Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Dëgjon Zërin E Del Pieros, Vajza Del Nga Koma Empty Dëgjon Zërin E Del Pieros, Vajza Del Nga Koma

Fri 10 Feb 2012 - 20:12
Dëgjon Zërin E Del Pieros, Vajza Del Nga Koma Del-piero“Ky zgjim ishte një mrekulli nga Zoti. Nuk kam fjalë, pasi jemi të mbushur nga gëzimi dhe mirënjohje për të gjithë”. Janë këto fjalët e thëna nga babai i një vajze, e cila ka dalë nga koma pasi dëgjoi zërin e futbollistit të saj të dashur. Francesco, babai i Giadas, i’u drejtua mjekëve të cilët e kanë operuar dhe kanë asistuar tek vajza, sikundër dhe për dashurinë e ardhur nga ana lart, si një kontribut për ta zgjuar përfundimisht.

Vajza qëndroi në koma për 15 ditë në spitalin në Cosenza, aty ku dhe kapiteni i Juventusit Alessandro Del Piero, i dërgoi një mesazh për ta zgjuar atë.



“Gia, vetëm pasi ka dëgjuar mesazhin nga futbollistit”- shton i ati, ndodhi diçka. Babai i 12-vjeçares tregon se “atë natë ndodhi diçka e veçantë, Giada fillimisht lëviz njërën dorë e pastaj thirri emrin mama”. Më pas, rreth 24 orë më tej vajza filloi të flasë normalisht dhe kërkoi një akullore me krem”.

Tani vajza ka filluar rehabilitimin. 12-vjeçarja është një fanse e Del Pieros. Ajo u ndje mjaftë keq ditën e dielë të 22 janarit teksa po shikonte një gol të Juventusit në televizor bashkë me të atin.

“Përshëndetje Giada, jam Alessandro Del Piero, shpresoj që ti të zgjohesh sa më shpejt që të shikosh ndeshjet e mia të shumta, që të vish të më takosh edhe më tej të njihemi”. Eshtë ky mesazhi i kapitenit Juventin, i dhënë pas kërkesës që prindërit e vogëlushes bënë tek fondacioni ”Paolo di Tarso”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi