Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Eneda këngëtarja me ambicje në sociologji Empty Eneda këngëtarja me ambicje në sociologji

Fri 19 Mar 2010 - 10:23
Eneda këngëtarja me ambicje në sociologji

Eneda këngëtarja me ambicje në sociologji Eneda-tarifa
Sa herë që të duhet të takohesh me një këngëtar, e ku mund ta gjesh
tjetër përvecse në studiot e regjistrimit.

E njëjta gjë ndodh edhe me Eneda Tarifën që po punon për
këngën “Me vehten” me të cilën do të paraqitet në Festivalin e Muzikës
Alternative “Top Fest”. Këtë herë, ajo po bashkëpunon me kompozitorin Flori
Mumajesi.

Eshtë e sigurtë në atë që bën, ndërkohë që dëgjon me kujdes që produkti i
fundit muzikor të jetë më i arrirë. Këngetarja e konsoliduar shqiptare, e cila
ka përballuar skenën e madhe të këngës që në moshën 16 vjecare, ka zgjedhur një
profesion të dytë, atë të filozofes. Krahas masterit që po kryen ne këtë fushë,
kënga për të është një bashkëudhëtare e talentit të trashëguar nga familja, për
të cilin flet nëna e saj me profesion mesuese, Vera.

Sipas saj, Eneda e ka në gen këngën sepse në familje janë të gjithë keshtu.
Pas cdo performance në skenë apo promovim videoklipi, telefonata e parë e Enedës
është më nënën që e mbështet pas kuintave, pavarësisht se nuk e kishte menduar
kurrë që vajza e saj do të bëhej këngetare.

Edhe në këtë regjistrim të fundit, ajo nuk do që të shfaqet, por e dëgjon
këngen nga larg, ashtu sic bën gjithmonë. Por si është të bashkëpunosh me Eneda
Tarifen? Flori Mumajesi thotë se gjatë punës me të është “sy e vesh”.

E perkushtuara dhe e palodhura në këngë, në jetën e perditshme eshte vajza e
pleqërise e familjes Tarifa. Vera thotë se ardhja e saj ne jetë ishte gëzim për
të si nënë. Netë pa gjumë, emocione të forta para cdo intepretimi, turne dhe
udhëtime pa fund, në një rrugë si kjo, nje gjë mbeti pa thënë, e fshehta e vogël
e vajzave të famshme./tch/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi