Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shën Valentini, një festë komerciale? Empty Shën Valentini, një festë komerciale?

Tue 14 Feb 2012 - 20:16
Këtë vit të dashuruarit do të festojnë Shën Valentinin duke ngrohur zemrat e tyre nën temperaturat më të ulëta që njohim prej shumë kohësh.Dita e Shën Valentinit, 14 shkurti, konsiderohet në shumë vende si festa e dashurisë. Si zakonisht çifteve u jepet rasti të dëshmojnë thellësinë e ndjenjave të tyre, si dhe gatishmërinë e tyre për të krijuar një atmosfere të veçantë.Deshët apo nuk deshët, sot është ditë e shenjtë. Zemrat fluturojnë rreth e qark, dhe patët apo nuk patet një të dashur, çdo gjë ju kujton simbolikën e dashurisë.Ndërkohë që disa duket të kenë investuar tmerrësisht për të ndriçuar këtë datë, të tjerët mbrojnë mos lëvizjen e tyre duke pohuar se është festë komerciale, hiç më tepër.Sidoqoftë, edhe pse kthimi i paepur i 14 shkurtit, na mbulon me kurorat e saj (pseudo)romantike, prapëseprapë kjo ditë u kujton çifteve që të mos bien në pengjet e përditshmërisë. Le të mbajmë së paku këtë vijë si elegji për dashurinë. Urime festën të gjithëve.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi