Seksi nen perce, dashuritë e fshehta të myslimaneve
Thu 16 Feb 2012 - 0:11
Në Shtetet e Bashkuara u publikua për ditën e Shën Valentinit libri “Love, InshAllah”, një përmbledhje me 25 histori të vërteta. Qëllimi i dy autoreve ishte ky: “T’i tregonim pjesës tjetër të botës se nën burkë ka edhe më shumë...”Shën Valentini nuk figuron mes profetëve të islamit, por Nura Maznavi dhe Ayesha Mattu zgjodhën pikërisht 14 Shkurtin për t’u përballur me paragjykimet rreth seksit që qarkullojnë për myslimanet e veshura me burkë. Merrni historinë e Najva Sol. Ishte 15 vjeçe kur bëri dashuri për herë të parë, duke zbuluar një nga momentet më të bukura që prindërit ia kishin nxirë. Çdo ndalim sjell një reagim të kundërt dhe Najva u zhyt në një det me seks, alkool dhe gënjeshtra. E gjitha kjo ndodhi në kohën kur nuk studionte, por kur filloi të shkonte në shkollë, u ndërgjegjësua, u dashurua pas letërsisë dhe filloi të eksperimentonte me letërsinë. Edhe diçka tjetër: filloi të pleksej me shoqen e dhomës. Ishte 21 vjeçe kur mori guximin të përballej me prindërit, dy emigrantë iranianë, që normalisht nuk do të kishin asnjëherë kurajën për ta falur. Por, për t’i dhënë lajmin jo fort të mirë, kishte zgjedhur një vend paksa strategjik, në një kafe, edhe pse ata dinin gjithçka, ose të paktën dyshonin. “Ndoshta droga, të dehurit, seksi mes vajzave dhe djemve janë normale për standardet e Amerikës që ndjek gjatë gjithë kohës kanalin televiziv MTV, por jo për një familje iraniane që nuk dëshironte as të kishte televizor në kuzhinë”, thotë vajza për “Washington Post”.
Nëse ka një fjalë që bashkon 25 historitë e mbledhura, si ajo e Najva, në librin “Love, InshAllah”, (Dashuri, falë Zotit!), e duhura do të ishte pikërisht kontradikta. Në këtë libër janë shkruar plot 25 histori me emrat dhe mbiemrat e protagonisteve dhe ky është një akt i guximshëm që duhet vlerësuar. Kronikat e këtyre ditëve janë ende të mbushura me lajme të hidhura rreth një ngjarjeje tronditëse përtej kufirit: në Kanada vajzat dhe gruaja e një emigranti afgan u vranë prej tij, sepse ai nuk e pranonte dot faktin që vajzat të njiheshin dhe të dilnin me miq perëndimorë. Një rast tjetër është ai i Hinas, një vajzë e gjorë pakistaneze e vrarë në Breshia të Italisë.
“Në Amerikë fjala mysliman të sjell menjëherë në mendje politikën dhe sigurinë kombëtare”, kujton Ayesha Mattu, e cila punon për të drejtat e njeriut. “Me këtë libër donim t’ju tregonim se nën burkë ka më shumë”. “Gratë myslimane shihen ose si valltaret që nxjerrin barkun jashtë kur kërcejnë, ose të vendosura mbi një trup të ngrirë pas rrobave të zeza e deri në fund të këmbëve, pa dëshira. E vërteta është se edhe ne si të gjitha gratë vuajmë për dashuri”, thotë bashkautorja tjetër e librit, Nura Maznavi, edhe ajo avokate e specializuar e të drejtave civile. Një rrugëtim i vështirë si ai i të gjitha vajzave dhe djemve nga çdo anë e botës. Përballë ndalimeve të babait iranian, Najva e shqetësuar, u habit kur u ul para kompjuterit dhe hapi sajtet porno. Asokohe ishte vetëm 14 vjeçe: “Unë isha kurioze të dija se si jemi krijuar”.
Libri “Love, InshAllah” tregon më në fund atë që gratë myslimane nuk guxojnë ta thonë. Ky është vetëm një prej librave që vitet e fundit kanë kontribuar në zbulimin e së vërtetës rreth paragjykimeve tona për islamin dhe seksin. Një prej tyre ka qenë edhe skandalozi “Bajamja”, romani që nën emrin e artit të Nedjmas u identifikua si “Përmbledhjet e vaginës”, e deri tek “American Dervish”, me të cilin Ayad Akhtar tregon sot edukimin sentimental të një myslimani (dhe disa myslimaneve të tjera) të rritura në SHBA. Gjithsesi, në tërësinë e tyre ato mbeten thjesht romane. Përmbledhja e dy autoreve Nura dhe Ayesha është e mbushur me histori të vërteta, edhe pse për gjykimin tonë është i jashtëzakonshëm. Për sa i përket Najvas, gjeti guximin t’u tregonte prindërve se çfarë kishte bërë seksualisht, duke e mbyllur rrëfimin e saj me zemër në dorë: A mund të vazhdoj të jem një bijë e mirë, vajzë e shkëlqyer dhe një lezbike e zonja? Dhe prindërit, më fanatikët në botë, për dashuri, falë Zotit, u përgjigjën po.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi