Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kosova në festë, Tirana me rrugën “Ibrahim Rugova” Empty Kosova në festë, Tirana me rrugën “Ibrahim Rugova”

Sun 19 Feb 2012 - 16:49
Kosova në festë, Tirana me rrugën “Ibrahim Rugova” Rugova“Nderim arkitektit të pavarësisë së Kosovës, burrit vizionar që u dha nder shqiptarëve më shumë se kushdo tjetër pas Ismail Qemalit, shekujt e fundit, presidentit të Kosovës, Rugova”. Kështu është shprehur sot kreu i qeverisë shqiptare, Sali Berisha gjatë ceremonisë së zhvilluar për emërtimin e rrugës pranë Shallvareve në Tiranë me emrin e presidentit legjendar të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Në prani të kreut të bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, atij të komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, familjarëve të Rugovës dhe shumë të ftuarve të tjerë, Berisha ka vlerësuar lart figurën e atij që bëri më shumë se kushdo tjetër për shqiptarët.
“Nderojmë themeluesin e partisë së parë antikomuniste në Ballkanin e diktaturave, frymëzuesin, organizatorin e lëvizjes paqësore më të pashembullt në historinë e shqiptarëve, arkitektin e Kosovës së Pavarur”- ka thënë Berisha.
Sipas tij, sot cfarëdo nderimi të shprehim ndaj tij me asgjë nuk mund të arrijmë mirënjohjen që ai meriton.
“Një seri kombesh pas luftrave njohën ndarje dhe copëtime, por historia fakton se vetëm ne shqiptarët ia dolëm, se ne nxorëm burra vizionarë si Rugova, komandantë legjendarë që vendosën kulme në rezistencën, heroizmin, përpjekjen për liri si Adem Jashari”- tha Berisha.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi