë telefonate. Nuk i keni dhënë asnjë shpjegim dhe kryesorja nuk i keni thënë një mirupafshim. Gjithsesi, mund t‘i jepnit ndonjë shenjë që nuk e pëlqenit. Rasti numër dy: e keni biseduar me të këtë çështje, por ai është larguar i fyer nga kjo bisedë. Por a ishte vërtet e nevojshme që t‘i thoshe se koncepti i tij për higjienën personale i ngjante shumë asaj të një derri?

Në këtë pikë sinqeriteti bëhet një armë vdekjeprurëse, sepse të lëndon dhe në fund të fundit nuk zgjidh asgjë. Pra, sërish dalim në përfundimin se ka mënyra e mënyra për t‘i thënë gjërat. Ja një shembull tjetër: ai ishte i ëmbël, i kujdesshëm, i dashur dhe shumë simpatik, por nuk të ngjall asnjë emocion. Fjala e shumëpritur "Të dua" nuk është shqiptuar kurrë nga buzët e tua.

or ndryshe nga ti, ai e ka thënë disa herë. E keqja është se ti nuk mund të qëndrosh pa folur ose të gënjesh dhe i thua jo, nuk të dua. Kështu do të ishte më mirë ta mbyllnit aty. Nuk do të ishte e udhës t‘i thoshit: "I kam vlerësuar shumë momentet e bukura që kemi kaluar bashkë, por kam kuptuar se nuk kemi asnjë të ardhme bashkë". Mesazhi duhet të jetë i qartë, por jo fyes. Kështu duhet të heqim dorë nga frazat e zakonshme të tipit: "Ndoshta nuk duhet të shihemi për pak kohë", ose "dua të qëndroj vetëm, sepse kam nevojë të mendohem dhe të kuptoj mjaft gjëra". Kur këto shprehje i dëgjojmë të thuhen nëpër filma, sigurisht që nuk ndihemi mirë. Duhet të keni kujdes në ato që thoni, sepse kjo do të bënte që partneri juaj të krijonte iluzione të kota, si për shembull: "Ndoshta nëse arrij t‘i tregoj që jam një njeri interesant dhe i këndshëm, mund të ndërrojë mendim". Të shkretët meshkuj, sa naivë që janë! Pra, ndarja nga partneri është një akt që duhet bërë me shumë heroizëm dhe qetësi. Vendosmëria do ta bindë atë që tashmë gjithçka ka marrë fund. Duhet t‘i shmangni skenat e tipit, si për shembull të ngriheni një mëngjes dhe pa i dhënë asnjë shpjegim t‘i thoni: "Mendoj se është më mirë që ti të largohesh". Do të ishte e pafalshme ta bënit një gjë të tillë. Jetoni bashkë prej më shumë se një viti dhe ai ende nuk e ka kuptuar se cilat janë ndjenjat e tua të vërteta. Në këtë situatë, përgjigjja e vetme mund të jetë: "Çfarë the?" - edhe pse të ka dëgjuar shumë mirë.

Është e rëndësishme që në një moment të tillë nuk duhet të bëni krahasime dhe kryesorja nuk duhet t‘i thoni: "Le të mbetemi miq", ose "Nuk je ti problemi, por unë". Do të ishte më mirë të mos flisnit fare, sepse asnjë shprehje e tillë nuk do të kishte kuptim. Ji e sinqertë, thuaji: "Më vjen keq, por ndjenjat e mia karshi teje kanë ndryshuar". Gjithsesi, faji do t‘i mbetet partneres, por në fund të fundit partneri do të të jetë mirënjohës, ndoshta jo në atë moment, sepse ndihet keq, por pasi të ketë kaluar pak kohë.

Kujtimet

Sipas shumë psikologëve, kur një person fillon një lidhje sentimentale nuk është më "i/e virgjër", në kuptimin që është pjekur dhe tashmë është mësuar me lidhjet. Kështu, pa e kuptuar, secili nga partnerët fillon të përdorë disa skema, të cilat i ka parë në familje ose në një lidhje tjetër, më pas i ka përvetësuar dhe pret që partneri/a të reagojë në ndonjë mënyrë. Në këtë mënyrë mendon se nuk është nevoja për të sqaruar mendimet, sepse tjetri i di. Në momentin që kalohet faza e parë e idealizimit, pashmangshmërisht të dy partnerët fillojnë të kenë konflikte pas takimit të dytë ose të tretë. Shpesh dy partnerëve fillojnë t‘u vijnë në mendje kujtimet e lidhjeve të mëparshme, por edhe pse kanë jetuar eksperienca të ndryshme, nuk pajtohen me njëri-tjetrin dhe e bëjnë më të vështirë funksionimin e lidhjes.

Komunikimi

Fakti që kanë jetuar eksperienca të tjera dhe kanë kujtime të ndryshme mund të ndikojë edhe te mënyra e komunikimit mes partnerëve. Mund të ndodhë që secili prej partnerëve të ketë zhvilluar një mënyrë komunikimi dhe rrezikon të keqkuptohet nga tjetri. Edhe pse ky kod mund të jetë i modifikuar, duhet që individi të jetë i vetëdijshëm për ekzistencën e një pamundësie komunikimi dhe se duhet kohë e energji për të gjetur mënyra të tjera për t‘u kuptuar dhe për të komunikuar. Megjithatë, edhe pse këto vështirësi janë të pranishme te çdo çift, me kalimin e viteve çdo mosmarrëveshje sheshohet.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi