Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vjen një faqe interneti për të shitur dhuratat e ish-partnerëve Empty Vjen një faqe interneti për të shitur dhuratat e ish-partnerëve

Wed 15 Feb 2012 - 20:30
Vjen një faqe interneti për të shitur dhuratat e ish-partnerëve Dhurate-noaLondër, 15 Shkurt 2012, NOA - Kur një lidhje përfundon, gjithmonë ekziston problemi se çfarë do të bëjmë me dhuratat e ish-partnerëve, që shumë shpesh konsistojnë në kujtime të paharrueshme.

Veçanërisht diçka e tillë ndodh kur këto objekte kanë një vlerë disi të lartë dhe nuk mundemi që thjesht ti hedhim.

Prej pak javësh, pikërisht në lidhje me këtë çështje, ka ardhur një zgjidhje e këndshme.

Është hapur një sit në ueb ku të gjithë mund të fitojnë “lirinë” nga dhuratat e ish-partnerëve.

Ideja ka qenë e një nju jorkezi Annabel Acton, që pasi u nda nga i fejuari pak ditë para Krishtlindjeve e gjeti veten në një situatë të tillë.

“Duhet të vazhdojmë para me jetën tonë dhe jo të shohim gjëra që i përkasin të kaluarës”, - pohon ajo.

Në këtë mënyrë krijoi neverlikeditanyway.com.

Siti menjëherë ka pasur një sukses të vërtetë dhe ndër objektet e shitura më së shumti ndodhet bizhuteri (varëse dhe unaza), por mund të gjenden dhe veshje të shumta që nga bluzat e deri tek pantallonat që mund të blihen nga të gjithë dhe për më tepër ato janë cilësore sepse kanë qenë dhurata në kohët e arta të dashurive tashmë të thyera.

r.b/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi