Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

I gjate vetem 56 cm, ja burri me i shkurter ne bote  Empty I gjate vetem 56 cm, ja burri me i shkurter ne bote

Thu 16 Feb 2012 - 2:01
I gjate vetem 56 cm, ja burri me i shkurter ne bote  ImagesChandra Bahadur Dangi nga Nepali pergatitet per t'u perfshire ne librin e rekordeve "Guinness"Gjatesia e tij, sigurisht s’e ka ndihmuar deri tani, pasi tallet nga fqinjët, bëhet objekt vëmendjeje të tepruar në barakat ku jeton dhe sidomos është i përçmuar nga femrat. Chandra Bahadur Dangi e ka konsideruar gjithmonë një mallkim gjatësinë e tij. Mirëpo ky nepalez 72-vjeçar shprehet se megjithëse është vetëm 56 centimetra, tani po përjeton atë që mund të bëhet një ndryshim i rëndësishëm në jetën e tij.

Ekspertët e rekordeve “Guiness” kanë marrë rrugën në fshatin e Dangit, për ta matur dhe për ta përfshirë në librin e rekordeve, si njeriu më i shkurtër i historisë. Deri tani, rekordi mbahej nga Junrey Balawing, nga Filipinet dhe me një gjatësi prej 59,93 centimetrash. Nëse gjatësia e Dangit, i cili peshon vetëm 12 kg, do të konfirmohej, ai mund të bëhet burri më i shkurtër i dokumentuar ndonjëherë, duke thyer edhe rekordin e indianit Gul, i cili ishte i gjatë 57 cm përpara se të vdiste në vitin 1997, kur mbante mbi shpatulla vetëm 40 vjeç. Vetë Dangi ka treguar se po pret me ankth momentin e matjes nga ana e ekipit të rekordeve “Guiness”, pasi pas viteve me mallkime, gjatësia e tij mund t’i bëjë të ndryshojë vërtet jetën.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi