Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Femrat Mbajnë Mend Momentet E Lumtura, Ndërsa Meshkujt, Të Pakëndshmet Empty Femrat Mbajnë Mend Momentet E Lumtura, Ndërsa Meshkujt, Të Pakëndshmet

Fri 10 Feb 2012 - 16:27
Gjatë përkujtimit meshkujt dhe femrat përdorin pjesë të ndryshme të trurit. Ato më lehtë mbajnë mend momente të lumtura derisa partnerët e tyre mbajnë mend ato të këqijat, tregon hulumtimi.Femrat ngjarjet e pakëndshme i kujtojnë më pak se sa meshkujt, zbulon studimi i Universitetit Montreal, shkruan Daily Mail. Shkencëtarët u kanë treguar vullnetarëve fotografi prej maceve e deri te pamjet erotike, ndërsa reagimet e tyre i kanë përcjellë me monitorin EEG.Pasi që kanë shikuar fotografitë, vullnetarët është dashur të shtypin tastin për të vërtetuar nëse tashmë e kanë parë atë fotografi. Në teste femrat ishin më keq kur ishin në pyetje pamjet e pakëndshme. Çfarëdo emocionesh pengojnë kujtesën e tyre, por efektin edhe më shumë e forcojnë ato negative, vërteton hulumtimi.Femrat më lehtë kujtojnë momentet e lumtura, ndërsa meshkujt në mirë mbajnë mend situatat fatkeqe. Për të rikujtuar ndodhi të caktuara përdorin pjesë të ndryshme të trurit.
“Fotografitë me pamjet emocionale si të luftës errësojnë kujtesën e femrës dhe ato nuk dinë nëse i kanë parë më herët. Ato në vend të momenteve të këqija, më mirë i mbajnë mend të mirat, ndërsa për meshkujt është e kundërta”, thekson udhëheqësi i studimit, Mare Lavoie.

Kur përkujtojnë momentet e bukura tek femrat aktivizohet hemisfera e djathtë e trurit, ndërsa te meshkujt e majta. Rezultatet e këtij hulumtimi tregojnë që shikimi i gjërave varet nga gjinia, shton ai. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi