Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Për ditën e të dashuruarve, trëndafila dhe çokollata Empty Për ditën e të dashuruarve, trëndafila dhe çokollata

Wed 15 Feb 2012 - 22:41
TIRANE- Mijëra trëndafila të kuq janë blerë sot në dyqanet e Tiranës nga klientë të moshave të ndryshme, të cilët kanë vendosur t'ua dhurojnë njerëzve të tyre më të dashur në ditën e Shën Valentinit.Shumica prej tyre kanë nisur që në orët e para të mëngjesit të blejnë trëndafilat që do të bëjnë dhuratë, ndërsa ambalazhimet speciale, sipas shitësve, kanë pasur dy deri në dhjetë trëndafila të kuq brenda. Por, edhe pse trëndafilat e kuq dhe çokollatat janë blerë me shumicë, gjatë kësaj dite nuk kanë munguar dhurata të tjera të preferuara si CD me këngë dashurie, libra me të njëjtën temë, bizhuteri me gurë të kuq dhe aksesorë, veshje intime, si dhe një sërë dhuratash të tjera nga më të ndryshmet. Trëndafili i Valentinit, simbol i pajtimit dhe dashurisë së sinqertë
Nëse i pyet të rinjtë në rrugë se përse kanë vendosur të blejnë trëndafila për të dashurit e tyre, në ditën e 14 Shkurtit, shumë prej tyre nuk gjejnë një përgjigje të saktë. Por, për Shën Valentinin, i cili në këtë ditë dërgoi tek Xhon Pastori nga Margery Breës një letër me fjalët "është e drejta ime për të qenë një Valentin i dashuruar sinqerisht", ekziston dhe legjenda e bashkimit të dy gjysmave të zemrës me një trëndafil të vetëm, nga dy të rinj të zemëruar. Legjenda tregon se Valentini dëgjoi pas gardhit të kopshtit të tij dy të rinj që grindeshin, ndërsa këputi një trëndafil dhe iu afrua dy të rinjve. Ai u foli gjatë për pajtimin, duke arritur t'i bindë dy të rinjtë, të cilët me trëndafilin e Shën Valentinit në dorë, i luteshin Zotit. Trëndafili i kuq u bë shumë shpejt simbol i dashurisë kur ata u kthyen tek shenjti Valentin dhe i kërkuan t'i lidhte në martesë. Që nga ajo ditë, Shën Valentini, i cili thirrej nga njerëzit vetëm për mort dhe fatkeqësi, u bë simboli i miqësisë dhe dashurisë së sinqertë.
(ma.ar/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi