Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Aldino82
Aldino82
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 4586
<b>Hobi</b> Hobi : sporti,formula uno,moto GP
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ITALI
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 05/11/2011

 Emma fiton Sanremon, Çelentano “sherr” me Kishën. Empty Emma fiton Sanremon, Çelentano “sherr” me Kishën.

Sun 19 Feb 2012 - 13:44
 Emma fiton Sanremon, Çelentano “sherr” me Kishën. Ema

Romë, 19 shkurt 2012, NOA – Është mbyllur mbrëmjen e djeshme një prej aktivitete më të rëndësishme të muzikës italiane. Festivali i 62-të i Sanremos ka nxjerrë fituese këngëtaren Emma Marrone. Ajo ka fituar çmimin e parë më këngën “Non e' l'inferno”.

Emma ka qenë në garë me gjigantë të muzikës italiane si; Marlene Kunz, Chiara Civello e Matia Bazar. Ajo është një këngëtare e muzikës pop, është 27 vjeç dhe ka marrë mjaft vlerësime nga kritika.

Por në Sanermo nuk kanë munguar dhe polemikat. Në qendër të tyre ka qenë këngëtari Adriano Çelentano. Ai mori kritika nga Kisha për shkak të deklaratave që bëri një ditë më parë, ku foli kundër medias katolike që përdor parimet dhe simbolet kristiane për tu vënë në shërbim të politikës.. Dje në mbrëmjen Çelentano hyri i qetë në skenë, këndoi një këngë, por më pas shpërtheu ndaj opinionit publik; “Media më sulmon sikur unë kam bërë një atentat ndaj shtetit”.

Ai përmendi dhe emrat e priftërinjve që e kanë akuzuar, ndërsa shtoi; “Unë erdha këtu të flas disa fjalë me ata 60 milionë italianë që më shohin, për të folur për domethënien e jetës, dashurisë dhe asaj që vjen më pas, por mbi të gjitha për fatin që kemi pasur duke lindur në këtë botë. Ndërsa ju, kënaquni duke folur sesi do të jetë parajsa”, tha Çelentano.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi