Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Japonezëve nuk u mjafton pishina, “shpikën” edhe plazhin “e mbyllur”… (foto) Empty Japonezëve nuk u mjafton pishina, “shpikën” edhe plazhin “e mbyllur”… (foto)

Sun 19 Feb 2012 - 0:57
Japonezëve nuk u mjafton pishina, “shpikën” edhe plazhin “e mbyllur”… (foto) 224-300x225Qyteti Miyazaki në Japoni është i njohur nga shumë turistë. Ai vizitohet nga qindra mijëra njerëz nga çdo cep i botës, pasi ka hotele luksoze, plazhe fantastike, por edhe jetë nate.
Hoteli “Phoenix Seagaia Resort” është gjithashtu i njohur për ambientet luksoze, me qendra argëtimi, spa, pishina, fusha tenisi dhe golfi, madje ka edhe kopsht zoologjik dhe botanik me kafshë dhe bimë mjaft të rralla. Por sikur të mos mjaftonin gjithë këto, ky kompleks turistik dallon nga të tjerët, pasi aty ndodhet edhe plazhi “i brendshëm”, i vetmi në llojin e vet, në gjithë botën.
Kemi dëgjuar për pishinë të mbuluar, pishinë dimërore, por asnjëherë për plazh të mbuluar!
Plazhi i quajtur Ocean Dome, i thith turistët si me magji. Bëhet fjalë për një plazh gjigant “të mbyllur” me rërë të bardhë dhe ujë deti, ku plazhistave u jepet mundësia t’i shijojnë banjat e tyre gjatë gjithë stinëve të vitit. Temperatura e ujit (që përmban sasinë ideale të kripës), igrasia dhe era në plazh kontrollohen nga mekanizma të teknologjisë së lartë, ndërsa një sistem i posaçëm shkakton herë pas here dallgë gjigande, për adhuruesit e serfimit.
Veç kësaj, ndërtesa ku është “instaluar” plazhi, ka çatinë më të madhe palosëse në botë, e cila ka si bazament një qiell të kaltër, që i bëjnë të pranishmit të ndjehen sikur janë në stinën e verës, edhe pse jashtë mund të bjerë si i rrëmbyer.
Gjithashtu, edhe mjedisi përreth i është përshtatur realitetit, me shkëmbinj dhe palma, që të ngjasojë me një bregdet ekzotik, ndërkohë që aty zhvillohet të gjitha llojet e sporteve. Problemi i vetëm është që të gjesh një vend të hapësh pecetën e plazhit, pasi është gjithmonë i mbipopulluar!Japonezëve nuk u mjafton pishina, “shpikën” edhe plazhin “e mbyllur”… (foto) 128Japonezëve nuk u mjafton pishina, “shpikën” edhe plazhin “e mbyllur”… (foto) 220-1024x768Japonezëve nuk u mjafton pishina, “shpikën” edhe plazhin “e mbyllur”… (foto) 318Japonezëve nuk u mjafton pishina, “shpikën” edhe plazhin “e mbyllur”… (foto) 415Japonezëve nuk u mjafton pishina, “shpikën” edhe plazhin “e mbyllur”… (foto) 513Japonezëve nuk u mjafton pishina, “shpikën” edhe plazhin “e mbyllur”… (foto) 610Japonezëve nuk u mjafton pishina, “shpikën” edhe plazhin “e mbyllur”… (foto) 79Japonezëve nuk u mjafton pishina, “shpikën” edhe plazhin “e mbyllur”… (foto) 86
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi