Të premten finalja e ‘The Voice’
Sat 11 Feb 2012 - 17:16
Zëri më i mirë i “The Voice of Albania” do të shpallet të premten mbrëma, në javën e 17 të konkurimit. Në mbrëmjen finale janë katër konkurentet që do të garojnë në sprintin e fundit: Marsela, Enrika, Lundrimi dhe Rina.Cmimi i parë do t’i mundësojë fituesit lidhjen e një kontrate 2-vjeçare me Universal Music, çka përshin kompozime këngësh dhe lançimin në tregun ndërkombëtar. Mbrëmja finale do të jetë një natë e gjatë dhe me surpriza, mes të tjerash edhe dhënie çmimesh për të gjithë finalistët.
Fituesi do të zgjidhet me vendim të publikut, nëpërmjet mesazheve telefonike, ndërsa trainerët do të japin vetëm mendimet e tyre.Finalistët do të këndojnë nga dy këngë. Performancave të tyre do t’u shtohen edhe ato të vetë trainerëve. Dy prej tyre do të këndojnë këngë të reja, që do t’i sjellin për herë të parë për publikun pikërisht në “The Voice of Albania”.
Nga Voice Room, ku do të jenë pjesëtarët e grupeve, do të mundësohet komunikimi online me publikun nëpërmjet faqes ëeb të “The Voice of Albania” për të diskutuar gjithçka ndodh gjatë mbrëmjes.
Ndërkohë në SHBA ka nisur edicioni i dytë i “The Voice of America”, i cili sipas mediave ndërkombëtare ka rezultuar një sukses i madh, duke u klasifikuar në bazë të shikueshmërisë si programi më i ndjekur nga publiku, duke regjistruar rezultatin më të mirë të këtyre gjashtë viteve të fundit të programeve josportive.
Shikueshmëria e lartë edhe në Shqipëri i “The Voice of Albania” lë vend për një edicion të dytë në përzgjedhje të zërit shqiptar./top-chanel.tv/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi