Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

10 fenomenet më të pashpjegueshme në histori Empty 10 fenomenet më të pashpjegueshme në histori

Fri 17 Feb 2012 - 1:43
10 fenomenet më të pashpjegueshme në histori A-FenomeniNjerëzimi që në momentin evoluimit të tij, është përfshirë nga fenomene të mistershme e të pashpjegueshme, për të cilat akoma dhe sot mundohet t’u japë një shpjegim sado formal. Por, edhe pse teknologjia dhe inteligjenca e njeriut modern ka arritur në një nivel të kënaqshëm, kjo nuk është e mjaftueshme për të që të mund t’u japë zgjidhje shumë mistereve dhe dukurive natyrore dhe jo. Dukuri të cilat nga dita në ditë po shtohen dhe po kthehen në epiqendër të studimeve të shkencëtarëve, pasi siç edhe thonë ata: “Nëse ne nuk jemi në gjendje të shpjegojmë këto fenomene apo dukuri kaq të thjeshta, edhe pse mbulohen nga petku i misterit, atëherë si mund të hedhim shikim përtej planetit tonë për të eksploruar Universin?”.
1. Frekuenca e Taos
10 fenomenet më të pashpjegueshme në histori A-Fenomeni-11
Disa prej banorëve, si dhe shumë vizitorë të qytetit të vogël Tao në Meksikë, deklarojnë se për shumë vjet rresht, ndjejnë një frekuencë të ulët nga ajri tepër shqetësuese, duke e ndierë atë në formë impulsesh. Por, për një arsye të çuditshme, vetëm 2% e popullatës së këtij qyteti e ka deklaruar se dëgjon këtë zë.
Disa prej tyre besojnë se thjesht kemi të bëjmë me një fenomen të çuditshëm të akustikës së natyrës, të tjerë dyshojnë në histeri të përgjithshme, ose përfshijnë në të shumë histori të rrezikshme konspirative. Sidoqoftë, edhe nëse kemi të bëjmë me një frekuencë të ulët të erës, apo nëse përbën një shqetësim psikologjikë, natyral apo jo natyral, askush deri më sot, nuk ka arritur të diktoj prejardhjen e saj.
2. Këmbëmadhi
10 fenomenet më të pashpjegueshme në histori A-Fenomeni-2
Këtu e disa dekada rresht, ekzistojnë raporte që pohojnë se shumë njerëz në Amerikë kanë parë Përbindësha të Mëdhenj me qime të gjata. Raportet përfshijnë të gjithë territorin Amerikanë. Këta Përbindësha ngjajnë shumë me njeriun. Për shakë të ngjashmërisë së tyre me njeriun ata janë quajtur Këmbëmëdhenj. Në bazë të raporteve të shumta të cilat i referohen Këmbëmëdhenjve, normalisht, duhej të ekzistoni dhe shumë të tillë, pasi ata duhet të riprodhohen, por deri më sot nuk është gjetur asnjë trup i një gjigandi Këmbëmadh.
Asnjë gjahtarë nuk ka mundur të vras një Këmbëmadh, asnjë makinë nuk ka aksidentuar ndonjë Këmbëmadh deh asnjë Këmbëmadh nuk ka vdekur nga shkaqe natyrale. Për shkak të mungesës së dokumenteve që do të vërtetoni ekzistencën e tyre, si p.sh; dhëmbë, kocka, çdo gjë bazohet në dëshmi personale dhe disa fotografi e video të dyshimta.
Duke u bazuar në faktin se është e pa mundur – të paktën teorikisht- që shkencëtarët të vërtetojnë se ekzistojnë qenie si Këmbëmëdhenjtë dhe Përbindëshi i Loch Ness, ndoshta këta gjigandë dhe përbindësha të fshihen shkëlqyeshëm prej syri i njeriut.
3. Parandjenja
10 fenomenet më të pashpjegueshme në histori A-Fenomeni-3
Si ta quajmë instinkt, si ndjenja e gjashtë, ose diçka tjetër, të gjithë kemi ndjerë në një moment Parandjenjën. Natyrisht, instinkti ynë, disa herë gabon, por atë moment që e ndjejmë duket më i saktë se kurrë. Psikologët, pohojnë se njeriu merë informacione pavetëdije nga bota përreth tij. Si rezultat i kësaj, të ndjejë apo të ketë dijeni mbi informacione, pa ditur se si ka njohuri për to.
Fenomeni i Parandjenjës është shumë i vështirë për ta vërtetuar apo për ta faktuar atë. Sidomos për ta studiuar, kështu fusha e psikologjisë mund të përgjigjet vetëm për një pjesë të saj.
4. Zhdukje të Mistershme
10 fenomenet më të pashpjegueshme në histori A-fenomeni-4
Shumë njerëz zhduken për arsye të ndryshme e të çuditshme. Ose thënë thjesht, ia mbathin. Disa të tjerë pësojë aksident, të tjerë bien preh e rrëmbyesve apo i vrasin, por një përqindje e madhe e tyre zbulohen. Por, fatkeqësisht nuk ndodhë e njëjta gjë me zhdukjet misterioze. Nga ekuipazhi i anijes “Marie Celeste”, deri dhe tek “Jimmy Hoffa”, “Mekia Earhart” dhe “Natalee Holloway”. Disa njerëz mesa duket zhduken nga faqja e dheut, pa lënë asnjë gjurmë.
Kur gjendet një njeri i zhdukur, ose ishte si rezultat i punës së policisë, ose falë dëshmisë së ndonjë dëshmitari apo të ndonjë aksidenti. Por, kur nuk ekziston asnjë informacion dhe e dhënë, çdo gjurmë është zhdukur, atëherë, as policia, as edhe mjeku ligjorë dhe as specialistët më të mirë nuk mund ta zgjidhin misterin.
5. Fantazmat
10 fenomenet më të pashpjegueshme në histori A-Fenomeni-5
Që nga “Makbethi” i Shekspirit, deri tek show i NBC-s, “Medium”, shpirtrat e të vdekurve janë shfaqur shumë herë.
Të shumtë janë ata të cilët pretendojnë se kanë parë apo ndeshur fantazma. Janë të shumtë edhe ata të cilët pohojnë se kanë parë hije të mistershme dhe shpirtrat e të afërmve të tyre, të cilët janë larguar nga kjo botë. Edhe pse faktet e atyre që pretendojnë se kanë ‘kapur’ apo fotografuar fantazma janë të dyshimta, akoma dhe sot vazhdojnë të kemi deklarime dhe padi për shfaqjeje të fantazmave apo të shpirtrave të njerëzve të tare të dashur, akoma dhe nga njerëz të cilët pretendojnë se kanë komunikuar me fantazma.
Studiuesit e fantazmave, shpresojnë se një ditë do të mundë të faktojnë ekzistencën e tyre, si dhe do të mund të faktojnë se të vdekurit komunikojnë me të gjallit, duke i dhënë kështu një përgjigje më konkrete këtij misteri shekullor.
6. Déjà vu
10 fenomenet më të pashpjegueshme në histori A-Fenomeni-6
Déjà vu, është fraza Franceze që do të thotë se “E kam parë më parë”. E përdorim atë, kur duam i referohemi një ndjenje të dyshimtë, të fortë e të mistershme që ndjejmë. Kjo kur ne kujtojmë se atë ç’ka e shohim, na duket sikur e kemi jetuar më parë, pra shumë ngjarje të ndryshme nga e përditshmja jonë, të cilët i kemi jetuar në të kaluarën. Një grua mund të hyje në një ndërtesë, për shembull; në një shtet të huaj, të cilin nuk e ka vizituar kurrë më parë dhe të ndjehet sikur ambientin në të cilin ajo ndodhet, e ka parë më parë dhe misteriozisht ajo ndjehet shumë rehatshëm. Disa ja dedikojnë Déjà vu-s, si përvoja super-natyrale të pandërgjegjshme, ose si një vëzhgim vetëtimë në një jetë të jetuar.
Siç edhe me parandjenjën, eksperimentimet mbi psikologjinë e njeriut mund të sjellin rezultate të kënaqshme përsa i përket opsionit natyral të fenomenit dhe asgjë më tepër rreth tij, ndaj dhe ai mbetet një mister i vërtet edhe në ditët e sotme.
7. Jashtëtokësorët
10 fenomenet më të pashpjegueshme në histori A-fenomeni-7
Nuk zë dyshim ekzistenca e UFO-ve (Objekte Fluturimi të pa Identifikuara) –shumë njerëz shohin objekte të shumta në qiellë të cilat nuk mund t’i njohin apo ti përcaktojnë si objekte të teknologjisë së njerëzimit. Duke u nisur nga distanca e madhe që ekziston për të mbërritur në Tokë, nga njëra anë në anën tjetër të universit, fenomeni UFO, ngjan disi i pa besueshëm. Por, edhe pse shumë studiues e shkencëtarë janë marrë me to -duke patur parasysh faktin se shumë zyrtarë i kanë fshehur ato- disa raste të shfaqjes së Objekteve Jashtëtokësorëve, do të mbeten vërtet mister (Area 51 USA).
8. Përvoja e vdekjes dhe jeta pas vdekjes
10 fenomenet më të pashpjegueshme në histori A_Fenomeni-8
Personat të cilët u gjendën shumë pranë vdekjes, pohojnë në shumë raste disa përvoja të mistershme p.sh; Sikur ecin brenda një tuneli dhe shikojnë para tyre një dritë shumët fuqishme, gjenden përsëri me njerëzit e tyre të dashur, të cilët nuk ndodhen në jetë, ose ndjenjë një shije çiltërisë etj. Këto përvoja, ka gjasa të vërtetojnë se ekziston jeta pas vdekjes. Edhe pse këto përvoja janë shumë të fuqishme emocionishtë, askush nuk është kthyer nga vdekja me fakte dhe të vërteta për atë çka ekziston atje.
Skeptikët pohojnë se këto përvoja, shpjegohen si natyrale dhe normale, me parandjenja të plagosura të trurit të njeriut.
Gjithsesi, nuk ekziston asnjë mënyrë për të mësuar me siguri shkaqet ët cilat çojnë në Përvojat e Vdekjes, ose nëse në realiste ato janë vizione të “Botës tjetër”.
9. Fuqitë e telepatisë dhe perceptimi i ndjenjave të jashtme
10 fenomenet më të pashpjegueshme në histori A_fenomeni-9
Fuqitë e Telepatisë, si dhe perceptimi i ndjenjave të jashtme (ESP) përfshihen në 10 fenomenet më të pashpjegueshme, për arsye e vetme se janë të shumtë ata të cilët besojnë në to.
Nuk janë të paktë ata të cilët besojnë intuita është pjesë e fuqisë së telepatisë, një metodë për hyrjen në dijen e fshehtë të njerëzimit apo të së ardhmes. Studiuesit vizituan shumë perona të cilët pretendojnë se kanë fuqi telepatike, edhe pse rezultatet, në bazë shkencore, deri më tani janë negative, ose të dyshimta.
Të shumtë janë ata që pohojnë se aftësitë e telepatisë nuk mund studiohen. Nëse vërtet kjo vlen, atëherë shkenca nuk do t’ja arrijë kurrë të shpjegojë ekzistencën po jo të telepatisë.
10. Lidhja e trurit/trup
10 fenomenet më të pashpjegueshme në histori A_Fenomeni-10
Shkenca e mjekësisë, sapo kishte filluar të perceptonte mënyrat e me anë të cilave truri ndikon në trup. Fenomeni placebo, për shembull, tregon se njerëzit mundet në një moment të shkaktojnë lehtësim në disa simptoma mjekësore si dhe në dhimbje. Thjeshtë, duke besuar se terapia është rezultateve – qoftë kjo reale apo jo. Duke përdorur metoda të cilat janë paksa të kuptueshme, aftësia që ka trupi ynë, për të shëruar vetveten, është shumë mbresëlënëse në krahasim me çdo gjë tjetër, me gjithçka që mund të ketë shpikur mjekësia moderne.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi