Vrima e ozonit po riparohet
Thu 1 Nov 2012 - 2:12
Zgjerimi i shtresës së ozonit që deri dje po shfaqte shqetësim nga shkencëtarët, duket se po riparohet. Nga të dhënat satelitore u zbulua se zgjerimi i vrimës ishte i barabartë me minimumin e tij, për herë të dytë në 20 vjet. Mburoja që na mbron nga rrezet ultravjollcë mund të kthehet në krye të gjendjes së tij të mëparshme dhe të shumëdëshiruar brenda gjysmë shekulli. Shtresa e ozonit mbi qiellin e Antarktidës duket se po ‘shërohet’ plotësisht.
Falë imazheve satelitore që NASA ofron çdo ditë, është e qartë se këtë vit zgjatja mesatare ishte vetëm 17.9 milion kilometra katrorë, ndërsa maksimalja nuk është tejkaluar në 21.200.000, si Kanada , Shtetet e Bashkuara dhe Meksikë. Ajo që duket është se të dhënat historike të 24 shtator 2006 prekën 30 milionë kilometra katrorë. Rezultate të mira bazohen dhe nga Agjencia Amerikane për Oqeanet dhe Atmosferën sipas së cilës, një nga arsyet e kalimit në temperatura të nxehta, të regjistruara në shtresat e ulëta të atmosferës në kontinentin Antarktik, si dhe efektet pozitive të ndalimit të chlorofluorocarbons (CFC) ndodhi me hyrjen në fuqi të Protokollit të Montrealit, në vitin 1989.
Nga viti i ardhshëm do të ndalohet edhe zëvendësuesit e tyre (HCFC) me shpresën se ajo mund të ndihmojë për ta bërë të pakthyeshme mbylljen e vrimës së ozonit. Sipas Paul Newman i NASA-s, “vrima u shkaktua kryesisht nga klori i prodhuar nga bimët industriale dhe nivelet e kësaj substance janë ende të dallueshme në stratosferën antarktike. Këtë vit, luhatjet natyrore atmosferike kanë çuar në ngrohjen e stratosferës dhe uljen e vrimës së ozonit”.
Shkencëtarët parashikojnë se vrima e ozonit u zbulua për herë të parë në fund të viteve shtatëdhjetë, dhe nuk do të mbyllet para vitit 2065. Shtresa e ozonit shërben për të mbrojtur Tokën nga rrezet ultravjollcë të cilat nëse nuk filtrohen, shkaktojnë dëme procesin e bimësisë, duke ngadalësuar procesin e fotosintezës dhe klorofilit ashtu dhe për shëndetin e kafshëve dhe njerëzve.
/Nga Tommaso Perrone, marrë në Lifegate.it/
Përgatiti: L.Veizi/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi