Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Armët Kimike Siriane po shkatërrohen fshehtas në Kosovë? Empty Armët Kimike Siriane po shkatërrohen fshehtas në Kosovë?

Wed 20 Nov 2013 - 21:17
Së paku 8 termete e kanë goditur një pjesë të Kosovës brenda 4 ditëve. 5 prej tyre kanë ndodhur në pak më shumë se 24 orë.
Ashtu siç është e zakonshme në një vend ballkanik, një mori teorish konspirative janë përhapur për atë se çfarë po ndodh.
Jo pak njerëz i kanë shkruar “Zërit” ase kanë thirrur në redaksinë tonë, duke dhënë ide nga më të ndryshmet. Disa janë shprehur të bindur se Serbia po “gatuan” diçka, pasi para çdo lëvizjeje të tokës po dëgjohet një zhurmë në formë shpërthimi.
Disa të tjerë po shkruajnë se në fakt dridhjet e tokës janë rezultat i veprimeve të KFOR-it në zonën afër Mitrovicës.
Imagjinata e disave shkon deri aty sa që shprehen të bindur se armët kimike siriane të cilat Shqipëria refuzoi t’i shkatërrojë, tashmë janë duke u shkatërruar diku në Kosovë.
Mirëpo, kosovarët i qetëson sizmologia amerikane, Peggy Hellweg, nga Universiteti Berkeley i Kalifornisë.
“Në aspektin tektonik, zona ku gjendet shteti i juaj, që përfshin Italinë, vendet e ish-Jugosllavisë dhe Greqinë, njihet si zonë e termeteve, prandaj termetet e shpeshta nuk janë diçka e jashtëzakonshme”, i tha “Zërit” përmes telefonit Hellweg.
Ekspertja amerikane e sqaron se është tërësisht e zakonshme edhe kur njerëzit dëgjojnë zhurma para dridhjeve të tokës.
“Kur ndodhin termete mesatare, ata që ndodhen afër zonës së termetit fillimisht dëgjojnë një zhurmë. Pak më vonë fillon vala dytësore që për njerëzit është dridhja e tokës”, sqaron Peggy Hellweg.
Sipas të njejtës, vetëm në rastet e termeteve të mëdha, njerëzit i ndjejnë të dyja përnjeherë, edhe zhurmën edhe dridhjet e tokës.
Ndërkaq, të gjithë ata që kanë qasje në internet, në rastet kur mund të ndjejnë lëvizje të tokës, mund t’i raportojnë ato te “Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare”, në këtë link:http://www.emsc-csem.org/#2
Në faqen e internetit të kësaj qendre, në pjesën e sipërme, në anën e djathtë duhet të klikoni “I felt an earthquake” (Unë e kam ndier një termet)./Zëri
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi