Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kopshti i dashurisë Empty Kopshti i dashurisë

Thu 16 Feb 2012 - 20:21
Si lindi Shën Valentini dhe kuptimi i ditës që mban emrin e të dashuruarve.Historia e trëndafilit pajtuesEkzistojnë dy variante: Një ditë, prifti Valentin dëgjoi përtej gardhit të kopshtit të tij një çift të fejuarish që po ziheshin. Këputi një trëndafil, doli në kopsht dhe u afrua drejt tyre. Iu zgjati trëndafilin duke iu thënë fjalë prekëse. Kaq mjaftoi që dy të rinjtë e dashuruar t’i jepnin fund grindjes dhe për më tepër nën sugjerimet e priftit Valentin ata shtrënguan kërcellin e trëndafilit dhe u lutën për dashuri të përjetshme. Pas pak kohësh ata u kthyen përsëri tek prifti, por këtë radhë për t’u martuar nën bekimin e tij.Një ditë Valentini, duke dëgjuar një çift të fejuarish që ziheshin, shkoi pranë tyre me një trëndafil të mahnitshëm në duar. Prifti, pasi u dha trëndafilin, filloi t’u pëshpëriste atyre fjalë pajtuese. Ata u lutën mbi trëndafil për dashuri të përjetshme dhe pak kohë më pas dy të rinjtë u kthyen tek Valentini në datën 14, për të marrë bekimin e martesës. Kështu, data 14 e çdo muaji u bë dita e dedikuar bekimeve të dashurisë, por u cilësua në muajin shkurt, sepse në atë ditë të vitit 273 prifti u martirizua. Për këtë arsye 14 shkurti në të gjithë botën u celebrua me emrin Shën Valentin, shenjti i dashurisë.
Kopshti i dashurisë F.0214000321130_mFëmijët
Shën Valentini kultivonte një kopsht të shumëllojshëm pranë një lëndine. Aty ai lejonte që të luanin lirshëm të gjithë fëmijët. Herë pas here i kontrollonte dhe u predikonte për të mirën e tyre. Ai përsëriste gjithmonë: “Lërini fëmijët të vijnë tek unë”. Në darkë ai mblidhte të gjithë zogjtë e vegjël dhe u jepte nga një trëndafil që ta çonin tek mamatë e tyre, duke i këshilluar që të tregonin më shumë respekt dhe dashuri për prindërit e tyre. Në këtë legjendë shfaqet dukshëm origjina e dhuratave të vogla, por me shumë vlerë, që vazhdojnë të përdoren edhe në ditët e sotme nga njerëz që duhen.

Pëllumbat
Ishte një herë një prift i dashur, shumë i mirë dhe i zoti. Ai kishte një kopsht të madh, në të cilin në orët e lira kultivonte lule të mrekullueshme. Sikurse thamë, ky prift ishte aq i mirë, sa lejonte fëmijët të luanin në kopshtin e tij të shenjtë dhe para se ata të largoheshin u dhuronte nga një lule që ta çonin në shtëpi. Por një ditë, vijnë ushtarët, burgosin priftin e mirë dhe e çojnë te mbreti i asaj kohe, i cili ishte i keq dhe donte ta burgoste. Fëmijët qanë shumë për të. Prifti i mire, i cili quhej Valentin, i kalonte ditët e tij në burg, duke menduar për fëmijët dhe duke u shqetësuar se ku do të gjendej një vend i sigurt ku ata do të mund të loznin. Çfarë mund të bënte? iu lut Zotit. Një ditë, në dritaren e burgut erdhën dy pëllumba, të cilët prifti i njohu menjëherë; ishin pëllumbat që ai mbante në kopshtin e tij të dërguar nga fëmijët e tij të dashur. Prifti lidhi në këmbët e tyre një pusullë dhe çelësin e kopshtit të tij të mrekullueshëm. Pëllumbat u drejtuan drejt fëmijëve dhe ata u gëzuan shumë kur panë çelësin e kopshtit që ata admironin aq shumë, por mbi të gjitha ata u lumturuan kur lexuan pusullën: “Për të gjithë fëmijët që unë i dua aq shumë. Valentini”.

Lutja e të dashuruarve
”Në zemrën time, Zot, është ndezur dashuria për një krijesë që ti e njeh dhe e do. Bëj që unë të mos e humb këtë pasuri që ti më ke futur në zemër. Mësomë se dashuria është një dhuratë dhe nuk mund të përzihet me asnjë egoizëm, që dashuria është e pastër dhe nuk mund të rrijë pranë asnjë poshtërsie; që dashuria është pjellore dhe që duhet, duke filluar nga sot, të prodhojë një mënyrë të re të jetuari tek unë dhe tek ai që më ka zgjedhur. Të lutem Zot, për atë që më pret dhe më mendon, për kë më ka dhënë gjithë besimin e të ardhmes së vet, për kë më ec përkrah në shëtitjet tona, duke i dhënë njëri-tjetrit ndihmë dhe model. Dhe me ndërhyrjen e Shën Valentinit na ndihmo dhe na përgatit për martesën, për madhështinë e saj, për përgjegjësinë që të jep ajo, kështu që duke filluar nga sot, shpirtrat tona të pushtojnë trupat tanë dhe të mbretërojnë në dashuri”.

/Telegrafi/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi