Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Reduktohet dënimi për kryehuliganin serb Empty Reduktohet dënimi për kryehuliganin serb

Thu 4 Oct 2012 - 10:47
Reduktohet dënimi për kryehuliganin serb Bogdanov-huligani

Gjykata e Apelit në Beograd anulloi një vendim prej dy vitesh heqje lirie ndaj kryetarit të huliganëve të Crvena Zvezdas, Ivan Bogdanov, i cili u bë i njohur në udhëheqjen e trazirave që sollën pezullimin e një ndeshje eliminatore të Europianit, midis Italisë dhe Serbisë në vitin 2010.

Si rrjedhojë e dhunës që ai dhe një grup të tjerë huliganësh udhëhoqën në stadiumin e Xhenoas, ajo ndeshje u pezullua dhe iu dha Italisë në tavolinë me rezultatin 3-0, ndërsa mbi Serbinë u vendos një gjobë e rëndë dhe reduktim pikësh.

Bogdanov, i arrestuar nga policia italiane, u ndëshkua me tre vjet e tre muaj nga një Gjykatë në Xhenoa dhe iu hoq e drejta për të hyrë në vend për dhjetë vjet.

I ekstraduar në Serbi, dënimi i tij u shtua edhe me dy vjet heqje lirie, për agresion ndaj forcave të policisë, pas përfundimit të një ndeshjeje kampionati në vitin 2006.

Megjithatë, për shkak të problemeve proceduriale në grumbullimin e provave, Gjykata e Beogradit anulloi vendimin e dy viteve heqje lirie.

Gjithsesi, Bogdanov do të mbetet në burg, duke vuajtur dënimin e dhënë nga drejtësia italiane. Në incidentet e Xhenoas, kryehuligani mbahet mend edhe për djegien publike që i bëri flamurit kombëtar shqiptar në stadium.
Reduktohet dënimi për kryehuliganin serb Bogdanov1
Ne foto: Bogdanov, caste perpara djegies se flamurit shqiptar ne stadiumin e Xhenoas, perpara eliminatores se Euro 2012 midis Italise dhe Serbise
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi