Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Maqedonia s’prishet me të tjerët për Kosovën! Empty Maqedonia s’prishet me të tjerët për Kosovën!

Sun 26 May 2013 - 15:38
Pas marrëveshjes së fundit për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës dhe reflektimi i tij në Samitin e ardhshëm të PSJIE-së në Ohër, Kosova nuk do të marrë pjesë në Samit.

Samiti i presidentëve është me format dhe strukturë të vendosur. Ftesë për pjesëmarrje deri tek presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga nuk është dërguar për shkak se nuk është pengesë vetëm një vend i cili e kundërshton dëshirën e Maqedonisë që ta ftojë Kosovën si mysafire.

Pra, kjo ndryshe i vjen se Maqedonia nuk mund të prishet me shtetet e tjera fqinje për hatër të një shteti si që është Kosova çudi! “Në pajtueshmëri me aktet themeluese dhe praktikës së deritashme, Maqedonia nuk mund pa pajtueshmërinë e të tjerëve të ftojë, posaçërisht kur na është bërë me dije se me hap të tillë, dikush nga vendet anëtare do ta anulojë pjesëmarrjen.

Republika e Maqedonisë mbetet në parimin e inkluzivitetit në bashkëpunimin rajonal dhe shpreson se sa të krijohen kushtet edhe Kosova do të kyçet në këtë bashkëpunim rajonal. Presidenti Ivanov prej në vitin 2009 bashkë me presidentin e Shqipërisë dhe Malit të Zi e krijuan bashkëpunimit katërkëndësh me qëllimin e vetëm që Kosova të kyçet në iniciativat dhe bashkëpunimet regjionale.

Prej atëherë, u mbajtën Samite të presidentëve në Vlorë, Prizren, Ohër dhe Budvë, ndërsa për në shtator në Sarandë është parashikuar takimi i radhës në këtë format. Mendojmë se deklarata të caktuara nga Kosova janë drejtuar në adresë tërësisht të gabuar”, kanë thënë nga kabineti i presidentit të vendit, Gjorge Ivanov.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi