Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mediat e huaja: Për armët kimike u vendos Shqipëria, shpallet të premten Empty Mediat e huaja: Për armët kimike u vendos Shqipëria, shpallet të premten

Thu 14 Nov 2013 - 15:27
pranuar që armët kimike të Sirisë të shkatërrohen në Shqipëri, në mediat ndërkombëtare flitet krejt e kundërta.Televizioni “Al Jazera në emisionin “The Stream” i kushton një hapësirë të veçantë shkatërrimit të arsenalit kimik të Sirisë.Drejtori i programit, të Green Cros Internacional, Pol Walker i ftuar në emision ka theksuar se vendimi për t’i asgjësuar armët kimike siriane në Shqipëri është marrë dhe ai do të bëhet i ditur publikisht të premten.Z.Walker tha se do të transferohen pothuajse të gjithë agjentët kimikë në vendin tonë.I pyetur se përse është përzgjedhur Shqipëria si vend për të shkatërruar këto armë kimike, Walker thotë:“Këtë pyetje bëra edhe unë para pak javësh. Kush e kishte menduar Shqipërinë? Ky vend ka pasur një proces të mëparshëm të shkatërrimit të armëve kimike. Në 2007 ata kanë shkatërruar për 6 muaj, 16 tonë mbetje kimike, gaz mutard që i ishte dhënë nga Kina. Shkatërrimi i lëndëve kimike do të ndodhë në 2-3 muajt e ardhshëm”, ka theksuar Walker.Ai ka shtuar se gjëja më e rëndësishme është që kudo që të bëhet, ky proces të jetë i sigurt.Sipas drejtorit të Green Cros Internacional, Paul Walker, Shqipëria gjithashtu është treguar e gatshme dhe ka sjellë përgjigje pozitive kur SHBA dhe Rusia pyetën se kush është gati të mirëpresë këto kimikate për asgjësim.“Ata ngritën një bazë të vogël, një godinë e vogël industriale dhe besoj se procesi do të fillojë në Shqipëri në 2-3 muajt e ardhshëm” ka theksuar ai.Por ajo që Mustafa Kibarog , Profesor në universitetin Okan Tuzla i frikësohet është se nxjerrja e arsenalit kimik nga Siria në një kohë që luftimet nuk kanë të ndalur si dhe aftësinë e Shqipërisë për të përballuar këtë kapacitet, rreth 1000 tonë lëndë kmike, gaz sarin dhe mustard.Një ditë më parë Kryeministri i vendit Edi Rama tha se vendet e NATO-s, janë ende në diskutim dhe nuk jemi në kushtet kur duhet të marrim një vendim. Rama pranoi se ka diskutuar me sekretarin e Shtetit Amerikan për 30 minuta ne telefon, por ende nuk është marrë asnjë vendim. Kryeministri tha se vendimi do të ndahet me publikun dhe me Parlamentin.noa
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi