Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Reagimi pasi dëgjon për herë të parë  Empty Reagimi pasi dëgjon për herë të parë

Sun 3 Jun 2012 - 0:26
Reagimi pasi dëgjon për herë të parë  SSSS

Ky është momenti prekës i një djali dy vjeç që dëgjon zërin e së ëmës për herë të parë. Vogëlushit amerikan sapo i është vënë një pajisje ndihmëse për të dëgjuar dhe gëzimi i tij është i madh pas çdo tingulli që dëgjon.

Djali, të cilit një grua nga pas kamerës i drejtohet me emrin Cooper reagon me kënaqësi pasi e dëgjon të ëmën që e thërret në emër.

Ai ngre duart lart duke qeshur me zhurmat përreth, e më pas ndalet të kuptojë botën e re që i hapet para.

Me njërën dorë që e vë herë pas here te veshi ku i është vënë pajisja, djali me hare vazhdon lojën me blloqet plastike.

Një ditë, ndoshta paksa më vonë se bashkëmoshatarët e tij, Cooper do mund të flasë dhe t’i tregojë botës si është të dëgjosh pasi ke kaluar dy vjet të jetës në heshtje të plotë. /Start/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi