Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vidhnin kabllot në autostradën “Ibrahim Rugova”, i shisnin në Kukës Empty Vidhnin kabllot në autostradën “Ibrahim Rugova”, i shisnin në Kukës

Tue 7 Jan 2014 - 19:55
Message reputation : 100% (1 vote)
Vidhnin kabllot në autostradën “Ibrahim Rugova”, i shisnin në Kukës AfryParaqiteshin si punëtorë të një kompanie të mirëmbajtjes së ndriçimit elektrik të autostradës “Ibrahim Rugova” në Kosovë, por ishin hajdutë që vidhnin kabllot për t’i shitur pastaj për skrap në Kukës. Madje, për të qenë më bindës, ata paraqiteshin të veshur me rroba të punës të një firme që gjoja po riparonte diçka dhe shkëputnin kabllot elektrike, duke i ngarkuar pastaj në furgonin e “firmës” që kishin me vete.

Që disa herë, në kohë të fundit, ka ndodhur që persona të panjohur të vjedhin kabllot elektrike të ndriçimit të autostradës, kryesisht në segmentin në afërsi të Prizrenit që shpesh ka mbretur në terr. Nuk kalonte shumë kohë pas riparimit dhe kthimit të ndriçimit në autostradë dhe ato prapë dëmtoheshin, përkatësisht kabllot këputeshin.

“Biznesi” i tyre nuk ka zgjatur shumë pasi policët e stacionit të Malishevës, kohë më parë, kanë arrestuar duke i kapur në flagrancë dy persona nga Shqipëria, të cilët të veshur me rroba pune, po i këpusnin kabllot e ndriçimit dhe ata tashmë po hetohen dhe së shpejti pritet të dalin para drejtësisë, ndërkohë që lënda e tyre është kompletuar dhe hajdutët e kabllove do të përgjigjen para gjykatës.

Hetimi i rastit me dyshimin se ata nuk ishin të vetëm, por se mund të kenë pasur edhe dikë tjetër që mund t’u ketë ndihmuar të përfshirë në grabitje.

Kështu, njëri nga të dyshuarit e arrestuar ditë më parë në Mamushë të rajonit të Prizrenit, i dyshuar për një varg vjedhjesh serike në këtë rajon, gjithashtu dyshohet të jetë i përfshirë edhe në vjedhjen e kabllove elektrike të ndriçimit në autostradën e Kosovës, bashkë me dy shtetasit shqiptarë të arrestuar më herët.

Policia e stacionit policor në Mamushë ka njoftuar se pas një pune operative hetimore ka arritur të sigurojë informacione të besueshme mbi bazën, e të cilave është bërë identifikimi e më pas edhe arrestimi i dy personave, të dyshuar për një varg vjedhjesh, të cila janë bërë kryesisht në Mamushë.

Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale në Prizren, Hazir Berisha, tha se të dyshuarit, në bashkëveprim edhe me një person tjetër po hetohen për përfshirje në vjedhjen e kabllove elektrike të ndriçimit publik të komunës, të cilat më pas janë shitur në një depo për grumbullimin e skrapit në Kukës.

“Gjatë hetimit, janë siguruar prova e dëshmi materiale se këta të dyshuar kanë kryer së paku edhe pesë vjedhje tjera, andaj nën masën e arrestit po mbahen Abaz M. dhe Çamil T., ndërsa arrestimi i personit të tretë pritet të bëhet së shpejti”, tha ai.

Pak kohë pas ndërtimit të autostradës që kalon në rajonin e Prizrenit, ishin vjedhur kabllot e ndriçimit të rrugës, sidomos në hyrje-dalje të saj, si në Duhël, në Suharekë, në Malishevë dhe në daljen tjetër në Zhur afër kufirit. /Zeri/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi