Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shkencetaret gjejne vrima te zeza perbindesha Empty Shkencetaret gjejne vrima te zeza perbindesha

Tue 14 Feb 2012 - 3:06
Shkencetaret gjejne vrima te zeza perbindesha Black-hole-finShkencetaret kane gjetur vrimat e zeza me te medha te zbuluara ndonjehere. Secila prej tyre eshte 10 miliarde here me e madhe se dielli yne.

Nje grup i drejtuar nga astronomet e Universitetit te Kalifornias, Berkeley, zbuloi dy vrimat gjigande ne grupin e galaktikave eliptike qe ndodhen me shume se 300 milione vjet drite larg. Kjo eshte relativisht afer po ta llogarisim ne shkalle galaktike.

“Ato jane perbindesha” tha Chung Pei Ma, astrofizikanti i Berkeley. “Ne nuk e prisnim te gjenim vrima te zeza kaq te medha sepse ato jane me te medha se c’mund t’u lejoje hapesira ne galaktiken e tyre. Ato jane te jashtezakonshme!” Vrima e zeze e meparshme qe mbante edhe rekordin si me e madhja ishte rreth 6 here me e madhe se dielli.

Ne zbulimin e publikuar te henen ne gazeten Nature, shkencetaret thane se keto vrima te zeza mund te kene mbetur te tilla qe nga koha e krijimit te universit. Ato kane qene te fshehura shume mire deri me sot.
Shkencetaret perdoren teleskope speciale, teleskopin hapesino Hubble si dhe superkompjutera per te vezhguar yjet afer vrimave te zeza dhe per te matur shpejtesine e levizjes yjore per te zbuluar keto rajone te medha te padukshme.

Vrimat e zeza jane objekte apo fenomene me te dendura se cdo mase tjeter, madje as drita nuk mund t’u shpetoje. Disa jane krijuar nga shkaterrimi i super yjeve. Akoma nuk dihet se nga e kane origjinen keto dy masa te reja. –tha Nicholas McConnell, nje student i diplomuar ne Berkeley, i cili eshte edhe bashkeautor ne studim. Fakti qe ato jane kaq masive do te thote se jane rritur ne nje mase te konsiderueshme qe nga koha kur jane formuar.

Shumica e galaktikave, ne mos te gjitha, besohet se kane vrima te zeza ne qender te tyre. Sa me e madhe te jete galaktika aq me e madhe eshte edhe vrima e zeze. Studiuesit thane se kerkimet e tyre tregonin ndryshime ne menyren se si rriten vrimat e zeza, ne varesi nga madhesia e galaktikes. Keto vrima te zeza kane qendruar te fshehura per nje kohe shume te gjate. Si u zmadhuan kaq shume? Ky zbulim i rralle do te na ndihmoje te kuptojme me mire nese keto vrima te zeza kane patur “prinder” te gjate apo kane ngrene “spinac” – shton me shaka profesori i Berkely Ma.

Astrofizikanti i Universitetit te Oksfordit Michele Cappellari, i cili shkroi dhe nje koment shoqerues ne gazete, ra dakord qe dy vrimat e zeza te zbuluara “ndoshta perfaqesojne vrimat e zeza gjigande qe humben ne fillim te krijimit te university.
Njera nga vrimat e zeza peshon rreth 9.7 milione here me shume se dielli, ndersa vrima tjeter e zeze ka pothuajse te njejten peshe ose peshon pak me shume.

Por sa shume mund te rritet nje vrime e zeze?
Shkencetari Ma tha se nese ka ndonje vrime te zeze me te madhe se keto te dyja, ne do te jemi ne gjendje qe t’a gjejme ate.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi