- MiikaaaPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 34
Postime : 3712
Anetaresuar : 22/01/2013
Si t’i mbrojmë fëmijët nga pedofilët
Sat 23 Mar 2013 - 17:14
Vuajtja më e përhapur e shoqërisë sonë nuk është më psikologjike, por kulturore. Dhe s’do mend që viktimat e para të kësaj kulture, monstruoziteti si në rastin e pedofilit vrasës, “monstrës së fëmijëve”, janë pikërisht të rinjtë. Fëmijët gjenden të pafuqishëm ndaj natyrës së vuajtjes, që në ditët e sotme e shohim jo vetëm ekzistenciale, por dhe kulturore. Pedofilia është një fenomen i frikshëm, rastet e shumta të së cilës jo vetëm nuk janë lokalizuar ende, por as janë raportuar dhe as kanë gjetur zgjidhje dhe sot. Kjo vepër makabre është e përmasave të pallogaritshme dhe ndëshkimi duhet të vijë jo vetëm nga organet kompetente të Drejtësisë, por edhe nga shoqëria shqiptare. Na duhet një sensibilizim i gjithanshëm për të dënuar jo vetëm çka ngjarë me pedofilin Adrian Prrenjasi, çka mund të jetë duke ndodhur në këto momente nga njerëz me stereotipa të ngjashëm me të Prrenjasit, por dhe çfarë mund të ngjasë në të ardhmen. Është pa dyshim e pamundur të zhduket si fenomen, por të paktën duhen të minimizohen rastet e tilla.
Pedofilia është një sjellje e lindur ose e fituar. Varet tej mase nga e kaluara e individit dhe çfarë mund të jetë bërë me të gjatë periudhës së shkuar të jetës së tij. Ata kanë një sjellje fare normale, gjenden mes gjithë të tjerëve si njerëz normalë, pa simptoma të dyshimta psikike apo dhe fizike. Janë fshehës profesionistë të së vërtetës dhe tejet të rafinuar. Janë njerëz që vështirë se mund të dallojnë nga të tjerët se diçka nuk shkon me ta. Dhe pikërisht kjo është ajo që na trondit e frikëson të gjithëve, fëmijët tanë janë në rrezik të përditshëm në çdo ambient ku mund të ndodhen. Është një rrezik jo vetëm shqiptar, por botëror. Një fenomen që u ka marrë jetën kushedi se sa fëmijëve anë e mbanë.
Por, a kanë fëmijët një psikikë të aftë për të përpunuar këshillat që u japin prindërit dhe të afërmit? Apo dhe për të përpunuar rrezikun për të cilën flet gjithë shoqëria jonë ditë e natë? Pra, aftësia e tyre varet në mënyrë absolute nga formimi i personalitetit që në vogëli dhe nga përkujdesja emocionale që nis qysh ditën e lindjes. Më vonë fëmijët shpërfaqin gjithçka i është dhënë nga familja, qoftë mikpritja, indiferenca apo dhe refuzimi, të cilat janë vendimtare për formimin e “besimit fillestar”, gjë që është kusht i parë për të ekzistuar në botë pa u shtypur nga ankthi. Kujdesi ndaj fëmijëve dhe njohja e hollësishme e realitet përreth duhet të jetë qëndrim pranë nga ana e prindërve, dhe jo përjashtim thjesht duke frikësuar fëmijët. Prindërit duhet t’u shpjegojnë fëmijëve shumë fenomene njerëzore, sigurisht me një përmbajtje të hollë shpjeguese dhe tejet inteligjente, që ata të njohin dhe të jenë të përgatitur me çka ndodh përreth tyre. Pjesë e asaj që ne duam te fëmijët është veçanërisht pafajësia e tyre. Për fat të keq, është pikërisht kjo cilësi nga e cila përfitojnë pedofilët nëpër rrugë dhe situata të ndryshme apo dhe në internet… një mjet komunikimi dhe informacioni problematik ky i fundit nëpër botë. Fëmijët e përdorin internetin gjithmonë e më shumë, pra është e rëndësishme që t’i edukojmë ata për rreziqet me të cilat pa dashje mund të prezantohen në internet dhe në përgjithësi për përdorim të sigurt të tij. Prindërit duhet të jenë komunikuesit më shpirtërorë të fëmijëve dhe miqtë më të mirë. Gjatë edukimit të fëmijërisë së parë, baballarët dhe nënat nuk duhet të nxitin vetëm edukimin fizik dhe intelektual të fëmijëve, por ata duhet të merren ekskluzivisht dhe me edukimin emocional, që është edukimi i ndjenjave, i emocioneve, i entuziazmit dhe i frikës. Të gjitha këto cilësi fëmija i organizon me veten dhe është më i përgatitur për përditshmërinë e tij dhe për të nesërmen kur do të dalë vetë në jetë. Prindërit duhet t’i demonstrojnë dashurinë e vërtetë fëmijës. Duhet patjetër të ketë një dashuri të natyrshme mes një prindi dhe një fëmije. Ata që ndërlidhin me veten fëmijë “pa dashuri të natyrshme” janë pikërisht ata prindër që më lehtësisht i ekspozojnë fëmijët drejt mizorisë dhe shtypjes, gjë që e bën më të lehtë viktimizimin dhe shfrytëzimin e fëmijëve. Është e rëndësishme që prindërit të mos harrojnë se shumica e viktimave të sulmeve seksuale janë të njohur për abuzuesin dhe janë më të ulëta në numër rastet që një i huaj pedofil të bindë një viktimë (fëmijë) të huaj. “Monstrat e fëmijëve” kërkojnë zakonisht fytyra të njohura për ta, në këtë mënyrë krimi bëhet më i lehtë. Por është në dorë të prindërve dhe gjithë shoqërisë madje për të mbrojtur dhe edukuar fëmijët mbi rreziqet. Një qasje e balancuar është gjithsesi e nevojshme për të lejuar fëmijët të kenë marrëdhënie me njerëz të ndryshëm.
Burimi: http://www.panorama.com.al

Re: Si t’i mbrojmë fëmijët nga pedofilët
Sat 23 Mar 2013 - 17:25
Info interesant pjesa se si i pergatisim femijet rreth natyres se njerzve por qe nganjehere sado informim e perkushtim tregon ndaj femijes e keqja sdo shume te ndodhe sepse shpesh here te vjen andej nga se pret,akoma dhe brenda familjes...
- MiikaaaPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 34
Postime : 3712
Anetaresuar : 22/01/2013
Krimi mbi fëmijët, a mund të parandalohej?
Sat 23 Mar 2013 - 17:33
MENTOR NAZARKO
Zbulimi dhe kapja e një pedofili kriminel, gjithë keqbërjet e veta, të provuara apo të supozuara, ka qenë përgjatë gjithë javës ngjarja kryesore në vend. Kjo ngjarje duket se ka provokuar ndjeshmërinë sociale, ka nxitur diskutime, edhe protesta të një niveli, përveç reagimeve të shumta në mediat sociale, diçka që e bën këtë ngjarje dhe interesante politikisht, për më shumë në prag të një fushate zgjedhore.
Në një mori të tillë lajmesh, reagimesh, faktesh të reja, të vjetra që ngjajnë si të reja, ka mundësi, megjithatë, për thellim në kuptimin e asaj që ka ngjarë dhe në atë nëse mund të parandalohej ajo. Nëse po, si mund të parandalohej?
Policia u ngut që ta paraqiste arrestimin e pedofilit si sukses të madh, megjithëse nuk përdori shprehjen cinike dhe të dhimbshme “të kapjes së tij në flagrancë”. Sipas Policisë, u shmang vrasja e një fëmije, duke konsideruar si të mundshme dhe vrasjen e mëparshme të fëmijës tjetër. Po a është vërtet kështu një sukses aksioni i policisë?
Për disa arsye ngjan se jo, dhe këtu duhet bërë një parantezë. Arsyetimet e mëposhtme janë të ndërtuara mbi logjikën e zakonshme, dhe jo mbi ndonjë kompetencë policore, por kjo nuk i bën këto arsyetime më pak logjike se sa pistat që mund të ngrenë policët me eksperiencë kur në dorë nuk kanë shumë të dhëna dhe një kontroll real mbi territorin.
Sipas fakteve mediatike të pakundërshtuara nga policia, rrëmbimet e dy fëmijëve kanë ngjarë në një zonë shumë të vogël, pra shumë afër duke, pasur si qendër shtëpinë e kriminelit. Si ka mundësi që policia nuk ka bërë kontrollin, verifikimin e banorëve të asaj zone në një rreze të caktuar në rastin e humbjes së fëmijës së parë? A ka policia regjistër penal të ndërtuar territorialisht, apo mbi bazë banesash? Nëse ka, si ka mundësi që nuk është bërë kjo krehje e individëve të këtij regjistri për zonë? Nëse nuk ka, urgjentisht duhet ta krijojë. Por dhe nëse nuk ka, policia duhet ta kishte konsideruar të parën mundësinë e pedofilisë apo grabitjes për qëllime dhunimi seksual. Dhe në një rast të tillë, do duhej të kishte pyetur, përveç banorëve, komshinjtë më të rritur, edhe të miturit. Duhet supozuar se në rast të ndjekjes me seriozitet të pistës së pedofilisë, mund të kishim për shembull rrëfim të të njëjtit fëmijë, që së bashku me të ëmën – ndoshta për çmimin e vënë nga policia – pretendon se e kanë zbuluar të parët Prrenjasin.
Nevoja e një kontrolli apo krehjeje të zonës, duke insistuar në pistën e pedofilisë në rastin e fëmijës së parë, ishte imponuese. Me logjikë të thjeshtë, megjithëse ngjan paradoksale, kriminelë të tillë zakonisht i gjejnë afër viktimat e tyre. Këta lloj kriminelësh janë burracakë sa kohë që zgjedhin viktima të dobëta si fëmijët; në burracakërinë e tyre ata humbin arsyen, dhe në fund bëhen edhe gjakësorë për të mos rënë në duar të policisë. Domethënë, kjo kategori kriminelësh i zgjedh viktimat afër zonës së banimit apo të punës, sepse ngjan e vështirë që një pedofil që banon në një qendër urbane, ta zëmë në Kavajë, të shkojë dhe të kërkojë viktima diku larg në Shkodër. Krime të tilla janë krime impulsi, për pasojë ato ekzekutohen shpejt në rreze të ngushta hapësinore: impulsi seksual ose ekzekutohet menjëherë, ose shuhet. Kështu shpjegohet dhe fakti që krimineli Prrenjasi i ka zgjedhur të dy viktimat e tij shumë afër vendbanimit, duke treguar njëherësh burracakëri, dritëshkurtësi, si dhe shkallë të lartë guximi: ka sulmuar dy fëmijë, fqinjë të vet, dhe që për më shumë ishin dhe fëmijë të dy njerëzve që punonin në Polici. A ka menduar policia në këto terma dhe pse vallë nuk ka arritur ta ngushtonte rrezen e të dyshuarve shumë më parë për zbulimin e tij? Nëse do të kishte një hartë të kriminelëve, atëherë do të mund ta zbulonte shumë më shpejt atë. Në pamundësi të hartës, nëse do të ndiqte pistën e pedofilisë, prapë do duhej të kërkonte në një rreze të ngushtë, diçka që do ta bënte shumë më të shpejtë arrestimin e pedofilit dhe, për pasojë, shmangien e krimit të dytë të tij.
Nga një arsyetim i tillë në fakt kuptohet dhe se sa propagandistik dhe elektoral është propozimi i Kryeministrit për sterilizimin e pedofilëve, që si Prrenjasi mund të bëhen dhe vrasës. Nëse nuk ka një regjistër të tyre me krimet e kryera këtu dhe jashtë (Prrenjasi ishte arrestuar në Greqi), si mund të shkohet te sterilizimi i tyre? Nuk po hymë në debatin global të dobisë – pse ndonjë shtet e aplikon dhe pse shumica jo – si dhe humanizmit të një ndërmarrjeje të tillë “kimike” dhe elektorale njëherësh në kontekstin shqiptar.
Reflektim mbi drejtësinë për Prrenjasin dhe të ngjashmit e tij
Me qasje parandalimin e këtyre dy krimeve mbi fëmijët, krime të bëra publike këtë javën e fundit, na duhet të reflektojmë dhe mbi reagimin e organeve të drejtësisë ndaj një keqbërjeje të mëparshme të Prrenjasit që u dënua me gjobë. Si ka mundësi që as Prokuroria dhe as Policia nuk kanë pasur në momentin e përgatitjes së akuzës kartelën gjyqësore të këtij njeriu? Çfarë bashkëpunimi gjyqësor kemi ne me vendet fqinje dhe a dixhitalizohen të dhënat e të dënuarve apo kartelat e tyre penale? Nëse prokurori do ta kishte kartelën me dënimin e tij në Greqi, me siguri nuk do të guxonte të propozonte dënimin e tij me gjobë. Por dhe nëse nuk do ta kishte, nëse Prokuroria do ishte lodhur duke pyetur rreth këtij njeriu në qytetin e tij të lindjes në Përrenjas, do mësonte se ai ishte përsëritës në veprat e tij të liga. Në një qasje “historike” si kjo, asnjë organ drejtësie s’do guxonte të tregohej kaq e butë në dënimin e propozuar. Dhe gjykatësja s’do të guxonte të bënte një akt të shëmtuar -lirimin me gjobë të Prrenjasit, pavarësisht parave që mund të jenë dhënë për ta liruar. Mund të duket cinike, por këtij fëmijëvrasësi tani i duhet kërkuar llogari edhe sa para ka dhënë për lirimin e tij. Kështu mbase do kishim sukses duke ditur sa vështirë është të provohet korrupsioni në Drejtësi. Kjo pistë me të vërtetë do të na zbulonte shumë rreth asaj se sa çnjerëzorë janë gjykatësit tanë: sa lirë e shesin dinjitetin e tyre, por dhe jetën e një fëmije. Duhet imagjinuar se një shofer plehrash, sado kredi të ketë marrë për t’u përballur me gjyqin, duhet të ketë dhënë një shumë modeste për lirimin e tij. Epo atëherë, në mënyrë krejt racionale, mund të themi: për nja 500 euro apo 1000 euro iu shmang burgut një monstër si Prrenjasi dhe për pasojë humbi jeta e Julianit të gjorë? Një reflektim për këtë pjesë të historisë – sjellja e butë e gjykatave ndaj krimeve të egra si ky duhet bërë masivisht, sepse shtypi po na bombardon me raste dënimesh të lehta për krime kaq të rënda, siç ishte një rast në Korçë etj.
Dy kauza të pabashkueshme
Në mbyllje të këtij reflektimi jo kompentent, edhe diçka tjetër për reagimin e shoqërisë. Nuk diskutohet se ka shumë për të bërë në mënyrën se si familjet tona sillen me fëmijët, rregullat që u mësohen atyre për raportin me të panjohurit etj. Por të shqetëson mungesa në vend e organizatave të forta për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, në dobësinë e përgjithshme të shoqërisë civile. Kjo mungesë u vu re në cilësinë e reagimit për këtë rast, masivitetin e tij, pjesëmarrjen në protestat që u organizuan nëpërmjet Facebook-ut, megjithëse dhe ato duhen lavdëruar. Dhe diçka tjetër në këtë linjë. Vërtet kaq pak na dhimbsen fëmijët tanë, sa një individ të drejtojë njëherësh dhe Ambasadën Pink, dhe shoqatën më të rëndësishme për mbrojtjen e fëmijëve? Pa hyrë fare në debatin për të drejtat e homoseksualëve, por duke pasur parasysh se angazhimi civil për këto të drejta kërkon dhe shfaqje publike, me të vërtetë të kap dëshpërimi pse këto dy organizata drejtohen nga i njëjti person, pa asnjë paragjykim për të. Vërtet nuk ka ky vend ndjeshmëri kaq të madhe për fëmijët e vet, sa të bashkojë në një person dy kauza të pabashkueshme dhe që krijojnë një konfuzion të trishtë në rastin më të mirë ?

Dënimi i pedofilëve dhe riintegrimi i viktimave
Sun 24 Mar 2013 - 12:09
SKERDI ZAHAJ*
Shoqëria është në një mend je; devijimi seksual më tragjik është pedofilia. Individët që vuajnë nga ky çrregullim janë të tërhequr seksualisht, kryesisht nga fëmijët dhe adoleshentët nën moshën 13 vjeç. Këta individë abuzojnë kryesisht me fëmijët që njohin, fëmijët që banojnë pranë tyre ose janë miq apo të afërm të familjes. Rrallëherë individët që vuajnë nga pedofilia përdorin dhunë dhe akte agresive me viktimat e abuzimit. Megjithatë, në rastet kur pedofilët përdorin dhunë, historia vihet në fokus të lajmeve sensacionale mediatike. Pikërisht kjo ka ndodhur me mediatizimin e rastit të Ardian Prrenjasit. Ky rast ka bërë të flasin gjykatës, prokurorë, analistë, gazetarë, psikologë dhe shumë profesionistë të angazhuar në mbrojtjen e fëmijëve. Falë mediatizimit ekstrem të këtij rasti, shoqëria shqiptare po reagon për mbrojtjen e fëmijëve nga ngacmimi dhe abuzimi seksual. Reagimi social dhe profesional i ngjan një reagimi emocional, të pakoordinuar, të shtyrë nga rasti aktual dhe i përdorur nga media. Abuzimi seksual nuk mund të ndalet dhe as të minimizohet nëse shoqëria reagon me fushata sensibilizuese dhe më pas hesht, nëse mbrojtja e fëmijëve vihet në qendër kur e kërkon media dhe nëse nuk ka një plan të qartë për koordinimin e aktiviteteve për mbrojtjen e fëmijëve. Abuzimi seksual nuk mund të ndalet nëse ne reagojmë pasi ndodh ngjarja dhe nuk kemi asnjë masë parandaluese dhe plan veprimi të përcaktuar më parë. Gjatë kësaj periudhe, pyetjet më e shpeshta të bëra nga gazetarët janë: Si ta dallojmë një pedofil? Cilat janë sjelljet e tij? Si t’i mbrojmë fëmijët prej tij? Abuzuesi i fëmijës nuk është një i huaj. Ai mund të jetë babai, xhaxhai, vëllai, mësuesi, nëpunësi, trajneri, bamirësi, madje edhe kleriku. Zakonisht, abuzuesi është një individ që fëmija e njeh dhe i beson. Pikërisht duke përdorur autoritetin dhe besnikërinë e fëmijës, pedofili i kërkon atij favore seksuale. Fëmija, i gjendur në këtë situatë, kapet në kurthin e besnikërisë ndaj abuzuesit dhe të frikës dhe tmerrit se ajo që po ndodh është e tmerrshme. Abuzimi, dhunimi i integritetit të fëmijës dhe tradhtia e besimit e bëjnë këtë krim edhe më të rëndë. Sipas rezultateve të studimeve të kryera në Shqipëri dhe atyre ndërkombëtare, rreth 13.5% e fëmijëve kanë qenë viktima të ngacmimit seksual. Rastet e mediatizuara janë vetëm maja e ajsbergut të këtyre plagëve, pasi pedofilia dhe incesti janë akte për të cilat nuk flitet dhe është shumë vështirë të zbulohen nga strukturat përkatëse. Identifikimi i individëve që vuajnë nga çrregullimi i pedofilisë është një nga hapat më të rëndësishëm, por përsëri të pamjaftueshëm për të mbrojtur fëmijët. Fokusimi i të gjitha energjive drejt abuzuesve dhe lënia pas dore e nevojave të viktimave nuk është një rrugë e drejtë. Familjarët e viktimës përjetojnë një krizë shumë të madhe kur përballen me faktin që dikush ka abuzuar me fëmijën e tyre. Ata përjetojnë turp, ndjenja faji, frikë dhe inat shumë të madh ndaj abuzuesit. Të gjendur në këtë situatë, familjarët i fokusojnë energjitë e tyre ndaj zbulimit të autorëve dhe hakmarrjes ndaj tyre. Policia dhe prokuroria rendin drejt zbulimit të autorit të krimit. Shoqëria fokusohet në dënimin dhe varjen e pedofilëve. Po me fëmijët që janë viktima të abuzimit, çfarë ndodh? Çfarë hapash janë marrë për riintegrimin e 13.5% të fëmijëve që janë viktima të abuzimit? A mund të ndihmohen ata nga prindërit e tronditur? Çfarë bën shoqëria për sigurimin dhe integrimin e tyre? Pothuajse të gjithë fëmijët që kanë qenë viktima të abuzimit kanë nevojë për mbështetje emocionale dhe trajtim psikologjik. Fëmija ose adoleshenti duhet të mësojë se marrëdhëniet seksuale të shëndetshme nuk lidhen me autoritetin, fuqinë dhe frikën. Një detyrë shumë e rëndësishme e familjarëve dhe psikologëve është që t’i ndryshojnë atribuimin e përgjegjësisë dhe reduktimin e ndjenjave të fajit. Fëmija ose adoleshenti duhet të ndryshojë këndvështrimin mbi abuzimin nga Unë isha fajtori/i keqi, tek Ai ishte fajtori/i keqi. Familjarët, mësuesit dhe psikologët duhet t’i edukojnë fëmijët që të njohin sjelljet e papërshtatshme të të rriturve, t’u rezistojnë nxitjeve të tyre, të largohen shpejt nga situatat e pasigurta dhe të raportojnë te të rriturit çdo incident të papërshtatshëm që mund t’u ketë ndodhur. Fëmijët duhet të mësohen të thonë “Jo” në një mënyrë të prerë kur të rriturit i prekin në një mënyrë të papërshtatshme. Këto rekomandime të thjeshta mund të mësohen duke përdorur libra për fëmijë, filma ose përshkrimin e situatave të rrezikshme, në mënyrë që fëmijët të mësojnë rreth abuzimit seksual dhe mbi mënyrën se si të mbrojnë veten prej tij. Në rastet kur prindërit dyshojnë për abuzim seksual, ata duhet ta diskutojnë hapur këtë çështje me fëmijën; për fat të keq, shumë prindër hezitojnë. Gjithashtu, mjekët, psikologët, punonjësit socialë duhet të jenë shumë të ndjeshëm ndaj shenjave të abuzimit seksual dhe të raportojnë në strukturat e Policisë apo strukturat e mbrojtjes së fëmijëve. Abuzimi seksual është një plagë e cila mund të ndalet vetën nëse të gjitha strukturat sociale koordinojnë veprimtarinë e tyre, shoqëria e ka mision mbrojtjen e fëmijëve, komuniteti ndërmerr plane konkrete dhe edukimi i fëmijëve për mbrojtjen nga abuzimi kryhet në mënyrë të vazhdueshme.
*Lektor në Departamentin e Psikologjisë, Universiteti i Tiranës

Cfare denimi per Pedofilet
Wed 27 Mar 2013 - 11:47
Të dhënat zyrtare të Policisë thonë se në 5 vitet e fundit janë abuzuar 59 të mitur. Nga ana tjetër mësohet se po në këtë hark kohor janë shpallur fajtorë me vendim gjykate për krime seksuale me të mitur nën moshën katërmbëdhjetë vjeç 222 autorë. Për të mos llogaritur sa e sa raste të pa denoncuara nga “turpi”...
Policia ka ndërprerë kërkimet për trupin e turpëruar e të pajetë të Julian Çelës në mynxyrën e plehrave të Sharrës në Tiranë. Moti i keq nuk na qenkësh në favor e pistat e tjera mbeten hipotetike. Në krahun tjetër, prokuroria ka mbajtur në burg pedofilin killer Adrian Prrenjasi, vetëm nën akuzën e “kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitur”.
S’ka prova. Ja që nuk mjafton që vetë monstra me gojën e tij rrëfeu ftohtësisht se si e mbyti dhe e degdisi në plehra të miturin 11 vjeçar, duke iu kallur krypën për ditë me radhë çdokujt që e dëgjoi lajmin. Mediat anekënd u kujdesën që ngjarja t’i kalonte para syve me gjithë histerizmin e detajeve të scoop-it familjarëve të viktimës...të viktimave. Sepse vendi është i mbushur me mostra të tilla, gati të padukshëm, të shkrirë me turmën e mëshirës. I gjen pranë oborreve të shkollave, në dyert e autobusëve, në rrugicat e lagjeve, - edhe të atyre më të qetave, - në mes të bulevardit... Është i mbushur ai palo pyll nga kodrat e liqenit artificial me maniakë të tillë, që ditën zbërdhulin epshet duke soditur vogëlushë e mbrëmjeve kthehen në shtëpi, tek familjet e mosditura. I gjen tek dera ngjitur, atje ku s’i pret.
Të dhënat zyrtare të Policisë thonë se në 5 vitet e fundit janë abuzuar 59 të mitur. E zbutur, duhet të thënë, po të kihet parasysh se po në këtë hark kohor janë shpallur fajtorë me vendim gjykate për krime seksuale me të mitur nën moshën katërmbëdhjetë vjeç 222 (dyqind e njëzet e dy) autorë. Po t’i shtojmë kësaj faktin që sa e sa raste ia hedhin me gjoba e tërheqje veshi, siç Adrian Prrenjasi në 2008 e më parë, përfundimi duhet të jetë i frikshëm. Le më pastaj po të llogaritësh sa e sa raste të padenoncuara. Nga familjarë dritëshkurtër që zgjedhin të heshtin nga frika e opinionit që do t’i damkosë derën dhe e kanë më për mbarë të gëlltisin incestin e të provojnë të harrojnë; nga fëmijë që s’bzajnë nga frika se mos i kritikojnë, se qysh herët i kanë mësuar se për këto gjëra s’flitet, janë tabu, janë turpera... dhe heshtin, por asnjëherë nuk harrojnë. Deri sa rriten, për tu transformuar vetë në hakmarrës pedofilë, në rastin më të keq, ose në depresivë të tërhequr nga shoqëria,në rastin më të mirë.
Ndodh në ditë si këto, ku përveç pragzgjedhjeve nuk flitet për gjë tjetër veçse për mostrat si Adrian Prrenjasi, të sillen në kujtesë rastet e krimeve të pedofilisë të bëra publike në këto vitet e fundit. Më të bujshmet kanë qenë sigurisht ato që janë shoqëruar më pas me vrasjen e të miturve.
Monstra i Dibrës
Maj 2008 - Rreth 5 vjet më parë 10-vjeçari Bekim Çenga u gjet i torturuar, përdhunuar e vrarë në përroin e fshatit Tomin, të Dibrës. Trupi i të miturit u gjet në datën 13 maj të vitit 2008, pas pesë ditësh i zhdukur nga familja, ndërkohë që autori i ngjarjes u identifikua si Shpëtim Ziza, i sëmurë mendor, fqinj me të miturin. Nga ekspertiza mjekoligjore u konstatua se 10-vjeçari i masakruar kishte dëmtime në fytyrë me shenja mbytjeje në qafë dhe ishte dhunuar seksualisht. Shpëtim Ziza, 19 vjeç, banor i lagjes “Kamen” të qytetit të Peshkopisë fillimisht pranoi kryerjen e krimit dhe pohoi se e kishte mbytur fëmijën me lidhëse këpucësh. Gjykata e Dibrës e shpalli Zizën fajtor dhe e dënoi me burgim të përjetshëm. Shpëtim Ziza ka tentuar disa herë vetëvrasjen në burgun e sigurisë së lartë të Krujës, ku vuan dënimin.
Pedofili David Brown dhe “Fëmijët e tij”
56-vjeçari britanik me origjinë skoceze, nën petkun e bamirësit në krye të një fondacioni në ndihmë të fëmijëve në nevojë, të quajtur “Fëmijët e tij”, abuzonte seksualisht me shtatë të miturit e qendrës, së bashku me dy bashkëpunëtorët e tij Dino Christodoulou dhe Robin James Arnold. Pas pranimit të fajësisë David Brown u dënua me 20 vjet burg, me një vendim të formës së prerë më 19 nëntor 2008. Ish-kreu i fondacionit "Fëmijët e Tij", u prangos në maj të vitit 2006 në Tiranë pas denoncimit nga një shtetase holandeze se në jetimoren që ai drejtonte, pedofilë të ndryshëm kryenin marrëdhënie seksuale me të mitur. Pak ditë më vonë u prangos në akuzën e "moskallëzimit të krimit", edhe ish-kuzhinieri i fondacionit, i riu nga Erseka Janaq Papaleka.
Kaminski – dhjetë vjet pas abuzimeve pedofili gjykohet në mungesë
Shtatë vjet pasi vendi u trondit nga skandali seksual në qendrën “Fëmijët e Tij” në kryeqytet, ku rezultoi se tre shtetas të huaj kishin abuzuar me të mitur të pastrehë, një tjetër skandal pedofilie do të trondiste opinionin publik. Karl Stefan Kaminski, një ish turist me kohë të gjatë që njihej me emrin David Goldeinstein, duke u hequr si shtetas gjerman, i cili kishte mbërritur me organizatat bamirëse, akuzohej vite më vonë për pedofili. Sipas informacioneve ai ka qëndruar me qira në një vilë 3-katëshe në fshatin Rrashbull, dhe gjatë kësaj kohe ka kryer marrëdhënie seksuale me tre djem të mitur, kushërinj njëri me tjetrin.
Mësohet se Kaminski, në atë kohë 62 vjeç, i ka mashtruar tre djemtë e mitur, duke iu dhënë lekë për të mësuar kompjuterin dhe gjuhën angleze. Në dosjen hetimore thuhet se pedofili amerikan u bënte fotografi djemve, dhe më pas i shiste nëpërmjet internetit “Në kohën që ai jetonte me qira ka abuzuar me tre djem të mitur. Njëkohësisht i pandehuri i zhvishte fëmijët dhe u bënte fotografi nudo duke u premtuar se do t’i fshinte ato”, thuhet në dosjen e prokurorisë. Zbulimi i pedofilit që abuzoi me tre djem të mitur në Shqipëri është njoftuar në fund të vitit 2011 nga autoritetet amerikane. Nga ana e saj drejtësia shqiptare ka kërkuar ekstradimin e tij, por më kot, pedofili ka humbur gjurmët.
Babai tutor dhe klientët 80-vjeçarë të dy të miturave
Prill 2011 – Pëllumb Mullaj, 52 vjeç nga qyteti i Korçës, arrestohet nën akuzën e shfrytëzimit për qëllime prostitucioni për tre vjet rresht (2004-2005-2006) dy vajzat e tij të mitura të moshës 8 dhe 10 vjeç, me inicialet I. P. dhe M. P. Trupi i vogëlushëve shitej për pesë lekë nga i ati i cili iu gjente dhe klientët. Pas babait tutor për të cilin prokuroria kërkoi 15 vite burg si dënim, u arrestuan edhe pedofilët. Katër klientët e të miturave ishin Andrea Nameti, 62 vjeç, nga fshati Mborje-Korçë, i dënuar më parë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, Skënder Korollari, 35 vjeç banues në Mborje-Korçë, Nevrus Kollani 80 vjeç dhe Ndoni Koçi 85 vjeç. Ata u dënuan nga gjykata me 8 vjet, 10 muaj dhe 10 ditë burg secili, por meqë dy të fundit na qenkëshin shumë pleq për të bërë burg, u lanë në arrest shtëpie.
Shaban Norja – pedofili xhelat
Aq pleq sa Shaban Norja, 80 vjeçari që pasi kishte abuzuar seksualisht për vite me radhë, qysh kur Aishe Vata ishte vetëm 13 vjeçe, e la atë shtatzënë dhe më pas i preu kokën, duke rrëfyer vajza ia kishte kërkuar vetë këtë. Sot mbi të rëndon akuza e vrasjes. Nëse do të ishte zbuluar vite më parë babëzia e pedofilit, atëherë Aishja do të ishte gjallë.
Dënimi - Atje ku çalon drejtësia shqiptare
Një nismë për ashpërsimin e dënimit nga Ministria e Drejtësisë me direktivën e kryeministrit tregon de jure se Shqipëria po bëhet më e ashpër me të keqen, por në fakt, realiteti i Drejtësisë në vend ka treguar krejt të kundërtën, duke dhënë dënime qesharake dhe minimalisht të vogla për të keqen...
Ka një histeri gati kolektive për të linçuar njeriun e akuzuar për pedofili. Në fakt, ajo që ka konfesuar para publikut ka qenë vërtetë e tmerrshme. Dhe, aspak më e lehtë, ka qenë përcjellja e lajmit në mediat shqiptare e kolegëve tanë, shpesh me mungesën totale të kodit të etikës. Më shumë akoma, e gjitha, na ka kujtuar atë sistem drejtësie, i cili merret me dënimin e të keqes në Shqipëri dhe rregullimin e marrëdhënieve të saj. Një nismë ligjore së fundmi e paraqitur nga Ministri i Drejtësisë dhe e urdhëruar nga kryeministri me shashkat e zakonshme duket se do ‘të lehtësojë” barrën e fajit të qeverisë së sotme para publikut për ashpërsimin e dënimeve ekstreme. Kjo është ajo që po përflitet më shumë dhe në skenë ka dalë për të kushedisatënherë: Dënimi me vdekje. Por, a është vallë, ky ilaçi i duhur në këtë shoqëri?
Edhe pse pas çdo ndodhie të rëndë në vend, juristët nxjerrin justifikime se sistemi i drejtësisë është ai i duhuri, por ai nuk zbatohet mirë, kjo nuk e lehtëson fare të keqen ose më saktë nuk e ka qetësuar publikun. Të mendosh, dënimi maksimal për rastin e pedofilisë është vetëm 15 vjet dhe të mos harrojmë se zgëqet e ligjit janë të tilla sa personazhi në fjalë ka kaluar fare pa problem ose jo shumë i lagur deri më tani në raste të ngjashme. Fajtorët? Ai! Drejtësia? Kush?
Për hir të së vërtetës, njerëzit e ligjit tek ne, janë bërë prej kohësh simboli i vetë këtij shteti që po bie frikshëm për ditë e më shumë. Dhe, jemi dëshmitarë që një nga një po lirohen gati si të pafajshëm njerëzit e Gërdecit që bënë masakrën e 26 të vdekurve; nuk shkojnë para gjyqit kriminelë të vërtetë që kanë abuzuar me fondet publike; nuk pësojnë asgjë rastet e korrupsionit, ku më flagranti ishte ai i deri ish-zëvendëskryeministrit të vendit, që doli i regjistruar me zërin e tij etj. Për të mos thënë për djalin e kryeministrit, që as nuk u përmend në çështjen e Gërdecit, e për të mos shkuar më tutje tek “21 Janari” e me radhë e me radhë.
“Nuk mund të garantohemi se pushteti gjyqësor do të ashpërsojë masën e dënimeve, kur rezulton që gjyqtarët, në përcaktimin e dënimeve, deri më sot, nuk kanë qenë të ndikuar shumë nga kufiri maksimal i dënimit, që parashikon Kodi dhe shpesh, për arsye të ndryshme, kanë dhënë dënime shumë më të ultë sesa ato që ka kërkuar prokurori, pa arsyetuar qartazi në këtë drejtim. Nga vëzhgime sporadike, por jo studime të mirëfillta, duket se gjykatat kanë prirje të japin vendime që qëndrojnë më pranë minimumit të parashikuar në dispozitën ligjore, se sa me maksimumin e tij”, thotë me shumë kujdes për “JAVA”, Kryetarja e Helsinkit, Vjollca Meçe .
Dhe, ndaj sot, çështja nuk merr më drejtimin e duhur me këtë urrejtje ndaj këtyre krijesave me çrregullime të dukshme mendore dhe emocionale, por me krejt rishikimin e mënyrës së funksionimit të drejtësisë. Ligjet që e dënojnë të keqen duhen bërë vërtetë më të mira, por duhet gjetur mundësia për përmirësimin profesional dhe dinjitar të gjykatësve. Por, ndërsa të parën është e lehtë, kjo e dyta është gati një mision sizifian në Shqipëri. Si pjesë e shoqërisë shqiptare, ata për fitesën materiale kanë eliminuar fare atë që quhet dinjitet profesional. Të kujtojmë deklaratat dhe justifikimet e tyre të paturpshme të pasurisë, por më shumë akoma, imazhin që i kanë dhënë Shqipërisë dhe besimit të drejtësisë në vend me vendimet shpesh qesharake.
“Një sistem gjyqësor shumë i polarizuar si ky i yni ndikohet mjaft lehtë edhe nga këto qëndrime, çka e bën të padrejtë edhe vetë gjykimin që mund t’i bëhet çështjes”, shprehet avokati i Grupit Shqiptar të Drejtave të Njeriut Genci Tërpo. Ndaj, kjo çështja e pedofilit ngjan aq “e largët”, kur mendon pisllëkun e madh që na rrethon dhe dorën e butë të drejtësisë shqiptare.
***
“Gjykatat kanë prirje të japin më shumë minimumin e dënimit”
Flet për “Java”, Vjollca Meçe, kryetarja e Komitetit shqiptar të Helsinkit. SI e shikon nismën e re për ashpërsimin e ligjit për dënimet, mungesën e studimeve, që i kanë paraprirë nismën ligjore. “Duke ia servirur Kuvendit dhe opinionit nismën ligjore të ndërmarrë, Ministri i Drejtësisë dhe Kryeministri, nuk na kanë folur për studime, që mund të jenë shfrytëzuar dhe ne nuk kemi ardhur në dijeni për to as nga burime të tjera”, shprehet ajo
A mendoni se duhet të ndryshohet legjislacioni në Shqipëri për të ashpërsuar dënimet penale, deri në masa ekstreme?
“Politika penale e shtetit, pra ndjekja penale dhe dënimi për veprime ose mosveprimeve që konsiderohen të rrezikshme për shoqërinë, individët dhe shtetin, në parim, është gjithmonë në zhvillim, sepse ajo lidhet ngushtësisht dhe ndjek zhvillimet politike, shoqërore, ekonomike, kulturore të vendit. Nga kjo pikëpamje mund të themi se zhvillimi ( ne rastin konkret amendimi, abrogimi dhe miratimi i ligjeve të reja) është karakteristikë edhe për legjislacionin të çdo vendi, pavarësisht se kategori të veçanta normash kanë qëndrueshmëri më të madhe, si për shembull Kushtetuta dhe Kodet.
Aktualisht,legjislacioni i vendit tonë është duke pësuar ndryshime të mëdha, që në shumicën e rasteve, janë të kushtëzuara nga vendimi politik për integrimin në Bashkimin Evropian, nismë kjo që gëzon dhe një mbështetje të gjerë të shtetasve. Planveprimi i hartuar nga vendi ynë për zbatimin e rekomandimeve, që kemi marrë nga strukturat e BE, në kuadër të procesit të integrimit evropian, pa dyshim parashikon edhe përmirësime të legjislacionit penal, qofte të atij material dhe procedural. Të tilla kanë qenë ato që lidhen me dhunën në familje, me dekriminalizimin e fyerjes dhe shpifjes, trafikimin e qenieve njerëzore ose te armëve dhe drogave e shumë të tjera.
Gjithsesi, përpara se t’i kthej përgjigje pyetjes tuaj, kam nevojë të sqaroj dhe theksoj diçka thelbësore në këtë drejtim. Kushtetuta dhe Kodet, janë ligje me një natyrë të veçantë, sepse brenda tyre trajtohen dhe sanksionohen parime të rëndësishme, që lidhen me garantimin e sistemit demokratik, me të drejtat dhe liritë e shtetasve dhe respektimin e shtetit të së drejtës, si dhe shumë institute të së drejtës, që janë të lidhura organikisht midis tyre. Duke iu referuar Kodit Penal mund të themi se, në tërësinë e tij, ai është një ligj i vetëm, ndërkohë që duket se secili nen apo dispozitë e tij është një “miniligj”, që do të mund të qëndronte edhe i pavarur nga nenet e tjera. Kjo sepse secila dispozitë e pjesës së posaçme trajton një vepër penale individualisht të përcaktuar.
Megjithatë bashkimi i këtyre dispozitave në një Kod nuk është bërë rastësisht. Midis shumë arsyeve të tjera, mendoj se këto norma juridike janë bashkuar për të dhënë të plotë qëndrimin politik e shoqëror të një shoqërie, në një periudhë kohore dhe një stad zhvillimi të caktuar, me qëllim përcaktimin e veprimeve dhe mosveprimeve, që do të konsiderohen të rrezikshme dhe do të cilësohen si vepra penale, duke i dalluar ato cilësisht nga normat morale, sepse ligji (kupto Kodi Penal) e kushtëzon respektimin e tyre me forcën shtrënguese të dënimit penal.
Nga ana tjetër, mënyra e vendosjes së këtyre dispozitave në Kod, ndarja e tyre në kategorinë e krimit ose kundravajtjeve penale dhe mbi të tëra, masat e dënimit të parashikuara për secilën vepër, janë rezultat i një studimi të thellë juridik, socio-psikologjik, ekonomik dhe të shumë shkencave të tjera, të cilat jo vetëm kanë përcaktuar dëmin që mund t’u vijnë interesave të shtetasve, shoqërisë dhe shtetit nga veprime të tilla, por dhe shkallën e këtij dëmi dhe rrezikshmërinë e tij. Përcaktimi masave të dënimit që mund të jepet për çdo vepër penale, është rezultat i vlerësimit të secilës vepër penale dhe i raportit të saj me veprat e tjera, që parashikon Kodi Penal.
Në mënyrë figurative mund të themi se Kodi Penal është si një mur i përbërë nga shumë tulla, me dimensione të ndryshme, por që secila prej tyre ka rëndësi për vetë ekzistencën e murit. Nëse rritim, në mënyrë të pastudiuar, peshën specifike të njërës tullë do të rrezikojmë ekuilibrin e gjithë murit. Këto janë disa nga arsyet përse Kodet dhe Kushtetuta kërkojnë një shumicë të cilësuar votash në Kuvend, për t’u miratuar dhe ndryshuar, ose e thënë ndryshe një konsensus më të gjerë politik.
Duke bërë të qartë sa më sipër për lexuesin, mendoj se tani mund të shprehem më kuptueshëm lidhur me pyetjen që më drejtoni.
Po, aktualisht jemi duke jetuar në një periudhë ku kriminaliteti ka shënuar rritje, ku disa vepra penale rezultojnë më të përhapura se të tjerat. Ndonëse në retorikën politike shumica qeverisëse e mohon nganjëherë këtë fakt, nisma e marrë nga Ministria e Drejtësisë, nën direktivën e Kryeministrit të vendit, për ashpërsimin e dënimeve penale për shumë nga vepra e parashikuara në Kodin Penal, tregon se jo vetëm ata janë të ndërgjegjshëm për situatën, por këtë fakt e kanë përdorur dhe si justifikim për nismën e ndërmarrë.
Unë kam pasur mundësi të njihem me këtë projektligj dhe pa dashur ta kundërshtoj atë tërësisht, shpreh shqetësimin se ajo nismë, që ka të bëjë kryesisht me ashpërsimin e politikës ndëshkuese për veprimtarinë kriminale, nuk duket të jetë rezultat i studimeve pararendëse, që do të evidentonin shkaqet dhe rrethanat që kanë nxitur e mundësuar shtimin e kriminalitetit. Siç kam përmendur më sipër, për këtë qëllim lipset të kryhen studime shumëplanëshe, që e trajtojnë fenomenin nga shumë këndvështrime. Nga ana tjetër, dihet se ndëshkimi penal është vetëm një nga masat për luftimin dhe parandalimin e kriminalitetit.
Për këtë qëllim do të nevojiteshin edhe masa organizative dhe administrative, lidhur me strukturat e shtetit, të cilat veprojnë në këtë fushë dhe më gjerë, masa edukuese, si dhe masa të tjera, të cilat do të sugjeroheshin nga autorët e studimeve të sipërcituara. Duke ia servirur Kuvendit dhe opinionit nismën ligjore të ndërmarrë, Ministri i Drejtësisë dhe Kryeministri, nuk na kanë folur për studime, që mund të jenë shfrytëzuar dhe ne nuk kemi ardhur në dijeni për to as nga burime të tjera. Ata nuk na kanë folur as për masa të tjera, me karakter të ndryshëm, që planifikojnë të ndërmarrin, paralelisht me nismën ligjore dhe që do të shërbenin për luftimin dhe parandalimin e kriminalitetit, që na shqetëson.
Së dyti, autorët e nismës janë justifikuar se me ndryshimet që propozojnë do të detyrojnë sistemin gjyqësor, prokurorët dhe gjykatat, të ashpërsojnë dënimet që japin për veprat penale që do të ndjekin e gjykojnë. Kjo nuk më tingëllon bindëse, sepse sipas projektligjit, rritja e masave të dënimit, në shumicën e rasteve, është parashikuar të bëhet vetëm për maksimumin e dënimit me burg, të sanksionuar aktualisht për disa vepra penale të veçanta, krahas rritjes edhe të maksimumit të dënimit me burg të parashikuar në pjesën e përgjithshme të Kodit Penal, i cili shënon kufirin maksimal të dënimit me burg, për të gjitha veprat penale të parashikuara në Kod ( ky maksimum propozohet të shtohet nga 25 vjet burg në 30 vjet).
Nuk mund të garantohemi se pushteti gjyqësor do të ashpërsojë masën e dënimeve, kur rezulton që gjyqtarët, në përcaktimin e dënimeve, deri më sot, nuk kanë qenë të ndikuar shumë nga kufiri maksimal i dënimit, që parashikon Kodi dhe shpesh, për arsye të ndryshme, kanë dhënë dënime shumë më të ultë sesa ato që ka kërkuar prokurori, pa arsyetuar qartasi në këtë drejtim. Nga vëzhgime sporadike, por jo studime të mirëfillta, duket se gjykatat kanë prirje të japin vendime që qëndrojnë më pranë minimumit të parashikuar në dispozitën ligjore, se sa me maksimumin e tij.
Së treti, është shqetësues fakti se duke propozuar rritjen e masës së dënimit për disa vepra penale, projektligji nuk mban parasysh disproporcionin që krijohet në masat e dënimit të parashikuara për vepra të tjera penale, që shkaktojnë pasoja dhe dëmtim të interesave me rëndësi të njëjtë ose të përafërt.
Së fundi, por jo më pak i rëndësishëm, është fakti se me këtë projektligj tentohet të kufizohet pushteti gjyqësor për të përmbushur detyrën e tij, duke bërë një vlerësim individual në përcaktimin e masës së dënimit për çdo të akuzuar. Projektligji kërkon të imponojë një mbivlerësim të rrethanave rënduese, në raport me rrethanat e tjera të pranishme gjatë kryerjes së një vepre penale. Projektligji, në nenin 2 të tij, parashikon se mjafton të evidentohet prania e dy rrethanave rënduese në një vepër penale që po shqyrtohet gjyqësisht dhe dënimit maksimal, të parashikuar në Kod për atë vepër, i shtohen automatikisht 10 vjet burg.
Meqenëse ky ndryshim i përket pjesës së përgjithshme të Kodit Penal, konkretisht nenit 32 paragrafi i parë, atëherë rregulla vlen për të gjitha krimet, që dënohen me burg. Jam e mendimit se kjo vjen ndesh me parimet e shkencës së të drejtës penale, të gjithëpranuar edhe në Europë, të cilat përcaktojnë se në caktimin e masës së dënimit gjyqtari/ja mbajnë parasysh dhe vlerësojnë, me objektivitet dhe paanësi, të gjitha rrethanat e kryerjes së veprës penale, pasojat që ajo ka sjellë dhe rëndësinë e dëmit që ka shkaktuar, rrethanat objektive dhe subjektive të kryerjes së veprës, praninë e rrethanave rënduese dhe lehtësuese, sipas parashikimit në Kod, pa patur asnjë nga këta elementë një rëndësi të paragjykuar. Ky propozim më kujton tentativën e bërë nga politika, vite më parë, për të sanksionuar një dënim me burg, me masë të përcaktuar nga vetë norma dhe pa alternativë vlerësimi nga ana e gjykatës, e cila u konstatua si antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese dhe njëkohësisht u quajt e gabuar edhe nga strukturat ndërkombëtare ku vendi ynë aderon”.
Rritja e teknologjisë për zbulimin e krimit ka bërë që marzhi i gabimit për përcaktimin e fajësisë të jetë i vogël. A mendoni se organet e Drejtësisë shqiptare duhet të jenë më të ashpra në caktimin e dënimeve?
“Nuk mendoj se ka një lidhje të domosdoshme midis shtimit të teknologjisë, që shërben për zbulimin dhe provimin e kryerjes së një vepre penale dhe masës së dënimit që gjykata duhet të aplikojë për fajtorin. Teknologjia e re është një faktor i rëndësishëm për zbulimin e veprave penale dhe për marrjen e grumbullimin e provave, me qëllim gjykimin dhe ndëshkimin e personave që e kanë kryer atë vepër. Megjithatë duhet të mbajmë parasysh se edhe përdorimi i teknologjisë, në këtë fushë, është i kushtëzuar me disa rregulla procedurale, të cilat shërbejnë për të garantuar respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut. Ndërsa përsa i takon përcaktimit të llojit dhe masës së dënimit gjykata duhet të udhëhiqet nga kriteret, të cilat unë i kam trajtuar në sipër, ndonëse jo në mënyrë të hollësishme”.
Juve si organizatë jofitimprurëse, çfarë keni propozuar lidhur me projektligjin që tenton të ashpërsojë masat e dënimit në Kodin Penal? A mendoni se interpretimet që i bëhen Kodit Penal lenë shpesh shtigje për të dhënë dënime të lehta për keqbërësit?
“Mesa jemi në dijeni projektligji është ende në duart e pushtetit ekzekutiv. Ne kemi marrë një kopje të tij nëpërmjet Avokatit të Popullit, por nuk kemi mundur të shprehim mendimet tona rreth tij. Ne kemi përpunuar disa sugjerime e vërejtje, që janë përgjithësisht të lidhura me çështje që unë trajtova më sipër dhe mbase do të na jepet mundësia t’i prezantojmë ato përpara Komisioneve të Kuvendit, nëse do ta marrin në shqyrtim këtë projektligj. Them nëse do ta marrin në shqyrtim, sepse meqë ndodhemi në një situatë parazgjedhore, pra jo tepër të qetë, më duket e vështirë arritja e konsensusit të gjerë politik për të kaluar një projektligj të tillë, që kërkon shumicë të cilësuar votash”.
A mendoni se mungesa e studimeve te mirëfillta për kategori shoqërore dhe mungesa e database te policisë është shkaktare e mungesës së eficencës së policisë dhe rendit?
“Po ju keni të drejtë që pyesni. Siç jam shprehur edhe me lart, studime të tilla janë shumë të rëndësishëm, ndërsa database japin një informacion që i ndihmon së tepërmi studiuesit. Në radhë të parë me studime të tilla duhet të merren vetë organet e drejtësisë, përfshi dhe ato sektorë të pushtetit ekzekutiv që lidhen me drejtësinë. Studime duhet të ndërmerren edhe nga sektori akademik, i cili mendoj se duhet t’i përfshijë fusha të tilla studimi, më shumë se deri tani, në temat që u ofrohen të kryejnë doktorantët apo nivelet e tjera shkencore.
Përsa u takon kapaciteteve profesionale ato duhen përmirësuar dhe vlerësuar individualisht, në vazhdimësi, jo vetëm për organet e policisë, të të gjithë sektorëve
(kemi shumë të tilla), por edhe për prokurorët dhe gjyqtarët”.
***
“E rrezikshme frymë e turmës për linçimin”
Flet avokati Genci Tërpo, ekspert i së Drejtës Kushtetuese dhe Administrative në Grupin shqiptar për të Drejtat e Njeriut
A mendoni se mund të amendohet Ligji për dënimin ekstrem në Shqipëri dhe të ashpërsohet dhe më tej?
“Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë në kushtet konkrete që disponon ka një përcaktim mjaft të ashpër në kuadrin e dënimeve ekstreme. Konkretisht pjesa e veprave penale kundër personit në nenet 76-84 të Kodit Penal japin një përshkrim shumë të saktë të kriterit minimum edhe maksimum në marzhin e dënimit dhe në disa raste përcaktohet dhe dënimi me burgim të përjetshëm duke konfirmuar faktin se për shkak të rëndësisë së veprës penale, rrezikshmërisë shoqërore dhe rrezikshmërisë së personit jepet edhe qëndrimi ekstrem i shoqërisë. Personalisht mendoj se bazuar në kriteret e mësipërme veprat penale që dënohen me burgim të përjetshëm, si p.sh. vrasja me paramendim (neni 78), si dhe vrasja në rrethana të cilësuara (neni 79) kanë një kuptim gjithpërfshirës për një sërë aktesh që e mbledhin edhe pjesën e dënimit maksimal në gjykimet rast pas rasti.
Së fundmi është një iniciativë për tu përgëzuar e Ministrisë së Drejtësisë për të ashpërsuar disa dënime në disa vepra të tjera penale, çka mendoj se do jetë mëse e mjaftueshme për të përcaktuar dënime të drejta dhe të efektshme për autorët e mundshëm të veprave penale për krime kundër jetës, kundër subjekteve të mitur, grave apo personave të paaftë për tu mbrojtur si edhe në mënyrë të veçantë kundër punonjësve me funksion publik duke përfshirë këtu edhe punonjësit e policisë”.
Rritja e teknologjisë së evidentimit të krimit ka bërë që marzhi i gabimit për dënimet të jetë i vogël: a mendoni se strukturat e Drejtësisë shqiptare duhet të jenë më të ashpra në dënimin ekstrem?
“Unë mendoj se strukturat e Drejtësisë Shqiptare duhet ti nënshtrohen një procesi reformimi të detyrueshëm, por në kushtet aktuale kjo gjë është paksa e vështirë çka e ka treguar edhe vetë koha e gjatë që ka kaluar pa u marrë masa lehtësisht të konstatueshme. Reforma mendoj se duhet të aplikohet më tepër në aspektin e resurseve njerëzore se sa në legjislacion pasi ky i fundit është mjaft i kompletuar. Çështja e rekrutimit të gjykatësve të rinj në sistemin e drejtësisë duhet parë në një rrafsh më të gjerë, por nga ana tjetër është shumë i rëndësishëm edhe momenti i kontrollit të gjykatësve për shkelje të ndryshme çka janë bërë rutinë për sistemin tonë të drejtësisë. Lidhur me çështjet e dënimeve ekstreme besoj që deri më sot gjykatat kanë dhënë me qindra vendime penale me masa dënimi ekstreme. Nga ana tjetër është për tu përgëzuar edhe qëndrimi që kanë mbajtur organet e drejtësisë dhe paralelisht edhe Prokuroria shqiptare për rihapjen e dosjeve me autorë të pazbuluar prej vitesh”.
Juve si institucion, çfarë keni propozuar në kohët e fundit për këtë ligj? A mendoni se interpretimi i tij lë shpesh shtigje për të dhënë dënime të lehta për keqbërësit?
“Natyrisht që jemi kundra vendosjes së dënimit ekstrem dhe mendojmë se është e rrezikshme fryma e krijuar së fundmi në opinionin publik për linçimin e njerëzve me forma inkuizitore që trumbetohet me forcë edhe nga mediat shqiptare.
Mendojmë se tashmë çështja e rivendosjes së dënimit me vdekje është kthyer në një legjendë urbane që nuk lë më vend për diskutim dhe vetë legjislacioni shqiptar dhe evropian e ka mbyllur këtë kapitull me kohë.
Madje vetë Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut dhe Kushtetuta e RSH e mbron me ligj të drejtën e jetës çka nuk lë vend për ekuivoke. Ligji është i lexueshëm njësoj nga të gjithë por interpretohet ndryshe nga gjithsecili. Ky interpretim është evident sidomos në vendimet e gjykatave madje edhe brenda vetë gjykatave të rretheve gjyqësore.
Mjafton që të hidhet një sy në disa vendime gjykatash brenda një rrethi gjyqësor apo brenda njërës gjykatë, Apeli p.sh. për veprën penale të parashikuar nga neni 278 paragrafi i dytë saj dhe konkretisht “ armëmbajtja pa leje” ku për autorë të ndryshëm që kapen me arsenal armësh aplikohet një masë sigurie “arrest në shtëpi” dhe për të tjerë që kapen me armë pa municion apo të paefektshme në distancë të madhe aplikohet masa e sigurisë në “arrest me burg” çka konfirmon një standart të dyfishtë por edhe një precedent të rrezikshëm.
Ashpërsimi edhe më shumë i dënimeve duhet paralelisht të krijojë edhe një standart kontrolli mbi mënyrën e dhënies së këtyre dënimeve pasi në të kundërt kjo do të krijonte një situatë shumë të rrezikshme për shoqërinë shqiptare”.
A çalojnë institucionet tona edhe për sa i përket trajtimit të të dënuarve të rastit ekstrem, si në ndodhitë e fundit?
“Institucionet tona sigurisht që kanë bërë një punë të mirë në drejtim të trajtimit të të dënuarve për çfarëdo vepre penale. Ajo që nuk është e drejtë ka lidhje më tepër me aksesin e të ndaluarve apo të të dënuarve për të pasur një përqasje më të drejtë me vetë sistemin e drejtësisë. Në konceptin e sistemit tonë, të drejtat e të ndaluarve janë shumë të kufizuara në raport me palën e akuzës duke mos i krijuar standarde të njëjta në kuadrin e parimit të barazisë së palëve. Kontakti i avokatit me klientin që në fazat e para hetimore është shumë i vështirë por kjo gjë përbën edhe vete thelbin e procesit. Përzgjedhja e avokatëve kryesisht në procese gjyqësore të vështira, që kanë shkaktuar tragjedi sociale paçka faktit që këta autorë duhet të dënohen në maksimum të marzhit të dënimit nuk do të thotë që ata të mos kenë të garantuar një mbrojtje të drejtë dhe një proces sa më të rregullt dhe ligjor para Gjykatave.
Është e papranueshme për këdo avokat qoftë edhe kryesisht që të kërkojë që klienti i tij të dënohet me burg që pa filluar procesi gjyqësor. Një sistem gjyqësor shumë i polarizuar si ky i yni ndikohet mjaft lehtë edhe nga këto qëndrime çka e bën të padrejtë edhe vetë gjykimin që mund ti bëhet çështjes. Rasti i dy ditëve më parë, kur është akuzuar shtetasi Ardian Prrenjasi për vrasjen e të miturit J.C. dhe abuzimin me të miturin tjetër A.C. është mjaft i rëndë dhe dënueshëm nga kushdo dhe kërkon të shqyrtohet me shumë kujdes nga të gjithë aktorët e sistemit të drejtësisë dhe sigurisht autori në qoftë se e ka konsumuar këtë vepër duhet të marrë dënimin e merituar.
Ajo që më shqetëson shumë është situata që krijohet për të akuzuar të tjerë veprash penale të ndryshme të cilët dënohen apo penalizohen paçka se mund të mos jenë autorë të vërtetë të veprave penale vetëm e vetëm për faj të avokatëve kryesisht të cilët firmosin në fletë të bardha deklarime të paqena të klientëve të tyre duke legalizuar krime me autorë të krijuar dhe jo me autorë të vërtetë që gjenden të lirë rrugëve të vendit”.
***
Pedofilët - Krimi, ndëshkimi dhe trajtimi i munguar
Një pedofil mbas hekurave është vetëm një rast i izoluar. Mbas kryerjes së dënimit ai del jashtë bashkë me tundimin për perversitete. Çfarë mund të bëhet sot për trajtimin e rasteve të tilla. Nëse është një patologji, psikike apo biologjike qoftë, çfarë zgjidhje mund t’i jepet. Specialistët sugjerojnë vetëdeklarimin. Por, a jemi gati ta pranojmë këtë pa cenuar lirinë e askujt? Në një intervistë për “JAVA”, Altin Hazizaj, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA)
Nga Gladiola Bendaj
Ndërsa qysh prej një jave mediat po merren dendur me rastin e Adrian Prrenjasit dhe profilin e tij prej maniaku pedofil vrasës, pakkush e zuri më në gojë të miturin A. C. i cili u përdhunua për orë të tëra prej tij, deri në momentin që policia ndërhyri. Deri më tani debati s’ka mundur të mos precipitojë në retorika që vënë përballë njëra tjetrës, ashpër, organet e drejtësisë e policisë nga njëra anë dhe përfaqësues zyrave dhe organizmave në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve nga ana tjetër.
Ajo që kërkohet ngultazi prej këtyre të fundit është një regjistër kombëtar i hapur i skedave të të gjithë të dënuarve dhe të akuzuarve për krime seksuale e pedofili. Por a do të na mbronte më shumë një regjistër i tillë? A do të mund të tregoheshim aq mendjehapur sa të mbroheshim pa cenuar lirinë e tjetrit, nëse do të evidentonim pranë nesh një rast të tillë? Ndoshta jo..., nuk jemi gati. Ashtu siç nuk jemi gati të flasim për temën që ende konsiderohet tabu, duke qenë se në asnjë disiplinë mjekësore apo ligjore qoftë kjo, edhe vetë fjala “pedofili” nuk është e definuar e as përmendet gjëkundi.
Ne vazhdojmë të themi “vepra të turpshme”, e nuk kujtojmë se kjo “vepër e turpshme”, është një patologji për të cilën mbartësi është koshient dhe po me aq koshiencë e përshkallëzon atë deri në vrasje. A jemi gati të implementojmë modelet e huaja të parandalimit të fenomenit dhe mbrojtjes ndaj tij. Ndoshta... Sipas specialistëve, zgjidhja më e mirë në kësi rastesh do të ishte vetëdeklarimi. Të paktën kështu ndodh matanë kufijve tanë në një pjesë të mirë të rasteve. Pedofili kërkon ndihmën e mjekëve dhe psikologëve sapo pikas tundimet perverse që ka. Sepse nuk duhet të harrojmë për asnjë çast që ai është i ndërgjegjshëm. Jashtë vendit pedofilët kanë shoqatat dhe grupimet e tyre që i fusin në skema të mirëfillta trajtimi. E më tej, në rastet e pashpresa, nuk mungojnë rastet kur, të ndërgjegjshëm, ata vetë kërkojnë kastrimin si zgjidhjen e fundit. E mbi të gjitha, përballë rasteve të tilla, vështirë që dikush të heshtë. Ndërsa nga ana tjetër, fëmijët e mësojnë qysh herët abc-në e sjelljeve seksuale.
“Fëmijës i duhet mësuar që kur ndodhin ngjarje të tilla, nuk është faji i fëmijës. Shumica e tyre nuk e raportojnë abuzimin, sepse mendojnë se është faji i tyre dhe do të dënohen për këtë”, thotë - Altin Hazizaj, drejtori i Qendrës në Mbrojtje të të Drejtave të Fëmijëve.
Çfarë mund të bëhej, në kushtet e shoqërisë sonë, për parandalimin dhe mbrojtjen nga këto fenomene?
Ne e kemi kërkuar qysh herët, që në vitin 2004. Një gjë që mund të bëhet është regjistri kombëtar i krimeve seksuale. Kjo do të thotë që kushdo që kushdo që është dënuar me një vendim të formës së prerë për krime seksuale ndaj fëmijëve apo edhe të rriturve, regjistrohet në këtë regjistër. Sepse këta janë persona që përgjithësisht kanë tendencën të kryejnë krime përsëri. Së dyti nevojitet një rishikim i legjislacionit penal në Shqipëri, sidomos kur vjen çështja te fjalët “rrëmbim i personit”, “heqja e lirisë”, të cilat, siç duket janë pjesë e veprimeve edhe të pedofilëve që përdoren për të marrë masa më të lehta penale.
Përsa i përket legjislacionit, ne kemi nevojë që të bëjmë atë që mund të quhet raportimi i detyrueshëm. Sot për sot, tek ne, raportim të detyrueshëm për ngjarje që ndodhin ndaj fëmijëve ka vetëm një profesion, që është ai i mjekut. Dhe as mjekët nuk e bëjnë, edhe pse e kanë ligjërisht të detyruar, unë mendoj se këtë duhet ta bëjnë të gjitha profesionet që janë në kontakt me fëmijët, punonjës social, psikolog, mësues, etj. Një ndryshim ligjor i domosdoshëm është fakti që të gjithë personat e shpallur pedofil me vendim gjykate, nuk duhet t’iu afrohen me ligj asnjëherë mjediseve ku ka fëmijë në jo më pak se 300 metra.
Po sa i takon edukimit të fëmijës, kundrejt sjelljeve dhe marrëdhënieve që duhet të krijojnë me të rriturit?
Ka një gjë, ne nuk mund t’i bëjmë fëmijët qenie asociale. Sepse pastaj kjo të kthehet në bumerang. Ajo që duhet bërë është që të pajiset fëmija me njohuri të mjaftueshme sa i takon seksualitetit, sa i përket pedofilisë. Por më e rëndësishmja është të edukohen prindërit siç duhet. Janë ata zanafilla, duhet t’i mësojnë që nuk është asnjëherë keq të shprehen, të tregojnë se si kaluan ditën, çfarë iu ndodhi e veçantë. Duhen thyer tabutë, fëmijët duhen bërë miq e nuk duhen kritikuar, ndryshe nuk do të flasin kurrë dhe prindi nuk ka për ta marrë asnjëherë vesh se ndoshta mbi të është abuzuar. Dhe më e rëndësishmja, fëmijës i duhet mësuar që kur ndodhin ngjarje të tilla, nuk është faji i fëmijës. Shumica e tyre nuk e raportojnë abuzimin, sepse mendojnë se është faji i tyre dhe do të dënohen për këtë.
Ju përmendët vetëdeklarimin e pedofilëve. A nuk është kjo një utopi në shoqërinë tonë?
Po, është e drejtë, kjo mund të konsiderohet si utopi, sepse ne e dimë fort mirë që ne si shoqëri nuk jemi akoma gati për një diskutim të tillë. Në nuk jemi akoma gati të flasim hapur për seksualitetin e jo më për devijancat e tij dhe qëndrimeve korrekte që duhet mbajtur në këto raste. Megjithatë, duhet tentuar. Ka eksperienca në vende të ndryshme, qoftë në Europë, apo edhe më tej, ku kërkohet vetëdeklarimi i personave. Kjo do të thotë që, përpos regjistrit kombëtar ku ti regjistron të gjitha krimet seksuale shtohen edhe personat e vetëdeklaruar. Kështu, të gjithë punëdhënësit, shkollat, organizatat e fëmijëve kanë mundësi të marrin informacion në qoftë se ndonjë prej stafit të tyre është i regjistruar në këtë regjistër, ose njerëz që marrin në punë janë në këtë regjistër.
Nuk duhet të harrojmë që shumica e pedofilëve kanë tendencën të punësohen në vende ku ka fëmijë. Por, të mos harrojmë që askush nuk bëhet pedofil me zor. Secili prej tyre ka lënë pas një histori abuzimi, dhunimi...ashtu siç nuk përjashtohen rastet e problemeve biologjike të lindura. Duke e futur në burg, ti zgjidh vetëm aspektin e sigurisë, e mban atë të izoluar. Por, pasi ky njeri del nga burgu, ai është i prirur të godasë përsëri, sepse nuk është trajtuar për rehabilitim.
Cilat mund të ishin modelet e rehabilitimit që mund të përdoreshin?
Ekspertët e këtyre çështjeve tregojnë se ka eksperienca që personat pedofilë vetëidentifikohen. Kjo i ndihmon ata që të marrin shërbime dhe së dyti, edhe kur kanë ndjejnë se kanë tendencën që mund të jenë shumë afër kryerjes së një krimi ata, duke qenë se shoqëria iu ka krijuar mundësitë e ndihmës, dinë se ku të drejtohen për të marrë ndihmën e nevojshme. Dhe ndihma e nevojshme është dy lloje: ka persona që bëjnë kastrimin përmes operacioneve mjekësore. Në një pjesë të madhe ka rezultuar e suksesshme dhe në shumë vende kjo bëhet vullnetarisht. Një gjë tjetër që mund të bëhet është mjekimi me kura ilaçesh të posaçme të cilat ulin dëshirën e pedofilit, tundimin ndaj sjelljeve të tilla seksuale. Por nevojitet gjithmonë vetëdeklarimi, vetëpranimi, dhe një shoqëri më mendjehapur kundrejt luftës ndaj këtij fenomeni.//shqiperia.com

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi