45-vjeçarët, dashuritë e internetit
Fri 30 Mar 2012 - 17:34
Përtej diskotekave apo pushimeve të verës, harrojini edhe fantazitë për aventura mes kolegëve në zyrë, madje edhe miqtë nuk bëjnë më punë tashmë. Sot mënyra më e lehtë për të takuar shpirtin binjak është të shkosh në internet. Të paktën në Amerikë, sipas një studimi të "Harris Interactive" publikuar në revistën britanike "New Scientiest". Sipas një sondazhi të bërë me dhjetë mijë persona të martuar, mes viteve 2006-2007, pjesa më e madhe e tyre janë njohur në rrjet. Por e dhëna më domethënëse është boom-i te 45-vjeçarët sepse në këtë rast çiftet e "lindura" në web dyfishohen. Ky fenomen, edhe pse më pak i përhapur, ka përfshirë thuajse të gjitha vendet e botës. Numrat flasin qartë. Në harkun e 18-të viteve të marra në konsideratë nga hetimi, rreth 19 për qind e çifteve të martuar janë njohur në internet ndërsa 17 për qind janë njohur në vendin e punës ose nga miqtë. Fakti se është kthyer në një tendencë tregohet edhe nga rezultatet e të njëjtit studim, bërë dy vitet e kaluara. Mes viteve 2004-2005, dashuritë e lindura on-lajn kapnin shifrën 15 për qind, përballë 20 për qind të atyre të njohur në zyrë dhe 17 për qind njohje të rastësishme. Por, e dhëna më domethënëse i përket çifteve me moshë jo shumë të re. Mes 45 dhe 54-vjeçarëve, ata që janë njohur në internet janë 31 për qind, një numër shumë herë më i lartë se të tjerat.
E në fakt, ai që i konsideron dashuritë e lindura për mes komunikimin në kompjuter "lojë adoleshentësh", nuk ka zgjidhje tjetër veçse të besojë rezultatet e kërkimit sepse tani po ndodh e kundërta, të rinjtë po takohen më shpesh në botën reale ndërsa "të moshuarit" po e gjejnë shpirtin e tyre binjak në internet. "Pas një farë moshe zvogëlohen rastet dhe mundësitë për të takuar njerëz të rinj. Diskoteka është vendi më i përshtatshëm për të rinjtë ndërsa kolegët shpesh janë të martuar", shpjegon Roberta Giommi, psikologe, psikoterapiste dhe seksologe. "Shpesh beqarët mes moshës 35 dhe 45 vjeç kanë dalë nga histori të gjata dhe martesa. Interneti bëhet kështu një mundësi e mirë. Për më tepër që këto mosha kanë mësuar tashmë të përdorin edhe mjetet e fundit teknologjike". Por, përveç moshës, bie një tjetër stereotip: ai që e përcakton internetin si vendin ku mund të fshehësh identitetin. "Këta persona përballen me vështirësinë për të gjetur një partner me të cilin mund të ndërtojnë të ardhmen", vazhdon Giommi. "Interneti është vendi neutral nga duhet ta nisësh. Të lejon të afrohesh gradualisht. Sigurisht, ekziston rreziku që personi të paraqitet shumë ndryshe nga ajo që është paraqitur në gjatë bisedës nëpërmjet kompjuterit, por këto mjete lejojnë të paktën një tentativë". Me pak fjalë në jetën e përditshme mund të shtiresh shumë mirë edhe më shumë se në botën virtuale. Po në Evropë? "Fenomeni është më pak i përhapur por me siguri që është në rritje. Nuk ekziston akoma besimi i duhur për agjencitë martesore dhe njohja e njerëzve në mënyrë personale përmes forumeve dhe çatit, është më e përhapur. Ata që kërkojnë partner në internet janë kryesisht gratë, sidomos në atë moshë kur do të donin të kishin fëmijë dhe me frikën se po të presin ende mund të jetë shumë vonë.
Dyshimet
Në çat apo mënyrat e tjera të komunikimit, ekziston gjithmonë frika nëse personi me të cilin je duke biseduar po të gënjen. "Në fakt, personat që kanë vendosur t‘i tregojnë më shumë për veten njëri-tjetrit, tentojnë të jenë pozitivë në atë që ata shkruajnë", nënvizojnë psikologët. Nga ana tjetër, në internet nuk mund të frenohesh nga karakteristika që mund të jenë pengesa në atë që të gjithë e quajmë përshtypja e parë: turp, ankth dhe tension të lartë kur ke përballë dikë me të cilin duhet të përballesh për herë të parë. Pastaj, aty është më e lehtë të gjesh persona me interesa të njëjta. Meshkujt dhe femrat mund të ndihen më të lirë nga shqetësimet sociale. "Duke u përqendruar në atë që shkruajnë, arrijnë që të shkëmbejnë më shumë informacione mes tyre", thonë ata. "Për persona që janë të turpshëm dhe që natyra nuk u ka dhënë bukuri fizike, mendoj se njohja nëpërmjet internetit është një mënyrë shumë e mirë".. Por kur këto takime bëhen ballë për ballë? Një studim në Universitetin e Nju-Jorkut, tregon se si një lidhje e nisur në kompjuter mund të jetë po aq e fortë sa të rezistojë gjatë dhe të jetë më e qëndrueshme, sidomos mes personave që kanë vendosur të tregojnë shumë gjëra për veten. Këto janë edhe rastet më të mira për të krijuar raporte të forta dhe miqësi on-line për të vazhduar më pas me të njëjtin ritëm në jetë. "Sigurisht duhet të shpërthejë një tërheqje fizike. Nëpërmjet komunikimit elektronik pa frikë mund të themi se mund të lindin çifte dhe miqësi të shëndetshme. Duke treguar për veten, kjo mund të lejojë të njiheni më mirë, duke verifikuar njëkohësisht nëse jeni të përshtatshëm për njëri-tjetrin", përfundojnë.
Takimet
Në fillim interneti, pastaj hapen mundësi të reja për t‘u takuar. Por mund ta bësh për vete dikë on-line, aq sa ai të vendosë të të takojë? "Nga studimet e bëra ka rezultuar se duke komunikuar nëpërmjet internetit, njerëzit mund të tregojnë më shumë sekrete për veten: meqë njëri nis të tregojë më shumë për veten edhe tjetri ndihet i detyruar për ta bërë këtë. Tregimet reciproke nga të dyja palët bëjnë që të rritet ndjeshëm intimiteti mes një çifti", shpjegon një, docent i sociologjisë në Universitetin e Los Anxlelosit. Këtë duket se e kanë kuptuar mirë edhe burrat amerikanë nga 45-55 vjeç. Për ta mundësia më e mirë tani për t‘u martuar ngelet interneti.
Gazeta: Shqip

- TironciAdministrator
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 15973
Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
Vendndodhja : New York U.S.A
Anetaresuar : 12/10/2011
Re: 45-vjeçarët, dashuritë e internetit
Fri 30 Mar 2012 - 21:50
- SilvanaPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Mosha : 32
Postime : 9370
Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
Vendndodhja : In Italia
Anetaresuar : 03/10/2011
Re: 45-vjeçarët, dashuritë e internetit
Fri 30 Mar 2012 - 21:59
po pse ckan ata...vetem ne i kemi ata te drejta...
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi