Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Seldi: Konfirmoj ndarjen me Sinanin, më vuri disa kushte që s’mund t’i plotësoja Empty Seldi: Konfirmoj ndarjen me Sinanin, më vuri disa kushte që s’mund t’i plotësoja

Sat 11 Feb 2012 - 17:55
Seldi: Konfirmoj ndarjen me Sinanin, më vuri disa kushte që s’mund t’i plotësoja SeldiSinan Hoxha dhe Seldi Qalliu, dyshja e këngëtarëve që u mediatizua dhe që vazhduan me duete që i shërbyen karrierës së tyre muzikore, është ndarë përfundimisht. Seldi dhe Sinani, jo vetëm që nuk këndojnë bashkë në koncerte, por duket se tashmë Sinani, me një karrierë shumëvjeçare në muzikë, po ia mbyll rrugët Seldit për të vazhduar dhe ai axhendën e koncerteve në diasporë.
Pronarët e club-eve të njohura janë befasuar kur kanë marrë telefonata të njëpasnjëshme nga Sinani, i cili u kërkon më ngulm të mos e ftojnë tani e tutje Seldin të këndojë në bizneset e tyre. Dhe kureshtia e të gjithë fansave që tashmë janë ndarë në dy pjesë, është të dinë të vërtetën e ndërprerjes së këtij bashkëpunimi.
Deri tani, edhe pse ka pasur shumë komente në forume të ndryshme dhe faqe të gazetave për arsyet e prishjes së miqësisë mes dy këngëtarëve, asnjë prej këngëtarëve nuk ka pranuar të flasë rreth kësaj çështjeje. Ndërsa gazeta “Panorama” ka tentuar të marrë deklarata prej të dy artistëve, por nga java në javë ata kanë refuzuar t’i japin.
Miq të tyre të përbashkët kanë treguar se u bë kohë që Seldi dhe Sinani nuk këndojnë bashkë në koncerte, madje pas kësaj Sinani është përpjekur të hakmerret me qëllimin për t’i prishur punë duke ia mbyllur të gjitha kontratat me pronarët apo menaxherët e club-eve të njohura në diasporë, ku ata së fundi ishin dueti më i preferuar, duke fituar shumë para.
Seldi nuk ka pranuar të japë ndonjë sqarim të hollësishëm në lidhje me komentet e ndryshme në forume, se arsyeja e kësaj prishjeje bashkëpunimi është e dashura e tij nga Peja. Ai ka dhënë vetëm një koment të shkurtër në lidhje më ndërprerjen e bashkëpunimit, duke e pohuar për herë të parë prishjen e miqësisë dhe bashkëpunimit.
“Po, është e vërtetë që rrugët tona u ndanë me Sinanin, duke i dhënë fund bashkëpunimit tonë në muzikë, pasi ai më vuri disa kushte që nuk mund t’i plotësoja”, pohon Seldi.
Ai nuk ka pranuar të japë detaje të tjera, ndërkohë që thuhet se shumë shpejt do të publikojë klipin e tij të ri, ku tanimë do të shfaqet i vetëm, ndërsa do e konsiderojë këtë një moment të ri të karrierës muzikore, duke u dhënë fund dueteve dhe bashkëpunimeve me këngëtarë të tjerë.
PanoramaPlus
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi