Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Armët kimike në Kosovë? Empty Armët kimike në Kosovë?

Thu 14 Nov 2013 - 19:42
Armët kimike në Kosovë? Armet%20kimikeA do ta zgjidhë qeveria e Kosovës një ngërç ndërkombëtar? Pas Shqipërisë po përmendet si opsion Kosova. Gazeta “Express” bën me dije se, tani pothuajse është i sigurt refuzimi që Qeveria shqiptare do t'i bëjë depozitimit dhe shkatërrimit të armëve kimike të Republikës së Sirisë. Disa burime bëjnë të ditura se si opsion i dytë, në rast se Shqipëria refuzon, do të mbetet si mundësi Republika e Kosovës. Ka pas diskutime të kësaj natyre edhe në vendet e NATO-s. “Ekzistojnë dy mundësi, që ato armë kimike për momentin të depozitohen në strehimorët e aeroplanëve ushtarak nën malin e Goleshit, ose si mundësi e dytë shkatërrimi i tërësishëm i tyre në furrat e shkritores së Trepçes”, thonë burimet.

Sipas të njëjtave burime qeveria e Kosovës nuk e ka përjashtuar tërësisht ketë opsion, por ka përmendur investime në fushën e mbrojtjes së ambientit, si kompensim për ketë shërbim që po i bëhet në zgjidhjen e këtij ngërçi ndërkombëtar. Arsyeja përse është gjetur Kosova në këtë kombinim, thuhet sipas burimeve të mirinformuara, janë raportet e mira që Qeveria e Kosovës ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Në rast se kryhet ky shërbim, mund të ndodhë edhe ndonjë njohje e rëndësishme, që deri më tani nuk është paramenduar”. Ndërsa, Ministria e Punëve të Jashtme dhe ministri Hoxhaj, që kur ka filluar konflikti në Siri ka qenë vazhdimisht aktiv me komunikata të ndryshme, duke e krahasuar atë konflikt me luftën në Kosovë.

/Shekulli Online/ E.L./
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Armët kimike në Kosovë? Empty Re: Armët kimike në Kosovë?

Thu 14 Nov 2013 - 19:57
Euuuu nga Shqiperia do i kalojn ne Kosove? Ishalla nuk esht i vertete si lajm..Sa me larg Europes keto lend kimike vrasese
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi