Femrat shqiptare, pse edhe sot rikthejnë virgjërinë përmes qepjes
Mon 13 Feb 2012 - 2:09
REPORTAZH- “Fisheku në pajë” në vitin 2011/ Historitë e Drilonës dhe Fiorelës. Rastet e rindërtimit të himenit (“qepjet”) dhe divorcit për mungesë virgjërie
Tiranë, 31 Janar 2012, NOA/ Fabjola Bramo - Me dhjetëra vajza u drejtohen klinikave obstetrike-gjinekologjike për të rindërtuar himenin e virgjërisë. “Qepja”, sikundër quhet në gjuhën popullore, kërkohet prej tyre si një nevojë e domosdoshme për të krijuar familje apo për të finalizuar me fejesë një lidhje me një djalë konservator. Fenomeni i rindërtimit të himenit, i prek të gjitha grupmoshat. Nëse bisedon me mjekët që kryejnë këto ndërhyrje mëson se femrat intelektuale që bëjnë këto ndërhyrje janë të rralla, e megjithatë numërohen disa. Origjina e tyre është rurale dhe më së shumti nga zonat veriore të vendit. Çmimi i kësaj ndërhyrjeje varion nga 50-100 mijë lekë të vjetra dhe ndërhyrja zgjat vetëm 10 minuta. Paskëtaj, vajza nuk duhet të kryejë marrëdhënie seksuale për një javë, derisa të shërohet plaga. Sajë kësaj ndërhyrjeje shumë vajza kanë arritur të ndërtojnë familje, edhe pse të mbështetur në një mashtrim. Ndërhyrjet e tilla kryhen më së shumti në klinikat private kudo në vendin tonë. Spitalet publike janë më pak ose aspak të frekuentuara, pasi vajzat u tremben thashethemeve.
Tirana, Durrësi, Shkodra dhe qytete të tjera të mëdha janë në krye të listës së këtyre ndërhyrjeve të veçanta gjinekologjike. Nuk ekziston një ligj apo rregullore ku ndalohet rindërtimi i himenit. Por nga ana tjetër ai nuk është as i ligjëruar. Kësisoj, në rastet e pakta të shënuara në Maternitetet shtetërore, “qepja” shënohet si një diagnoze e zakonshme, për të shmangur problemet e mundshme. Vajzat dhe gratë në karrierë, që jetojnë në familje liberale e konsiderojnë këtë fenomen si të turpshëm. Sipas opinioneve të mbledhura për këtë shkrim, shumica drastike e konsideron mohim të të drejtave të gruas që cënon dhe psikologjinë e saj.
Histori jetësore
Kur të parët tanë zbatonin me përpikmëri ligjet e Kanunit të Lek Dukagjinit, ndër më të rëndësishmet kishin ato që lidheshin me nderin dhe moralin. Një fishek në pajë shoqëronte vajzën nga shtëpia e të atit për në strehën e re bashkëshortore. Ajo copë e akullt hekuri e mbushur me barot, merrte jetën e vajzës, nëse ajo nuk gjendej e virgjër natën e parë të martesës. I shoqi kishte të drejtë ta vriste nusen, nëse ajo nuk ishte e papërlyeme. Ai nuk mbante përgjegjësi për krimin që bënte dhe nuk i kishte gjak borxh familjes së viktimës. Madje, ata ishin të turpëruar para opinionit publik, sepse vajza e tyre ishte e pandershme. Me kalimin e viteve mentaliteti ndryshoi, fisheku nuk shoqëronte më pajën. Ndonëse virgjëria mbeti për shumë kohë të tjera një tabu, nuk regjistroheshin raste të ndarjes ditën e parë të martesës për këtë çështje. Pas viteve ’90, tabuja e virgjërisë u zbeh dhe më shumë. Tanimë për lidhjet dhe seksin nisi të flitej lirisht në bisedat e shqiptarëve. Por duket se historia përsëritet. Kohët e fundit virgjëria ka nisur të ngrihet sërish në piedestal dhe t’i kushtohet rëndësia dhe vëmendja e dikurshme.
“E turpërume”
Tabuja e virgjërisë nuk kundërshtohet vetëm nga vajzat që jetojnë në metropole, me një shkallë të lartë shoqërore dhe mendje të hapur. Edhe të tjera vajza, që jetojnë ende nën trysninë e opinionit që i rrethon, presionit të familjes për të ruajtur virgjërinë, e kundërshtojnë “qepjen”. Një prej tyre është dhe Drilona, një vajzë 20-vjeçare nga Kukësi. Drilona është një nga ato vajza, të cilat e kanë pësuar vetëm për të mos e nisur jetën me mashtrim. Ndonëse fare e re, ka lënë pas krahëve një lidhje dhe një martese të prishur. Historia e saj është e rrallë, ndoshta më e veçanta e këtyre të rejave që paragjykohen në zonat rurale se kanë humbur virgjërinë para martese. Ka qenë vetëm 17 vjeçe kur është njohur me një djalë nga Tirana, i cili qëndronte me pushime tek halla në fshatin e Drilonës. Vajzës i kishte rrahur zemra për të dhe nuk kishte ngurruar të lidhej pas pak ditësh. “Rreth 2 muaj pasi u lidhëm, më kërkoi të kryenim marrëdhënie seksuale. Në fillim nuk pranova, por ai më premtoi se do të më kërkonte në shtëpi, do të fejoheshim. Kështu, pranova të bëj dashuri me të”, rrëfehet Drilona. Më pas, lidhjen e saj e kishin mësuar prindërit, të cilët e kishin ndaluar ta takonte më të dashurin. Pa kaluar as një muaj nga ndarja, e fejuan me një tjetër. Familja e të fejuarit jetonte në Bathore, por ishin të ardhur nga fshatrat e Dibrës prej disa vitesh. Drilona rrëfen se i fejuari ishte rreth 37 vjeç dhe ata ishin fejuar me fotografi pasi ai jetonte në Itali, si emigrant ekonomik. Pas disa muajsh, ata ishin takuar dhe kishin dalë në praninë e kunatës, pasi familjet ishin konservatore. Sipas vajzës, i fejuari dukej të ishte njeri me horizont të hapur dhe që e njihte jetën. Ndaj, ajo nuk i rrëfeu se kishte patur një lidhje të mëparshme dhe se nuk ishte e virgjër.
“Mamaja e dinte se nuk isha e virgjër dhe më tha të shkonim te mjeku, se atje mund të më bënin “derman”. Nuk pranova, sepse nuk më vinte turp për atë çka kisha bërë”, vazhdon vajza. Në muajin gusht të vitit 2009, ajo u martua dhe shkoi nuse në Tiranë, në Bathore, pa e ditur se në zonën nga ishte i shoqi me origjinë, çarçafi i virgjërisë duhet të shihej dhe nga familjarët. Natën e parë të martesës, i shoqi u zhgënjye shumë që ajo nuk ishte e virgjër. I kishte thënë të vishte një palë tesha dhe të dilte pas tij në dhomën e ndenjes, ku e prisnit zgjuar familjarët. Drilona ishte përballur me fyerjet, sharjet, shantazhet e të shoqit dhe fisit të tij, të cilët nuk e kapërdinin dot atë çka kishte ndodhur. Po atë natë, ata kishin lajmëruar të atin e saj, i cili kishte ardhur e kishte marrë. “Më erdhi keq vetëm për tim atë, sepse ndihet shumë i turpëruar. Që atë ditë nuk më flet fare me gojë, thotë se unë kam vdekur për të. S’më vjen turp nga vetja, edhe po të kthehesha prapa, sërish kështu do veproja. ”, përfundon Drilona historinë e saj.
Të mashtrosh për t’u martuar
Të tjera vajza kanë zgjedhur të mashtrojnë partnerët apo bashkëshortët e tyre në këmbim të martesës. Fiorela, 17 vjeçare nga një fshat iTiranës është një prej tyre. Kur humbi virgjërinë, në moshën 16-vjeçare, nuk e kishte idenë e pasojave të asaj që po bënte. Nuk u mendua gjatë, sepse ishte ende e mitur. Partneri i saj ishte shoku i klasës, nga i cili u nda një vit më pas. Gjatë një viti lidhjeje, akti ishte kryer disa herë prej tyre në fshehtësi të plotë. Pas ndarjes, vajza vazhdonte të vuante dashurinë e humbur, pa ishkuar në mend të krijonte një lidhje të dytë. Në muajin korrik, e ëma i tha se dikush e kishte kërkuar për nuse. Pretendenti ishte nga një fshat aty pranë, por ishte shpërngulur me shtëpi në kryeqytet. Kushtet që ai ofronte për të ishin të mira, madje do ta përkrahte të përfundonte edhe studimet e larta, që ajo i ëndërronte që fëmijë. Por, kishte një kusht: ajo duhet të ishte e virgjër, sepse bashkëshorti i ardhshëm e vlerësonte shumë moralin.
Vetëm atëherë Fiorelës iu kujtua se virgjërinë e kishte humbur një vit më parë dhe se kishte ende njerëz që e kërkonin këtë si kusht për martesë. Vajza rrëfen se i kishte thënë së ëmës ta refuzonin pretendentin, sepse ajo nuk i ofronte çka ai kërkonte. E ëma, nuk i qe përgjigjur në çast, por kishte marrë në telefon tezen e vajzës. Të nesërmen, pa i dhënë asnjë sqarim, së bashku me dy gratë, ajo e kishte parë veten në oborrin e një klinike private në kryeqytet. E ëma i kishte thënë se “kishin ardhur të zgjidhnin atë problemin”.
“As që e kuptoja se çfarë donte të thoshte ime më. Por nuk kundërshtova, as kur e pashë veten të zhveshur dhe të shtrirë në një krevat klinike. Mjekja, një vajzë e re tek të 30-at më pyeti për moshën dhe rrudhi buzët kur dëgjoi se isha 17 vjeçe. Ajo më “qepi”, d.m.th më bëri të virgjër. Mjekja më shpjegoi se nuk duhet të kryeja marrëdhënie për rreth një javë dhe se dhimbjet nuk do të ishin aq të forta sa kur u zhvirgjërova vërtet”, -tregon Fiorela. Fejesa ishte celebruar pas një jave dhe i fejuari ishte ndjerë shumë i lumtur që ajo ishte e virgjër. Në fakt, ai kishte parë vetëm gjakun, sepse Fiorela jo vetëm që nuk ishte më e virgjër, por kishte patur jetë të rregullt seksuale për mëse një vit. “Nuk pendohem që bëra “qepjen”, në fshat do e kisha të vështirë martesën. Dhe nëse do pranonte të më merrte jo të virgjër, im shoq do ma kujtonte gjithnjë. Ndonjëherë është mirë të gënjejmë…kur vetë meshkujt na detyrojnë të besojmë atë që duan”, përfundon ajo, tanimë me rrethin e artë në gisht.
Flasin specialistët
Merita Ajlushani, obsetër-gjinekologe në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”
Mjerisht numri i vajzave që kërkojnë të rindërtojnë himenin është rritur. Vërehet një fluks i tyre që kërkojnë të bëjnë këtë ndërhyrje, për të hyrë në një martesë, fejesë apo qoftë dhe lidhje dashurie. Grupmoshat janë të ndryshme, por shumica e tyre janë nga veriu, nga zonat rurale, ku mentaliteti duket se vret më tepër. Në maternitet, ne nuk i trajtojmë rastet e tilla, pasi fluksi i punës që ne kryejmë paraqet raste vërtet që kanë nevojë për ndihmën tonë. Lindja e një fëmije, ndërhyrja për të shpëtuar jetën e një pacienteje, është shumë më e rëndësishme se rindërtimi i një himeni. Unë personalisht nuk pranoj të trajtoj rastet e tilla, për arsyen më të rëndësishme: virgjëria nuk është sëmundje. Dhe nuk ka pse të trajtohet si e tillë. Nuk është se i gjykoj vajzat që bëjnë këto ndërhyrje, por nuk pajtohem me këtë fenomen. Ato mund të kenë qëllime të mira që ndërmarrin të përfundojnë në rindërtim himeni.
Ermira Kasa, obsetër-gjinekologe në Spitalin Amerikan në Durrës
Më vjen vërtetë keq, që tanimë, kur ka informacion të bollshëm në këtë fushë, shumë meshkuj mendojnë se i vetmi tregues i virgjërisë është gjaku. Njihet nga mjekësia himeni pa hemorragji, që duhet të arrijë deri në masën 30% të femrave. Ato janë të virgjëra, ndonëse nuk kanë hemorragji gjatë aktit. Këta meshkuj duhet të informohen se partneret e tyre thjesht kanë një fizik të veçantë, jo se kanë humbur virgjërinë.
Theksoj se rindërtimi i himenit konsiston vetëm në sipërfaqe. Një mashkull me eksperiencë dhe njohuri duhet të jetë në gjendje të kuptojë se partnerja ka bërë një ndërhyrje të tillë. Fakti që këto paradokse ngjasin, më lë shteg të lirë të mendoj se mungesa e informacionit dhe mentaliteti konservator kanë rritur rastet e këtij fenomeni.
Daniela Kurti, socio-psikologe në Prokurorinë e Tiranës
Është e trishtueshme të mendosh se për shumë njerëz vazhdon të mbetet tabu prishja e cipës së virgjërisë para se vajza të martohet, dhe kjo ndeshet kryesisht në zonat rurale të Shqipërisë. Në këto raste, fatkeqësisht nuk vlerësohet njeriu, por një cipë që vazhdon të mbetet simbol i ndershmërisë, por që në fakt nuk është e tillë. Kjo rrezikon emancipimin e shoqërisë, pasi virgjëria e një vajze është një çështje personale që ka shumë rëndësi për vetë vajzën dhe shumë më pak për të tjerët. "Virgjëria" nuk është sinonimi adekuat i ndershmërisë, moralit, sinqeritetit, pastërtisë femërore. Natyrisht që në mjaft zona të Shqipërisë virgjëria ruhet ende si një simbol i shenjtë, i destinuar t'i jepet njeriut me të cilin presupozohet të kalohet jeta. Edhe pse ky fenomen dekadat e fundit është zbutur së tepërmi, ekzistojnë mjaft njerëz të cilët e gjykojnë virgjërinë e femrës si elementin bazë të pastërtisë dhe ndershmërisë femërore.
f.b/NOA

- Ermira_vloreKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 31
Postime : 1245
Hobi : piktura
Vendndodhja : VLORE
Anetaresuar : 04/12/2011
Re: Femrat shqiptare, pse edhe sot rikthejnë virgjërinë përmes qepjes
Mon 13 Feb 2012 - 9:43
se kur kryejn mardhenje mendojn si te emancipuara dhe kur i len te dashurin mendojn si tradicionale!!!!!
per mendimit tim sa do e emancipuar te jet nje shoqeri ne mendojam , gjykojm mes edukates ,pikpamjeve tona te imponuara nga familja jo nga shoqeria ne tersi ..
" ASKUSH NUK I DEL DOT KUNDER VULLNETIT TE VET" edhe te doji...............................

- E askujtPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 1473
Hobi : volejboll , psikologjia , romanet
Vendndodhja : Ne endrrat e tua...
Anetaresuar : 01/12/2011
Re: Femrat shqiptare, pse edhe sot rikthejnë virgjërinë përmes qepjes
Mon 13 Feb 2012 - 9:53
Kur nje vajze vendos te kryej mardhenie seksuale duhet te jete e vetdishme per ate qe ben .
Dhe nese sesht e vetdishme do te thot qe ka per ti ardh turp nga vetja , nga ajo qe sapo beri , dhe normalisht do shkoj do bej kte veprim
Ky esht nje mentalitet qe ska per te ndryshuar kurr te ne shqiptaret........

- ArianV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 2612
Hobi : Topi
Vendndodhja : Ne fole te djallit!
Anetaresuar : 12/11/2010
Re: Femrat shqiptare, pse edhe sot rikthejnë virgjërinë përmes qepjes
Mon 13 Feb 2012 - 15:06
Sepse, ka nga ata qe u pelqen me shume te hapin pusin se sa te nxjerrin te vetmit uje nga pusi! E perkryera eshte te te hapesh pusin dhe gjithnje te jesh i vetmi qe nxjerre uje nga ai pus, por ja qe kjo eshte paksa e veshtire, por e mundur ne raste.
Re: Femrat shqiptare, pse edhe sot rikthejnë virgjërinë përmes qepjes
Mon 13 Feb 2012 - 15:33
Arjani shkruajti:Sepse, ka nga ata qe u pelqen me shume te hapin pusin se sa te nxjerrin te vetmit uje nga pusi! E perkryera eshte te te hapesh pusin dhe gjithnje te jesh i vetmi qe nxjerre uje nga ai pus, por ja qe kjo eshte paksa e veshtire, por e mundur ne raste.
Ore Arjan te tillash mendime e mentalitete e mbajne mbrapsht femren si puna juaj..Cdo te thote mor ajo qe thua..ti ke epshe,ke dashuruar,ke pasur ndjenja,ke dashur te vish me afer me dike pse jo dhe intimitet..!!Ashtu edhe ato jane femra me ndjenja jo objekt qe te mund ti urdherosh e ti besh sipas qejfit tend..Gjetem tani e kapemi tek femrat e ti bejme meshkujt me nje fjale viktima...Avash njecik ore se e pak do na thuash se kemi abuzuar mbi ju..A sjeni ju qe i kerkoni nje femre marredhenie intime,e jo vetem ua kerkoni por i nxisni i shtyni,i mashtroni me lloj lloj fjalesh e tani do te dukesh e viktime ti ore,ore ore flisni si per pasneser aman sikur ato te kene faj per gjithcka e ju te pafajshmit ju..po skeni faj ju kemi faj vete ne kur vete e perbuzim veten dhe jua lejojme te na ndeshkoni per dicka te tille qe eshte mese normale e nevoje njerezore per te dyja gjinite..
Re: Femrat shqiptare, pse edhe sot rikthejnë virgjërinë përmes qepjes
Mon 13 Feb 2012 - 19:56
Pusi po u cpua nje her ..Mundohu a te duash po i cpuar mbetet par .....
Re: Femrat shqiptare, pse edhe sot rikthejnë virgjërinë përmes qepjes
Mon 13 Feb 2012 - 20:01
Po po,ke te drejte ti po cte bej qe svaret nga une se te ishte per mua do shihnit femer e do ju binte te fiket nga deshira bre por ctu bej femrave s'kam si i bind te tera tua bejne kete per denim se pastaj vjen e me flet mua per pus te qep apo te shqepur ti koke qyp
Re: Femrat shqiptare, pse edhe sot rikthejnë virgjërinë përmes qepjes
Mon 13 Feb 2012 - 20:05
Aяjαиα shkruajti:Po po,ke te drejte ti po cte bej qe svaret nga une se te ishte per mua do shihnit femer e do ju binte te fiket nga deshira bre por ctu bej femrave s'kam si i bind te tera tua bejne kete per denim se pastaj vjen e me flet mua per pus te qep apo te shqepur ti koke qyp
E cdo beje ti aman ja ti pershmbull e ke burrin po sja dhe ti burrit ja jep komshija me tutje ,mbaje ti bej fresk , e te rroft qe e ke
Re: Femrat shqiptare, pse edhe sot rikthejnë virgjërinë përmes qepjes
Mon 13 Feb 2012 - 20:10
Po prandaj de e bejme , te kesh te tallesh ti tani kastravec qe na thua edhe pus pale
Re: Femrat shqiptare, pse edhe sot rikthejnë virgjërinë përmes qepjes
Mon 13 Feb 2012 - 20:25
Aяjαиα shkruajti:Po prandaj de e bejme , te kesh te tallesh ti tani kastravec qe na thua edhe pus pale
Po jo moj une e kisha ne lidhje me temen
Re: Femrat shqiptare, pse edhe sot rikthejnë virgjërinë përmes qepjes
Mon 13 Feb 2012 - 20:45
oooooooooooooooooo
sakan faj femrat joooo,,, kan faj meshkujttt qe mashtroj femrat , ja marin virgjin edhe neseri i thon ikkk ,, i mashtrojn femrat sepse i thon do te mar ,, i genjejn ne gjdo me nyr e te shkretata besojn edhe ju ndodh kjo.
por Mashkulli prish virgjer edhe kur behet per martes don te virgjer ,,,, shum mir ,,,vajzatt leta prishin virgjin lete knaqettt bej qejfin knaq ndjenja ,, ne fund shko ve virgjin thuaj ati budallaitt jam e virgjerr ,,, se kshu dojnnn

Mon 13 Feb 2012 - 20:51
E mo shyqyr ja nje qe foli drejte,po e di une si e duan keta ta kycim te gjitha e te luten ,te na pergjerohen pastaj
Re: Femrat shqiptare, pse edhe sot rikthejnë virgjërinë përmes qepjes
Mon 13 Feb 2012 - 20:56
Aяjαиα shkruajti:E mo shyqyr ja nje qe foli drejte,po e di une si e duan keta ta kycim te gjitha e te luten ,te na pergjerohen pastaj
po pse mashtroheni amon juuuuuuuuuuuuu
oooo bej qejfin vetesssss e ne fund ve virgjen thuj ecccccc shif qarqafin kuqqq e qit pushk tamam em top
se kam lan namin amonnn
ooooo per inattt qe kjo ngel tek mashkujt duam virgjerr ooooooo do ju thoja gjith gocav mos rrini te virgjera amone ngelin te pa martuar gjithet meshkujt
Re: Femrat shqiptare, pse edhe sot rikthejnë virgjërinë përmes qepjes
Tue 14 Feb 2012 - 16:12
Elhamiu shkruajti:Aяjαиα shkruajti:E mo shyqyr ja nje qe foli drejte,po e di une si e duan keta ta kycim te gjitha e te luten ,te na pergjerohen pastaj
po pse mashtroheni amon juuuuuuuuuuuuu
oooo bej qejfin vetesssss e ne fund ve virgjen thuj ecccccc shif qarqafin kuqqq e qit pushk tamam em top
se kam lan namin amonnn
ooooo per inattt qe kjo ngel tek mashkujt duam virgjerr ooooooo do ju thoja gjith gocav mos rrini te virgjera amone ngelin te pa martuar gjithet meshkujt
Bukur e ke then,ishalla se ruajne e shohim me pas cdo beni ju pa ne se po kerkoni e kushte pa le
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi