Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

Prishet Seldi me Sinanin Empty Prishet Seldi me Sinanin

Sun 11 Dec 2011 - 18:05
Prishet Seldi me Sinanin Sinan-seldi-300x226Është identifikuar gjithmonë jo vetëm si mik i mirë i Sinan Hoxhës, por gjithmonë ka qenë nën hijen e tij sikur bëjnë shumë këngëtarë që dikush i ka nën menaxhim. Sinani e merrte gjithmonë me vete Seldin, qoftë në mbrëmje muzikore, koncerte, paraqitje televizive, intervista madje edhe nëpër dasma, ngado ku merrte ftesë vetë. Por këto ditë diçka ka ndodhur, pasi Sinani si duket ka vendosur ta largojë Seldin nga vetja, duke i dhënë shansin që ky të shfaqet si këngëtar solo dhe të sfidojë veten përballë këngëtarëve të tjerë. Ishte “Kënga Magjike” ku u shfaq Seldi me këngën “Kno”, e cila nuk u shpall ndër ato që fituan çmime, por kjo ishte një sfidë për Seldin, për t’i treguar atij se duhet punur shumë për të arritur deri në atë shkallë të këngëtarëve të njohur. Dhe, për këtë arsye, Seldi i është përveshur punës duke u shfaqur në koncerte vetëm dhe duke kënduar ato pak këngë, të cilat i ka realizuar deri më tani. “Kno, Extasy, Tipi i keq i femrës, Gocë trendy, Unë dhe ti pastaj; disa bashkëpunime, Veç du me dit (në duet me Snupa si dhe duetet me Sinanin), Biondina dhe Adrenalina”, që i dhanë tepër popullaritet këngëtarit të ri. Por, nga ajo që shkruhet dhe diskutohet kohëve të fundit nëpër mbrëmje muzikore, thuhet se Sinan Hoxha ka prishur marrëdhëniet e mira që kishte me Seldi Qalliun, ndërsa shkak për prishje të marrëdhënieve kanë qenë pikërisht koncertet. Siç njofton gazeta “Kosova Sot”, një nga organizatorët e njohur të diasporës kishte organizuar dy mbrëmje madhështore në Malmo të Suedisë. Por, mësuam se Samiri, siç quhet organizatori, ka menduar që në këtë mbrëmje të kishte disa këngëtarë, si Rovena Stefa, Sinan Vllasaliu dhe Gold Ag, por edhe Seldin. Këtu, Seldi ka qenë pa Sinan Hoxhën dhe, siç duket, këtij të fundit i ka ardhur keq. Por, në fakt organizatori që është një mik shumë i mirë i të gjithë artistëve dhe aq më tepër i Sinan Hoxhës, s’ka dashur të bëjë askënd armik dhe nuk ka lejuar që Seldi të këndojë në mbrëmjen e dytë. Kjo ka ndodhur për arsye se këngëtari nga Tirana nuk ka dashur të ndahet, pasi ai ka disa duete me Seldin. Sinani nga ky organizator ka kërkuar që Seldi të largohet nga lista e të ftuarve dhe të mos këndojë, ndërsa në anën tjetër Sinani ka qenë i angazhuar në një tjetër mbrëmje së bashku me Dafina Zeqirin./Gazeta Tema./

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi