Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Mbërrin në Tiranë nga Vatikani “Meshari” Empty Mbërrin në Tiranë nga Vatikani “Meshari”

Mon 12 Nov 2012 - 9:56
Mbërrin në Tiranë nga Vatikani “Meshari” 308733_529996077011818_737730999_n

Vepra më e vjetër në gjuhën shqipe që ka mbërritur deri në ditët tona “Meshari” i Gjon Buzukut(1555) ka mbërritur në Shqipëri nën masa të rrepta sigurie. Njoftohet se libri i rrallë ka mbërritur në Tiranë nga Italia rreth orës 11:30 minuta.

Meshari vjen në Tiranë në kuadër të 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë dhe do të ekspozohet për publikun në ambientet e Bibliotekës Kombëtare. Ekspozita e Mesharit të Gjon Buzukut do të hapet nesër në orën 18:00 dhe do të qëndrojë e hapur deri më 28 nëntor, raporton Panorama.

Vatikani kishte pranuar pak kohë më parë kërkesën e qeverisë shqiptare për të sjellë në Shqipëri kopjen origjinale të Mesharit të Gjon Buzukut.

Meshari i Gjon Buzukut qëndron në Bibliotekën Apostolike të Vatikanit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi