Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pse mjalti kurrë nuk prishet Empty Pse mjalti kurrë nuk prishet

Sun 25 Aug 2013 - 21:42
Pse mjalti kurrë nuk prishet Mjalti_243899296Arkeologët modernë gjatë gërmimeve të relikteve mijëvjeçare në Egjipt shpesh kanë hasur në diçka të pazakontë në mesin e gjërave në piramidat e faraonëve – në qypa me mjaltë, të vjetër mija vite e që ende mund të konsumohet. Ekzistojnë disa raste të ushqimeve që mund të zgjasin përgjithmonë në gjendje të papërpunuar: sheqeri, kripa dhe orizi i tharë. Mirëpo, derisa sheqerin apo orizin e vjetër me siguri vështirë do të vendosnim ta konsumonim pa drojë, për mjaltin kjo nuk vlen dhe ai do të duket sikur është prodhuar dje.

Sipas shkencëtarëve, është e pamundur të fitohet një produkt aq i perfeksionuar dhe burim i pashtershëm ushqimi pa marrëdhënie dhe harmoni të përkryer të një numri të madh të faktorëve.

Sipas përbërjes kimike, mjalti është me bazë sheqeri, i cili përmban shumë pak ujë në gjendjen e tij natyrore.

Edhe mjalti në formë natyrore ka shumë pak ujë, kështu që në ato kushte shumë pak baktere dhe mikroorganizma mund të mbijetojnë. Për tu prishur mjalti, në të do të duhej të ketë diçka që prishet.

Mjalti është gjithashtu përmban pak thartinë me faktor pH ndërmje 3 dhe 4.5, që praktikisht mjafton për të mbytur çdo gjë që dëshiron të mbetet në mjaltë në formë paraziti. Shanset për mbijetesë të baktereve dhe të organizamave tjerë që prishen janë shumë të ulëta.

Nektari, materiali i parë që e mbledhin bletët për të krijuar mjaltin, është mjaft i pasur me ujë – ndërmjet 60 e 80 për qind. Mirëpo, gjatë procesit të krijimit të mjaltit, bletët kanë rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në eliminimin e ujit me krahët e tyre që e avullojnë ujin.

Edhe përbërja kimike e aparatit tretës të stomakut të bletëve luan rol me rëndësi që mjalti të jetë i rezistueshëm. Ato disponojnë me një enzimë të veçantë dhe kur bletët e hedi nektarin nga goja për të prodhuar mjaltin, këto enzime përzihen me nektarin, duke e shpërbërë në dy nus produkte – acidin glukonik dhe peroksidin e hidrogjenit. Pikërisht peroksidi i hidrogjenit është elementi që hyn në luftë me të gjitha gjërat negativeqë do të mund të paraqiteshin në mjaltë.

Pikërisht për këtë arsye mjalti është përdorur si ilaç me shekuj e mileniume – dendësia e tij refuzon rritjen e çfarëdo bakteri, kurse peroksidi i hidrogjenit e bën të përkryer kundër çdo lloj infektimi.

Mjalti mund të prishet vetëm në qoftë se e lini kavanozin e hapur në një mjedis me lagështi. Gjithnjë derisa ai është i mbyllur me kapak dhe nuk i shtohet ujë, mjalti kurrë nuk do të prishet. almakos.
Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

Pse mjalti kurrë nuk prishet Empty Re: Pse mjalti kurrë nuk prishet

Sun 25 Aug 2013 - 22:16
Mjalti ndryshon formën pamjen edhe pak ndoshta humb lengshmerine,por shijen dhe efekti as nje here nuk ndryshon,po sigurisht nga perbersit qe permban ato jan substanca qe e perbejne te perjetshem mjaltin.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi