- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Reduktohet Vrima e Ozonit
Fri 26 Oct 2012 - 12:02
Reduktohet sipërfaqja e Vrimës së Ozonit. Lajmi i mirë vjen nga shkencëtarë dhe studiues të amerikanë të hapësirës dhe oqeaneve.
Sipas tyre, Vrima e Ozonit ka rrudhur sipërfaqen e saj duke shkuar në një mesatare vjetore për 2012 në 17.1 milion kilometër katrorë. Rekordi i zgjerimit të saj për këtë vit ishte më 22 shtator kur kapi 20 milion kilometër katrorë.
“Këtë vit, kushtet atmosferike, sidomos erërat kanë shkaktuar rritjen e temperaturave në stratosferë. Këto temperatura kanë ndihmuar në përforcimin e shtresës së Ozonit dhe rrudhjen e vrimës mbi Antarktidë”, thotë Pol Neëman nga agjencia e NASA-s.
Shtresa e Ozonit dëmtohet vecanërisht nga emëtimet e gazrave të dëmshëm në hapësirë, vecanërisht nga klori i çliruar nga aktiviteti industrial.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi