Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Gjermanëve u këshillohet të kalojnë pushimet në... Greqi! Empty Gjermanëve u këshillohet të kalojnë pushimet në... Greqi!

Wed 15 Feb 2012 - 22:36
BERLIN- Një eurodeputet anëtar i partisë liberale gjermane FDP, i koalicionit të kancelares Angela Merkel, u rekomandoi sot bashkëqytetarëve t'i kalonin pushimet në Greqi për të mbështetur ekonominë greke. "Kushdo që e ka planifikuar t'i kalojë pushimet në Greqi, tani mund të japë një sinjal. Çdo turist duhet ta ndihmojë në këtë vend",- deklaroi Alexander von Lambsdorff, kreu i grupit parlamentar FDP në Parlamentin Evropian. Ndërsa disa grekë po shfaqin zemërim kundër Gjermanisë në krizën e eurozonës, gjermanët nuk duken në humor për të nxituar drejt Athinës apo ishujve grekë. "Niveli aktual i rezervimeve për Greqinë është më i ulët sesa vitin e kaluar në këtë kohë",-theksoi agjencia e udhëtimeve.
(el.me/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi