- BeSaaFondatore Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11852
Hobi : leximi dhe muzika
Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
Anetaresuar : 12/11/2011
E pabesueshme: Sa herë që Ramsey shënon, vdes 1 person(VIP).
Tue 14 Feb 2012 - 22:13
Duket e pamundur por është e vërtetë. Mediat angleze kanë zbuluar një fakt tejet interesant për futbollistin e Arsenalit Aaron Ramsey.
Sa herë që Ramsey shënon një person VIP në botë e pëson. Whitney Houston, Steve Jobs, Muammar Gadhafi e Osama Bin Laden – të gjithë këta kanë vdekur pasi Aaron Ramsey ka shënuar gol.
Rasti i fundit ishte goli i realizuar dje nga ana e mesfushorit anglez, në fitoren e Arsenalit ndaj Sunderlandit, 2-1.
Pas disa orësh u mor vesh se kishte ndërruar jetë këngëtarja e njohur amerikane, Whitney Houston.
Por ky ishte vetëm njëri nga ato rastet e “dhimbshme” që vijnë pas golave të Ramseyt. Me 1 maj të vitit 2011 Ramsey shënoi gol ndaj Manchester Unitedit, të nesërmen u vra Osama Bin Ladeni. Me 19 tetor Ramsey shënon në fitoren ndaj Marsejit, të nesërmen u vra Gadhafi. Me 2 tetor Ramsey shënon gol kundër Tottenhamit, të nesërmen vdiq Steve Jobs.
E tëra që dëshirojmë ne, është që Ramsey të shënojë sa më pak gola, pasi që çdo gol i tij po kushton me një person “VIP” më pak, mbase tani e tutje këtë e ka parasysh edhe Arsene Wenger që do ti “shkurtojë” minutazhën.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi