Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mbërrin në Tiranë, sistem i sofistikuar kamerash për Policinë Rrugore Empty Mbërrin në Tiranë, sistem i sofistikuar kamerash për Policinë Rrugore

Fri 17 Feb 2012 - 16:03
Mbërrin në Tiranë, sistem i sofistikuar kamerash për Policinë Rrugore 1266Sistemi i ri po aplikohet për herë të parë në Itali dhe Shqipëri

Një sistem i sofistikuar kamerash po instalohet në autopatrullat e Policisë Rrugore për t’i dhënë fund shkeljeve të drejtuesve të mjeteve. Sistemi i ri është në fazën e testimit në Itali dhe Shqipëri. Vënia e tij në funksion besohet se do t’i japë fund abuzimeve të shoferëve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Agjencia e lajmeve NOA.al ka arritur të sigurojë disa të dhëna lidhur me këtë sistem të ri.

Superkamerat e policisë

Sistemi i ri i kamerave për Policinë Rrugore Shqiptare pritet të instalohet së shpejti. Burime konfidenciale nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit thanë për agjencinë e lajmeve NOA.al, se ky projekt po realizohet në bashkëpunim me partnerët e huaj që asistojnë uniformat blu.

Drejtues të mjeteve që shkelin limitet e shpejtësisë, nuk vendosin rripat e sigurimit, parakalojnë në anën e gabuar, nuk zbatojnë sinjalistikën, apo që bëhen shkak për aksidente në autostradat dhe rrugët e vendit, do të filmohen dhe gjobiten rëndë.

Sipas të njëjtave burime, ky sistem do të instalohet në të gjithë autopatrullat e policisë rrugore për të bërë të mundur regjistrimin e të gjithë rasteve të sipërpërmendura. Në këtë mënyrë, policit rrugorë nuk do të përballen me shoferët që kontestojnë shpejtësinë e tyre, në rastet kur shkeljet vërehen nga radari.

Kodi dhe masat parandaluese

Vetëm një muaj më parë në Shqipëri nisi aplikimi i masave të reja ndëshkimore për shkelësit e Kodit Rrugor. Policia ftoi median kombëtare dhe lokale për të qenë dëshmitarë të ndalimit të mjeteve të shkelësve të rregullave dhe gjobitjes së tyre. Pritej që masat e reja të policisë të ulnin ndjeshëm numrin e shkeljeve, abuzimeve si dhe të aksidenteve që ndodhnin në rrugë.

Dyfishimi i gjobave të mëparshme, heqja e patentës për një vit në rast shkelje të rëndë, mendohej të kishte impakt sensibilizues. Por, jemi një muaj pas aplikimit të masave të reja ndëshkimore dhe nuk vërehet të ketë ndonjë përmirësim të sjelljeve nga ana e drejtuesve të mjeteve.

f.b/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi