Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zemërimi i gjermanëve nga mungesa e respektit Empty Zemërimi i gjermanëve nga mungesa e respektit

Sun 7 Apr 2013 - 1:18
  • Gjermanët mendojnë se në vend që të falënderohen, po urrehen për paketat shumëmiliardëshe të kredive të buta të dhëna për vendet në vështirësi ekonomike të Jugut. Dhe nuk janë shumë të lumtur për këtë

Zemërimi i gjermanëve nga mungesa e respektit Protestat-e-gjermaneve-kunder-Greqise-4-150x150
Në Gjermani, qytetarët janë të zemëruar. Ata perceptojnë se vendi i tyre është një donator bujar i parave të fituara me shumë punë dhe lodhje për njerëzit që qenë dorëshpuar dhe që tashmë falimentuan.

Taksapaguesit gjermanë dhurojnë për të ndihmuar ata që janë më pak punëtorë. Dhe çfarë marrin në kthim? Asgjë veç mosmirënjohjes dhe poshtërimit. Kjo është çfarë mendojnë një pjesë e gjermanëve.

Por jashtë këtij vendi, perceptimi është krejtësisht i ndryshëm. Në vend të falënderimit për paratë e dhuruara, gjermanët ndiejnë mosmirënjohjen dhe ftohtësinë për kushtet me të cilat ofrohen ndihmat. Me raste, gjermanët fyhen dhe poshtërohen. E përditshmja spanjolle “El Pais” publikoi dhe më pas kërkoi ndjesë për të, një artikull ku thuhej se kancelarja Angela Merkel, “njësoj si Hitleri, i ka deklaruar luftë pjesës tjetër të kontinentit”.

Protestat kundër masave të kursimit në Jug të Alpeve në mënyrë konstante paraqesin pankarta me svastika dhe portrete të politikanëve gjermanë të pajisur me mustaqet e Hitlerit.

Në Britani, gazeta “Daily Mail” i përshkroi ngjarjet në Qipro si “një nga aktet politike më neveritëse dhe imorale të kohës sonë”. Ajo e krahasoi Gjermaninë me një kriminel ordiner për shkak të mënyrës se si depozitat u sulmuan që në fillim: “Njerëzit që grabisin zonjat e moshuara në rrugë apo bllokojnë makinat e transferimit të parave, kanë vetëm një emër, hajdutë”, tha gazeta.

“Daily Telegraph” foli për një perandori të re gjermane apo një “imperium”. Sipas kësaj gazete, mënyra se si Gjermania u soll në rastin e Qipros ishte “toni autentik i një fuqie perandorake. Sot kjo fuqi është Gjermania. Ne kemi dëgjuar me bollëk gënjeshtra, po i thonë gjermanët qipriotëve, tani mbylleni gojën dhe bëni çfarë po ju kërkojmë të bëni”.

Por si po e marrin gjermanët këtë situatë? Në disa raste janë të tronditur. Ata kundërshtojnë ashpër përdorimin e simboleve naziste. Në fund të fundit, paraqitja e zvastikës apo ngritja e krahut në publik, janë veprime ilegale në Gjermani.

Kur BBC foli me njerëzit në portën e Brandenburgut, ku mblidhen turistët nga e gjithë Gjermania, shumë thanë se ndihen shumë të mërzitur kur shohin akte të tilla krahasimi të së sotmes me të shkuarën naziste në Nikozi, Madrid apo Athinë.

Një vajzë e re nga Bavaria tha: “Kur sheh grekët me përshëndetje hitleriane, nuk është gjë e mirë. Në Gjermani nuk lejohet dhe nuk duhet të lejohet as në vende të tjera. Ne jemi të tronditur. Ata po marrin shumë para nga Gjermania, pse nuk na pëlqejnë ne?”.

Një mesoburrë shtoi: “Nuk është mirë që njerëzit të thonë se Adolf Hitleri dhe Angela Merkel janë njësoj. Ne jetojmë më 2013 dhe jo më 1945”. Një i moshuar tha se nuk e kuptonte se pse Gjermania akuzohet për shkak se po përpiqet të ndihmojë. “Kjo na prek, sepse ne mendojmë se po japim para dhe po përpiqemi të ndihmojmë. Është një reagim që ne nuk e kuptojmë”.

Ndjesia e fyerjes është universale. Jan Schaefer, redaktori i ekonomisë në gazetën “Bild”, i tha BBC se pamje të tilla janë tepër të pakuptimta. “Nuk mund të kthehesh 70 vjet prapa për të zgjidhur një problem të sotëm. Për mua dhe familjen time, ky është thjesht një budallallëk. Unë i shikoj pikturat dhe thjesht qesh”.

Por ai shton se reagime të tilla në vendet e Jugut kanë edhe pasoja negative. Gjermanët mund të kundërshtojnë më ashpër masa të tjera ndihmash, si pasojë e mosmirënjohjes për ndihmat e mëhershme.

“Sa më shumë protestues të krahasojnë Merkelin me Adolf Hitlerin, aq më shumë njerëz do të zemërohen për faktin se ne mund të na duhet të rrisim taksat në Gjermani për shkak të shpëtimit nga falimenti të vendeve të tjera. Pra pse janë kaq të çmendur sa të krahasojnë kancelarin tonë me Adolf Hitlerin?”.

Për momentin, kjo ndjesi padrejtësie në Gjermani nuk është e formuar si forcë politike. Është më shumë një shprehje zemërimi që del kur flet me njerëzit e zakonshëm.

Një pjesë e shkakut të shtimit të kushteve për paketat e shpëtimit është fakti që Gjermania do të ketë zgjedhje në shtator të këtij viti dhe politikanët nuk kanë dëshirë të duket se po japin me lehtësi paratë e taksapaguesve të vet.

Kështu, kur ministri i Financave i Gjermanisë Wolfgang Schaeuble, foli në televizion para publikut të brendshëm, ai mund të jetë dukur shumë mirë para gjermanëve dhe jo shumë mirë para europianëve të tjerë. “Është njësoj si në shkollë, kur merr nota më të mira, shokët më të dobët bëhen disi xhelozë”, tha ai.

Në mënyrë të ngjashme, kur kancelarja Merkel u tha deputetëve të saj se modeli i biznesit të Qipros është i falimentuar, gjermanët mund ta kenë marrë mirë këtë mesazh, por Luksemburgu reagoi ashpër duke e akuzuar Gjermaninë se “po kërkon hegjemoni”.

Disa në Gjermani janë të vetëdijshëm për rreziqet që mbart mospëlqimi i të tjerëve ndërkohë që fuqia ekonomike e vendit rriten. Një nga gazetat e vendit tha se “nëse vendi vijon të tregohet kaq pa shpirt, do të duhet të paguajë një çmim të pallogaritshëm politik.”

Por politika e ashpër në rang Europian paguan mirë në politikën e brendshme. Sondazhet tregojnë se gjermanët nuk e pëlqejnë shumë euron. Ka një nostalgji për kohën e markës, megjithëse shumica nuk mendojnë se kthimi te monedha kombëtare është një ide e mirë. Edhe udhëheqësit e një partie të re euroskeptike e pranojnë këtë. Profesori Bernd Lucke, një ekonomist në Hamburg që krijoi Partinë Alternative për Gjermaninë, beson se jo më shumë se 25 për qind e gjermanëve mund të votojnë për dalje nga euro në këtë moment.

“Partia ime lufton për shpërbërjen e Eurozonës”, i tha ai BBC. Si ekonomist, ai mendon se disa vende si Italia, Spanja, Greqia dhe Portugalia, por edhe Franca, nuk janë vende të përshtatshme për një monedhë të përbashkët.

“Ne po shohim transferta parash gjithnjë e më të mëdha drejt vendeve të Jugut dhe shohim gjithashtu se problemet në këto vende jo vetëm që nuk zgjidhen, por përkundrazi, përkeqësohen”, thotë ai.

Askush nuk pret që partia euroskeptike do të marrë shumë deputetë në Parlament, e ndoshta as nuk do ta kalojë pragun për t’u kualifikuar për ndarjen e deputetëve. Por ajo që mund të bëjë kjo parti, është të marrë vota nga konservatorët e Merkelit, gjë që do ta bëjë më të lehtë situatën për opozitën e majtë dhe të gjelbër.

Merkel mbetet mbi të gjithë politikanët e tjerë në vend sa i përket popullaritetit. Por ajo ka gjithashtu për detyrë të merret me një pjesë kërcënuese të votuesve, atë pjesë që është lodhur duke parë mungesë mirënjohjeje nga jashtë Gjermanisë për miliardat e ndihmave. Dhe mbi të gjitha është edhe një pyetje shumë e rëndësishme: a mundet që një gjigant ekonomik të mbetet një peshë e lehtë politike? Ndoshta është koha që Gjermania të mësohet me idenë se nuk pëlqehet shumë në pjesë të tjera të Eurozonës.gazeta-shqip.
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Zemërimi i gjermanëve nga mungesa e respektit Empty Re: Zemërimi i gjermanëve nga mungesa e respektit

Sun 7 Apr 2013 - 1:29
keto jane populli me vital qe ka globi mendoj
Cteduhetty
Cteduhetty
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 67
<b>Hobi</b> Hobi : Tae-kwon-do / Nuk refuzohen LeKeT
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne zemren e EpiKad-es
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/12/2012
http://www.cteduhetty.com

Zemërimi i gjermanëve nga mungesa e respektit Empty Re: Zemërimi i gjermanëve nga mungesa e respektit

Sun 7 Apr 2013 - 3:50
kto jan populli me robot qe ka globi dhe populli me kot tironco, ti njofesh do ndryshosh mendim direkt.

Gjermanet kan kete lloj ndihme
Do ti jap 5 leke dhe do me kthesh 10 ose nese nuk i paguan do te marr pronesine, dreqi ta haje nuk eshte ndihme te japesh borch e ta zhysesh tjetrin sa me poshte po nejse , ate qe nuk e beri Hitleri me lufte do ta bej kjo me ekonomi !!
Sponsored content

Zemërimi i gjermanëve nga mungesa e respektit Empty Re: Zemërimi i gjermanëve nga mungesa e respektit

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi