Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Një zonjë 700-vjeçare… Empty Një zonjë 700-vjeçare…

Sun 19 Feb 2012 - 0:48
Një zonjë 700-vjeçare… Moumia1-425x287-300x202Një zonjë 700-vjeçare… Mumia-Unaza-300x167Kinë: Një mumje 700 vjeçare zbulohet rastësisht, në gjendje shumë të mirë.
Mumja u zbulua muajin e kaluar në Kinën lindore rastësisht nga punimeve gjatë rrugës për në qytetin e TAIZHOU, që ndodhet në krahinën e Jiangsu.
Mumja i përket një guraje me gjatësi rreth 1,5 m, e cila vlerësohet se i përket klasës së lartë të dinastisë Ming, që dominuan në Kinë, që nga viti 1368, e deri më 1644-ën.
Arkeologët mbetën të habitur kur ndeshën mumjen në një gjendje tejet të mirë, të lëkurës, flokët, vetullat dhe fytyrën e saj. Arkeologët thanë se pamja e saj tergonte se ajo nuk kishte vdekur 700 vjet më parë, por shumë vonë.Në dorën e majtë, mbante me një unazë. Gjithashtu mumja, ishte veshur me kostum tradicional mëndafshi dhe pambuku të Dinastisë Ming, si dhe ishte vendosur në një arkivol prej druri të mbushur me një lloj lëngu ngjyrë kafe, të cilin ende nuk e kanë përcaktuar se çfarë lloji përzierjesh të lëngshme i përket. Gjithashtu, ngjitur me këtë arkivol u gjenden edhe dy arkivole të tjera prej druri, të mbushura me dhurata që i përkisnin mumies.
Ky është zbulimi i fundit, që i përket një sërë zbulimesh në rajon. Që nga viti 1979-2008, janë gjetur gjithsej, një total prej pesë mumjesh, të gjitha në gjendje shumë të mirë.
Këto zbulime kanë rritur interesin për ritualin e varrimit të asaj periudhe.
Dinastia e fisit Ming, ishte ajo e cila themeloi ‘Qytetin e Ndaluar’, si dhe restauruan Murin e Madh Kinez. Gjithashtu, kjo dinasti ka vënë vulën e saj në rritjen ekonomike të Kinës, duke arritur marrëveshjet e parë me Perëndimin.Një zonjë 700-vjeçare… Mumie-3-228x300
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi